Më pickoi grerëza

Nga Viron Kona

 

Më pickoi grerëza,

oh, e mjera unë,

më ndihmo, o djalë,

se po vuaj shumë!

Nuk kuptova gjë,

s`di si më pickoi,

mos e solli era,

mos erdhi nga përroi.

Ma mbaj fort dorën,

dhe mos ma lësho,

thithma me buzë helmin,

dhembjen ma lehtëso.

Më pickoi në zemër,

më pickoi në sy,

nuk e di o djalë,

pse më ngjau me ty!

 

 

Comments

comments

-----