NJË LAJM NGA STAMBOLLI

Nga Luan Çipi

Mbërriti një lajm i beftë prej Turqie,

Nga qyteti i madh, direkt nga Stambolli

E përcjell stërmbesa me emrin Ruye,

Ky kumtë me vlerë, kënaqësi na solli.

 

Engjëllorja Ruye është racë shqiptare,

Vetull e sy të bukur, balli i lart krenar,

Mbledhur gishtat zemër direkt, hapur fare,

Hundë e buzë biskonjë, mise, nur i parë.

 

-Gjyshi im i dashur, kam një porosi,

Prej Anesë në Turqi, që quhet Ilhan:

“Nuk do më tres dheu, shqetësuar po rri,

Pa i parë të mijtë, nuk do e jap xhan!”

 

Farefisi im, gjallon në disa familje,

Mbiemri Çipi, me rrënjë në Gjirokastër,

T’i gjesh në Atdhe, duhen dhjetëra milje:

Vlorë, Tiranë e Korçë, gjer në Mallakastër!

 

Dikur në Turqi, me pesë milionë shqiptarë,

Shquhej Musa Qazimi, guvernator i shquar,

Qamil Bektash Çipi, burrë me zemrën ar,

Me të katër vajzat dhe dy djem të çmuar.

 

Djali i madh Qemali, i dyti Burhani,

Vajzat: Firdez, Muzafere, Ilhani, Ajhani,

Familjet u shtuan, shkuan ku ish më mirë

Në Ankara, Stamboll, Budrum e Izmir.

 

Ishin ushtarakë, nëpunës, tregtarë,

Punuan me zell, besë e ndershmëri,

Bënë krushqi me Turq, Çamë e Shqiptarë,

Qytetarë korrektë, në paqe e harmoni.

 

Falënderojmë Fejsbukun, që na pleksi fijet,

Bukuroshen Ruye, stërmbesën nismëtare,

Sa do dëshironim t’i vazhdojmë lidhjet,

Hapat e mëtejshme, të jenë ngadhënjimtare!

 

Tiranë, më 25.04.2017

Comments

comments

-----