MILTO SHUKA NË ZEMRËN TIME

Nga Luan Çipi

 

Për një mësues as, do t’i thur dy vargje

Kam qenë qysh fëmijë, shok e mik me të,

Bashkë në një klasë, në rrethe e qarqe

Djalë i mirë, i dashur, i urtë – si asnjë.

Kish ngelur jetim, babën vrarë fashistët,

Po, si birr dëshmori shfaqej krejt modest,

Askujt nuk i mburrej, njësh me filloristët.

Ky ish Milto Shuka, përherë mik me besë.

Në orët jashtëshkollore, prirej për teatër,

Ndaj provoi aktrimin, ku u duk talenti,

Gjuhët, letërsia ish një dëshirë tjetër,

Ndaj u hapën dyert, e mbështeti shteti.

Pas shkollës, nga Vlora me bursë në Tiranë,

Në Universitet, printe ndër të parët,

Për gjuhët e huaja shanset seç i ranë

Ku dallon e vihet radhë me elitarët.

Mësuesinë e nisi në fshatrat e Vlorës,

Po shpejt u emërua mësues në Gjimnaz,

Aty shkallët ngjiti, u bë nëndrejtor

Dhe, “Drejtor Teatri”, emërimi më pas.

Kjo  punë s’e joshi, mësuesin e lindur,

Pas dy vjetësh kthehet sërish në detyrë,

Metodistin klasë, koha e kish bindur:

“Puna e arsimtarit, fat fisnik i mirë”.

Sistemet ndryshohen, vjen demokracia,

Miltua me familjen jashtë emigruan,

Vitet dhe dekadat rendin si stuhia,

Turmat ikanike, drejt Greqisë e çuan.

Pesë vite mërgimi, lodhje e mundim,

Po financat familja, diç i përmirësoi:

Kthimi drejt Tiranës: streh’e punësim,

Ngasja për më mirë, në zemër pulsoi.

Dhe u kthye miku sërish midis nesh,

Aty ish dhe Nikua, Harilla, Llazari,

Mbërriti shoku ynë dhe natyra qesh,

Ku shkel Milto Shuka, lule çel behari.

Filloi ligjërimet ky Miltua-Sokrat:

Ngjarje, histori, shaka, barsoleta,

U bë epiqendra për dhjetëra vlonjat,

Ca rendnim në këmbë, ca me biçikleta;

Përjetoi sërish jetën intensive:

Krijoi dhe shkroi tri libra në radhë,

Janë vepra fine, mbushur me tregime,

Ngjarje t’ përjetuara, letërsi e rrallë.

Vitet rendin shpejt, mosha tetëdhjetepesë,

Ndihet pleqëria, fuqitë i kanë rënë,

Është mbyllur brenda, si i prerë në mes.

Gjeniu ka ende shumë për të thënë.

Ka, a nuk ka Zot? Shpejt le të veprojë!

A s’ ka thënë Perëndia: ”Duam të të dua?”

Miltua e ka dashur! Jezus Krisht, t’ urdhërojë:

“Ngrihu Milto Shuka të vraposh me mua!”

Tiranë, më 25 Shkurt 2018

 

 

 

Comments

comments

-----