88 VJET RRETH PLANETIT TE BOTEROREVE TE FUTBOLLIT – 5
BOTERORET E FUTBOLLI, NANDO MARTELINI, ANTON MAZREKU DHE UNE
Nga Skifter Këlliçi
Gjermanoperendimorët-kampionë të aparashikuar, Zvicër, (1954)
Tregon Anton Mazreku…
Më 1964 së bashku me Anton Mazrekun shkruam një artikull të gjëtë me titull “20 vjet futboll shqiptar” që u botua në numrat 4dhe pesë të revistës së përmuajshme “Ylli”.(Partia e Punës, sic kam përmendur në shkrimin e parë,kushtuar botërorit uruguajan më 1930,vazhdonte të mohonte arritjet e hershme edhe në futboll,kampionatet e të cilit kishin nisur të zhvilloheshin që më 1930).Aty,ndër të tjera u ndalëm te dy takimet e majit të vitit 1948 midis Përfaqësues së Tiranës dhe Përfaqësues së Budapëstit.Takimin e parë e patën fituar hungaerëz 2-1 ,kurse të dytin Tirana madje 3-1,me gola të Fagut me 11-metërsh dhe dy të Boricit.
Pas disa ditësh, më 23 maj, skuadra jonë kombëtare barazonte 0-0 me një përzgjedhje të kombëtares hungareze.Ndonëse vetëm dhjetëvjecar, më kujtohen shumë mirë këto ndeshje. Tepër tërheqëse.Por vlerësimet e Mazrekut, që ishte 30 vjet më i madh se unë, ishinn doemos shumë më të pjekura dhe mbi të gjitha profesionale
“Që futbolli hungarez ishte tradita,kjo dihej botërisht,-më tregonte atëherë,Mazreku.-Dhe pikërisht këto tradita po i shfaqte kjo skuadër e përbërë nga lojtarët të skuadrave më të mira kungareze,”Ujpesht,”Vashash’”,MTK”.Por kur dy vjet më pas më 1950 u ndeshëm me përfqësuesen hungareze, pamë një skuadër me të ardhme shumë të madhe në futbollin botëror.Jo pse fitoi 12-0 kundër ekipit tonë,por sepse demonstroi një futboll që unë e kisha parë më 1939,kur Italia barazoi me Anglinë në Milano dhe në takimet e tjera që axurret zhvilluan në Beograd me Jugosllavinë dhe në Bukuresht me Rumaninë, të cilat i fituan.Por theksoj se humbja e thellë e skuadrës sonë u kushtëzua kryesisht nga gjendja e rëndë shpirtërore e futbollistëve, e shkaktuar nga arratisja e Bahri Kavajës dhe Bule Vathit,të cilët ,kur anija me të cilën udhëtonim për në Rumani po kalonte Bosforin,u hodhën prej në det , iu dorëzuan autoriteteve turke dhe kërkuan prej tyre strehim politik.”
Dhe ja kjo kombëtare, ku u shquheshin të rinjtë Pushkash,Cibor,Kocish,portieri Groshic,Bozhiku,Hidekguti etj.,pasi fitoi medaljet e arta në Olimpiadën e Helsinkit më 1952, duke mos arkivuar që nga viti 1950 asnjë humbje, e mbiquajtur nga vetë hungarezët “Araniskapt”,(skuadër e artë), zbriti në stadiunet e Zvicrës,për të dëshmuar se “vezullimi i artë i saj do t’i lëbyrte kundërshtarët “.
Dhe vërët kështu ndodhi në këtë botëror të zhvilluar nga 16 qershor deri 18 korrik 1954 në Zvicër.Për herë të parë në një veprimtari të tillë u arrit që të katër grupet të plotësoheshin me nga 4 skuadra, të cilat do të ndesheshin me sistem rrethi midis tyre dhe dy të parat e cdo grupi do të kalonin në fazën e cerekfinaleve, që do të luhej me sistem mënjanimi.Ndeshjet u zhvilluan në stadiumet e Bazelit,Bernës,Gjenevës,Lozanës,Luganos dhe Zyrihut.
Edhe ky botëror zhvillohej në një klimë të acartë politike:Kur flakët e luftës ishin shuar në Kore,kishte shpërthyer lufta në Vietnam,ku në betejën e Dien Bien Fusë ushtria franceze pësoi disfatë të plotë dhe pas 80 vjet pushtimi kolonial u largua nga Vietnami.Sidoqoftë, u nda në paralelin e 17 ne dy pjesë:Vietnami i Veriut, i kontrolluar nga komunistët dhe i Jugut, nën ndikimin amerikan.
Por e papritura më e madhe e këtij botërori qe shfaqja e kamerave televizive që u dha mundësi miliona shikuesve të ndiqnin për herë të parë një ngjarje kaq të madhe sportive nga shtëpitë e tyre.
Vazhdon tregimin Nando Martelini dhe unë…
“Që Hungaria ishte favoritja e parë e këtij botërori.-më thoshte komentatori i njohur ialian, Nando Martelini gjatë bidedës sonë në Radio”Dimensione Suono” në Romë,këtë e dëshmoi fitorja e saj e bujshme ne në nëntor të vitit 1953 në stadiumin “Uembli” të Londrës kundër përfaqësuesë angeze 6-3 , e cila pas 90 vjetësh pësonte humbjen e parë në këtë stadium legjendar.Por mbi të gjitha fitorja e dytë,këtë radhë 7-1 në Budapest.”
Ndonëse 15-vjecar,së bashku më bashkëmoshatarë të mi i kam parë dokumentarët hungarezë që u kushtoheshin këtyre dy ndeshjeve që tronditën botën e futbollit dhe bashkë me të autoritetin e futbollit konservator anglez.
E vërteta është se, meqë në këtë botëror nuk merrte pjesë Bashkimi Sovjetik,njoftimet rreth tij në shtyp ishin të kufizuara,bile edhe në gazetën “Sporti Popullor”,aq më tepër që ajo botohej , si edhe shumë vjet më vonë, një herë në javë.
Nuk dija italisht dhe si pasojë ende nuk kisha nisur të dëgjoja transmetimet e ndeshjeve të futbollit nga RAI.Mirëpo fitoret e Hungarisë që ishte vend komunist, për më tepër i drejtur nga stalinisti i tërbuar,Matias Rakoshi, që më 1956 gjatë revolucionit hungarez,i quajtuar atëherë “kundërevolucion”, ia mbathi në Moskë,filluan të njoftoheshin, ndonëse shkurtimisht në gazetat e përditshme “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi…Hungaria është e para në grup ,por për vendin e dytë zhvillohet një ndeshje suplementare midis turqëve dhe gjermano-perendimorëve,të cilën të parët, si të bënin një shtetitje turistike, e fitojnë 7-2.
Në grupet e tjera fituese janë Brazili dhe Jugollavia,që lenë pas Francën dhe Meksikën,Uruguai dhe Austria që mënjnojnë Cekosllovakinë dhe Skocinë,Anglia dhe Zcicra që këputën cdo shpresë të Italisë dhe Belgjikës.
“Ishte dyta herë që axurrët ,pas dështimit më 1950, kur u mundën nga Suedia, pësonin po të njejtin fat në botërorin zviceran,-vazhdoi bisedën Nando Martelini.-Po duhet pohuar se nëpër fushat italiane të futbollit ende nuk po dukeshin futbollistë të talentuar që të zëvendësonin ata që kishin humbur më 1949 jetën në katastrofën ajrore te Supergës pranë Torinos.”
Në takimin e parë cerekfinal,Brazil-Hungari ka me të vërtetë pasazhe virtuoze, por edhe skena që pak ndryshojnë nga ndeshjet e mundjes.Gjyqtari anglez Elis, dëbon nga fusha hungarezin Bozhik dhe brazilianin Nilton Santos.Pastaj dënon të dyja skuadrat me nga 11-metërsh që shndërrohen në gola.Hungarezët fitojnë 4-2,me shtesë loje,por beteja e nisur në fushë, bëhet edhe më e ashpër jashtë saj.Madje Pushkashi që në këtë ndeshje nuk luan, i bën shenjë trajnerit brazilian,Moreira, duke i lënë të nënkuptojë se brazilianët janë mushka shkelmhedhëse.Moreirës i ngrihen qimet drizë dhe i sulet Pushkashit,madje përleshet edhe me ministrin e hungarez të sportve ,Sebesh.Vetëm ndërhyrja e policisë ul gjakërat.
Ky botëror dëshmoi edhe një herë se anglezët, që kishin shpikur futbollin,kishin nevojë jo të jepnin mësime por të…mësonin, për derisa u mundën nga Uruguai 4-2.
Në gjysmëfinalen tjetër Hungaria ka përpara pikërisht këtë gjigand jugamerikan,i cili ka ardhur për herë të parë në një botëror evropian, që të tregojë se jo më kot ka fituar më 1950 kupën, duke mposhtur Brazilin dhe ku,mu në në shtëpinë e vet!…Por uragani hungarez nuk ndalet as edhe në këtë ndeshje, ku për të përcaktuar fituesen, duhen përsëri 30 minuta shtesë.Përsëri 4-2 për Pushkashin me shokë.
Ndërkohë Gjermania, ndonëse jo pa vështirësi, mund së pari Jugosllavnë 2-0, pastaj shpartallon 6-1 Austrinë dhe ndodhet në finale më Hungarinë.
Ato ditë ne,nxënësit e vitit të tretë të gjimnazit “Qemal Stafa” sapo kishim filluar një aksion njëmujor rinie që bëhej në fushat e fermës së Kamzëz.Sic thashë më sipër, këtë botëror e ndiqnim vetem nga lajmet e “Zërit të Popullit”, gazetë që na e lexonte për ditë komandanti i aksionit, një riosh që ishte komunist i flaktë. Dhe i quante fitoret e Hungarisë fitore të kampit socialist kundër… kampit kapitalist!Mirëpo,kur lexoi në gazetë se Hungaria ishte mundur nga Gjermania Perendimore, sa nuk uluriti tërë pezm.Po këtu ndodhi e papritura.Një shok yni,biri i një profesori të nderuar matematike,po që ishte burgosur më parë e pastaj kishte dalë i pafajshëm,brohoriti për fitoren e gjermanëve!..
“Pra, ti je me revanshistët gjermanë?! –iu kërcënua komandanti.U krijua një gjendje e nderë, se cështja u fut në… politikë,bile me zarar!..Por shoku ynë,pa iu dridhur qerpiku, ia priti:”Jo,mor vëlla,unë jam tifoz i skuadrës dhe jo i revanshistëve”- sic quheshin qeveritarët e atëhershëm gjermano-perendimorë dhe sidomos kancelari i tyre, Adenauer.Për fat të mirë, ky problem u mbyll.
Edhe sot e kësaj dite diskutohet për këtë humbje të beftë të Hungarisë që duhej ta fitonte këtë botëror, se me të vërtetë ishte skuadra më i mirë e atyre viteve ,me 26 fitore radhazi.Për në tepër që hungarezët udhëiqnin në dhjetë minutat e para 2-0, me gola të Pushkashit dhe Ciborit.Pritej kështu një festival golash, si në takimine parë në grup,ku hungarezët kishin dërmuar kundërshtarët 8-3.Por trajneri Herberger,kishte marrë masa :Librihu mbulonte Pushkashin,Ekeli Hidegkutin,Për më tepër, Pushkashi,që na ishte edhe kolonel në ushtrinë komuniste hungareze,bënte ligjin.Ndaj,ndonëse ende i dëmtuar me kokëfortësi kërkoi të luante në këtë finale.Si pasojë e udhëzimeve të rrufeshme të Herbergerit,pasardhësit e teutonëve barazuan.
Kështu pjesa e përë u mbyll 2-2.U duk se loja po shkonte drejt barazimit, për të kaluar në shtesë, që do të ishte vdekjeprurëse për Hungarinë e sfilitur.Por gjysma e dytë e kësaj pjese ishte e tëra e markës gjermano-perendimore,ku shquheshin dy vëllezërit Fric dhe Oto Valter.Dhe pikërisht në gjashtë minutat e fundit ishte Rani ai që iu dha atyre atë që quhet “colpo di grazia”,(goditje e vdekjes), duke i sjellë Gjermanisë Perendimore fitoren e Kupës së Botës.
Pas takimit Pushkashi me shokë u ankuan për gjykim të njëanshëm, aq më tepër për një gol në fund të lojës që u quajt i pavlefshëm për jashtëlojë.Dhe i tillë ishte…
Gjermanët që udhëtuan me tren ngaZvcra,u pritëm plot hare në atdheun e tyre në skajet më të largëta të të cilit,kjo fitore quhej e jashtëzakonshme.Dhe lavdia i takonte skadrës dhe kapitenit të saj Fric Valter.
Cfarë fati!Ish-futbollist i Kaizerslauternit para Luftës së Dytë Botërore, më 1942 ishte marrë ushtar,kishte luajtur në skuadrën e repartin e tij,kishte përfunduar rob në një kamp përqendrimi dhe kur forcat sovjetike kishin cliruar atë zonë,tamam kur po dërgohej në një gulag në Siberi, nga ku vështirë të kthehej gjallë,një nga rojat e kampit kishte deklaruar se ai nuk ishte gjerman,por… austriak.Sovjetikët e kishin besuar.Kështu Fric Valteri ia kishte mbathur për në shtëpi, ishte kthyer sërishmi në fushat e futbollit për t’u bërë në moshën 34- vjecare kapiteni i skudrës kampione të botës!
Pas botërorit gjërmanoperendimorët u akuzuan për përdorim droge.Por nga Gjermania erdhi përgjigje qetësuse .Ishte fjala për një epatit viral,sëmundje ngjitëse, që kishte prekur disa futbollistë gjatë qëndrimit në Zvicër dhe që vazhdoi më pas, duke i detyruar ata që të kuroheshin me ilace.Në shtypin sportiv sovjetik,sic kam lexuar më pas, ky epatit viral u ciësua… drogë e përdorur nga futbollistët për të rritur më shumë aftësitë fizike.Por nga nga kjo epidemi u godit edhe Herbergeri,trajneri i skuadrës.”Mos ndoshta edhe ai paskësh përdorur drogë kur nuk doli në fushë tëluajë kundër hungarezëve?- qe përgjigja që dhanë gjermano-perendimorët në shtyp.
“Sidoqoftë, Hungaria ishte fituese morale e këtij kampionati,-më vuri në dukje Martelini gjatë bisedës.-Të mos harrojmë se në cerekfinale dhe gjysmëfinale kundër Brazilit dhe Uruguait hungarezët, vec tensionit dramatik të krijuar në fushë, ata u detyruan të zhvillonin dy shtesa, pra plot një orë lojë më shumë se gjermanët, të cilat i raskapitën fizikisht,kurse kundërshtarët e patën më të lehtë me Jugosllavinë dhe Uruguain.
Megjithatë, “fituesi nuk gjykohet”.
Pas revolucioni të vitit 1956 që shpërtheu në Hungari,”skuadra a e artë” e bazuar kryesisht nga futbollistë të skudrës ushtarake “Honved” të Budapestit u shpërbë.Pushkashi dhe Kocishi u arrtisën në Spanjë, ku i pari luajti me “Realin”, madje edhe me përfaqësuesen e Spanjës në Boterorin1962 në Kili.Kurse i dyti me “Barcelonën.U arratisën edhe të tjerë ndër të cilët portieri Groshic dhe mefushori Bozhik.Por u kthyen në atdhe.Dhe nuk pësuan fatin e portiert tonë të madh, Qemal Vogli,që u arratis po më 1956 në Gjermaninë Perendimore,por u kthye vetë dhe u dënua si tradhtar më shumë vjet burgim.
Nga rezultatet e fazës finale:
Për vendin e tretë
Austri-Uruguai 3-1
Finale
RF Gjerman-_Hungari 3-2
RF.Gjermane:
Turek,Posipal,Kolmajer,Ekel,Librih,Mas,Ran,Morlok,Shefer,F.Valter,O.Valter,Shefer
Hungaria;
Grosic,Buzanski,Lantosh,Bozhik,Lorant,Zakariash,Cibor,Kocish,Higdegkuti
Pushkash,Tot.
Gjyqtar,Ling,(Angli)
Nga galeria e yjeve
Pushkash,Groshic, Hidegkuti,(Hungari),Fric Valter,Ran,(RF Gjermane),Zhulinjo,(Brazil),Boniperti,(Itali)
Ndeshje- 20
Gola-140,(5.36 për ndeshje)
Shikues-899.500,(34.212 për ndeshje)
Comments
-----