Mosmirënjohja

   “Mosmirënjohja është më e liga e poshtërsive”
                 Imanuel   KANT

                     Tregim
(sipas tim vëllai,QAZIM   HYSIT)
 

Nga   Përparim    Hysi

 Aty pragviteve -60-të  të shekullit të kaluar, unë sapo kisha mabaruar kursin e shoferave dhe,kur u mobilizova

për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, shorti më çoi asa më pak dhe as më shumë tek një repart ushtarak që varej nga  SHTABI QENDROR i MBROJTJES. Në krye, si komandant i Shtabit qendror të MKL-së ,siç emërtohej shkurtimisht, në atë kohë ishte Gjeneral GJIN MARKU. Gjenerali,sado me origjinë nga Mirëdita, luftën e kish bërë andej nga Skrapari dhe, si e njoha më vonë, kishte afeksion të veçantë për skraparlinjtë. Gjenerali, sipas detyrës që kishte, në organikë kishte një veturë. Shoferi që ngiste veturën e gjeneralit, ngaqë kishte 12-vjet me të dhe,ngaqë me lejen e plotë të gjeneralit kërkoi të largohej për në një punë tjetër, u vu në kërkim të një shoferi,brenda repartit, ku veç meje, kryenin shërbimin dhe ushtarë të  tjerë. Qe krejt e rastit që më zgjodhi mua. Ai më zgjodhi,por me kaq nuk mbaronte puna.
Së pari, duhet të më shihte gjenerali dhe, më pas, sipas rregullave strikte të asaj kohe, duhet të kaloje dhe në një “filtër” tjetër: të “syrit vigjilent”. Ky, syri vigjilent, qe një oficer madhor që, pasi kishte marrë paraprakisht pëlqimin e gjeneralit për mua, zuri nga porositë, si të thuash “extra”. Natyrisht, tanimë  që ka  kaluar gati  60-vjet nga ajo kohë, porositë nuk i kujtoj dot të tëra, por njërën, si më kryeosren, nuk kam se si e harroj. “Syri vigjilent”(kështu po e emërtoj dhe, për të qenë më i drejtpërdrejtë dhe, pa i hyrë në hakë për punën që bënte, dua të them që ishte burrë i ndershëm), më tha:- Kjo veturë është vetëm për gjeneralin. Sado që gjenerali ka dhe zëvendës,asnjëherë dhe për asnjë arsye,pa pëlqiimin e gjeneralit, nuk do të marrësh në   veturë as zëvendësit e tij.. Nëse vepron ndryshe, do penalizohesh.

*     *    *
Para se shoferi veteran të më dorëzonte makinën, shkova u ballafaqova me gjeneralin. Gjenerali e kish dhënë pëlqimin dhe,siç mendoj, një “kartabiankë” sigurie, veç sjelljes sime,ishte se origjina ime ishte nga Vërzhezha e Skraparit dhe Gjeneral GJIN MARKU kish qenë Komandant i Brigadës   së shtatë sulmuese, ku, si përkim i  bukur dhe, gjithsesi,e bënte më të fortë garancinë time,se  një kushëriri ynë,Neshat Hysi,edhe ai, tanimë,gjeneral,kish qenë zëvendës komandant i kësaj brigade. Gjenerali porositi shoferin që të më tregonte të gjitha vendet,brenda Tiranës,ku shkonte gjenerali dhe,veç tjerash, si porosi rezervate: ndonjë shtëpi të ndonjë miku të veçantë të gjeneralit. Guiduam me shoferin dhe, atë kohë,nuk kishte shumë vështirësi për t’i piketuar vendet ku e çonte puna, por, në të njëjtën kohë,pothuaj mësova përmendësh si një vjershë,adresat e miqëve të  tij intimë.
*    *   *
Kur bëra shërbimin e parë, e mbaj mend.që kur la punën, gjenerali më tha:- A e mban mend shtëpinë e X…?
-Si urdhëron, shoku gjeneral!
-Atëherë për atje na ço!
Guidova dhe, kur mbrritëm atje (qe një pallat dy-katësh), më tha:- Ngjitu lart dhe i thuaj që të  zbresi poshtë,se po e pres.
U ngjita dhe,pasi trokita në derë, derën ma hapi e zonja e shtëpisë.  I thashë për porosinë dhe, tek prisja përgjigje, pashë që bëri këmbë pas meje,një oficer me gradën major. Kur mbrritëm tek vetura, gjenerali më tha:- E shikon këtë majorin? Ky është major M… dhe është miku im më i mirë dhe më besnik. Është mirëditor dhe, sado që të kanë porositur që, pa praninë time, mos marrësh kënd në veturë,për këtë do të bësh përjashtim: kudo që ta shohësh, do ta marrrësh dhe do ta shpiesh kudo që ka nevojë. Fiksoje,mirë!- më tha. Po ku kisha nevojë për ta fiksuar,kur që në atë çast,gjenerali urdhëroi që të merrnim  rrugën për në Durrës. Atje,së bashku me  majorin (po e quaj major “fiksimi”), gjenerali,ngaqë së bashku me major”fiksimin” ishin kuadro të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, morën nga një copë stof që ishte enkas për efektivët e kësaj ministrie. Dhe nuk është se e bëra këtë rrugë me gjeneralin apo me këtë “fiksimin”(enkas e shkruaj me gërmë të vogël),vetëm njëherë,por disaherë..  Sa herë që  shkonim në Durrës,gjenerali kurrë nuk  harronte të vizitonte  një nipin e tij që,siç më thoshte, është jetim. E ndihmonte të nipin me sa mundte.
Gjeneral GJIN MARKU ishte njeri shpirtmadh dhe unë,sado që isha ushtar që kryeja shrëbimin e detyrueshëm, pothuaj  u bëra si pjesëtar i famijes së tij. U familiarizova aq,sa ,dhe pas atij denigrimit që i bën komandantit tim, unë nuk i preva mardhëniet me familjen e tij. Isha ende ushtar,kur gjeneralin e shkarkuan dhe e dërguan në Llakatund të Vlorës. Më erdhi shumë keq për të,por në fund të fundit,çfarë mund të bëja më tepër se keqardhja?
*     *    *
Dhe kur gjeneralin e dënuan me burg,familjen e sollën në Fier ku banoja unë. Unë,sado fshehur (Syri vigjilent përgjonte kudo), ose do takoja të shoqen e gjeneralit ose ndonjërin prej fëmijëve që, tanimë, ishin rritur. Por nuk mjaftoi me kaq: djalin e madh të gjeneralit,Aleksandrin  apo Sashën,e dënuan dhe atë me burg se nuk pranonte se babai i tij qe armik. Dhe punët me gjeneralin tim shkuan keq e më keq:gjenerali vdiq në burg dhe Sasha, pasi bëri një burg të kotë disa-vjeçarë, ngaqë donte të shpëtonte nga vargonjtë e rëndë të diktaturës( ai kish pësuar mbi kurriz),sado që po vinte demokracia, me ca shokë  të tij, ndërtuan një trap apo me komardare( ku ta dish?),humbën pa nam e nishan nën dallgët e egra të detit. Po në vitet e demokracisë vdiq dhe e shoqja e gjeneralit. Nga ajo familje aq fisnike që i dha aq shumë luftës, kanë mbetur gjallë dy çupat e gjeneralit,tanimë në pension dhe, pa krijuar familje dhe,veç tyre,djali i vogël,tash mësues dhe me familje në Fier.

                                                  *    *    *
Ngaqë lidhjen me familjen e komandantit tim të mirë, GJENERAL GJIN MARKUT,  i mbaj dhe sot, nuk di që para ca kohe, m’u kujtua ai miku besnik i gjeneralit,major “fiksimi” dhe pyeta:- Ç’qendrim mbajti “fiksimi”,kur gjeneralin e dënuan?  Dhe,mend u hodha përpjetë, kur më thanë:- Jo vetëm erdhi apostofat dhe mori në hetuesi Sashën,por solli dhe si dëshmitar të rremë,as më pak dhe as më shumë atë nipin që GJENERALI im i mirë, kurrë nuk e la pa e ndihmuar. “NIPI” i dashur i Gjeneralit e kishte mësuar përmendësh “vjershën”që e kish shkruar major”fiksimi” dhe që të dy”recituan” atë akuzë aq  të rreme! Sa mosmirënjohës!
*    *   *
E solla këtë histori që ma tregoi imvëlla dhe,tek e mbyll këtë tregim, më jen të bërtas:”IMANUEL  KANT të ndritët shpirti atje ku prehesh:”Mosmirënjohja është më e liga e poshtërsive”.

Tiranë, 26 mars 2018

Comments

comments

-----