PO VJEN BEHARI

Nga Luan Çipi

 

Dimri po ikën, e mundi behari,

Pemët për rreth lulëzojnë,

Bora po shkrihet, iku acari,

Bilbila e turtuj, po cicërojnë.

Në qoshk të pullazit, dy dallëndyshe,

 Te foleja e vjetër, nga ikën po vijnë,

Lejlekët e moçëm, s’më ngjajnë ndryshe,

Sërish majë lisi, erdhën të rijnë.

Ata, më njohën, me sqep përshëndetën,

Dhe unë, tunda dorën plot dashuri,

Shtegtuan, u kthyen, prapë këtu më gjetën,

I sodis i malluar me shumë kërshëri.

 Skena ripërtëritëse kam parë në shumë vite,

Natyra, herë nxin e zbardh e herë jeshilon,

Zogjtë shtegtojnë ndër të tjera vise,

Veç koha, në një cens rend, po ti s’e gëzon.

Tiranë, 15.04.2018

 

 

Comments

comments

-----