NDERIM NËNËS

Nga Luan Çipi

 

Nga një grua lind një popull
Gruaja nënë është zanafilla,
E para në botën rrotull,
Superiorja, më e mira!
 
Fëmijët me gji mëkon,
I rrit me përralla e këngë
Si të flasin u dikton,
I bënë të ngrihen më këmbë.
 

U mëson hapin e parë,
Të hedhin shkallë më lart,
Për t’u veshur, për t’u larë,
Për respekt në mëmë e at.
 
Edhe kur larg i ka vetë,
Lutet me shpirt, mish e dhëmbë
Të jenë të parët në jetë,
Gjemb, mos të shkelin me këmbë.
 
Vallë kush të do më shumë
Edhe se motra, vëllai?
Kush për ty, rri dhe pa gjumë,
Mos më thoni “është babai”!?
 
Me ndërgjegje, mendjen mbushur,
Nëna është gati të vdes
Para vajzës së përhumbur,
Para djalit të pa shpresë.
 
Nuk ka më me vlerë se nëna,
Një grua është mbi çdo gjë,
Nuk vlen as dielli, as hëna
Nderim i parë, për Atë!
 
Tiranë, më 07.03.2017

 

 

Comments

comments

-----