GJIROKASTRA E UNESKOS DHE EMIGRIMI

Nga Luan Çipi

Sodis Gjirokastrën përmallshëm në fotografi
Dhe mendja me shkon njëqind vite shkuar:
Baba im me të vëllezërit, ende djem të rrijë;
Pas pesë shekuj në zgjedhë, vendi ish çliruar.
 
Ç’ bënin katër djem, ngelur pa babë, jetim,
Me pronat grabitur nga turq e rivalë?
Po thurnin ëndrra për të shkuar në emigrim,
Pa pyetur për dete, për dallgë e për valë.
 
 *
Kaluan dekada… Ashtu si më parë
Djemtë tanë mërguar, prapë në Amerikë!
E kemi mallkim, i njëjti skenar…
Në Atdhe të rrojmë, pse të kemi frikë?
 
Vlorë, 25.05.2017

Comments

comments

-----