Vallja e ujqërve

Nga Viron Kona

 

Në pikë të dimrit e të uritur,

kur dëbora gjithçka mbulon,

ujqërit nisin vallen e njohur:

“Më i forti mbijeton !”

 

Njëri pas tjetrit rrotullohen,

mprehin dhëmbët, ulërijnë,

ai që n`valle përdhe rrëzohet:

për të fortët bëhet ushqim!

 

Njëri ra.

“Oh, ç`fatkeqësi”!

S`kemi ç`bëjmë,

c`est la vie!1)

 

Shtyhen, ndeshen, rrotullohen,

më e zjarrtë vallja vazhdon,

n`këtë botë kafshësh t`egra,

“Më i forti mbijeton”!

 

1).C`est la vie!- fr. I ka jeta këto!

 

Comments

comments

-----