A DUHET T’I SHUHET EMRI LUMO SKËNDOS?

Nga Luan Çipi

Flasin, shajnë dhe qortojnë,

Masin, bëjnë arsyetime,

Po, a mundet  ta sheshojnë,

“Jetën – mal”, për do gabime?

 

Kontribuoi për alfabetin,

Ish në krahë për Pavarsinë,

Në Botë, përfaqësoi shtetin,

Ç’kish, i dha për Shqipërinë.

 

Luftoi gjatë për Atdheun,

Mbrojti kufijtë me furi,

Bashkë ta kishim mëmëdheun

Me Kosovë e Çamëri.

 

Dhe pse Bej, nga Frashërlinjtë,

Gjithçka kish, në popull i fali,

Dijen, gjuhët, pasuritë.

Shpresë dhe optimizëm ngjalli.

 

Ai i thurri dekalogët

Për njerëzi e per moral,

Shkroi e priu përmbi shokët,

Shqipja në krye të dal.

 

Luftoi ashpër me fashistët,

Për një tjetër ideal,

Në mërri me komunistët

Me ta u fut në zeval:

 

Krijoi “Ballin Kombëtar”

Formoi “Shqipërinë e Lirë”,

Po u prish keq në pazar,

Pas lidhjes me “miq të shtirë”.

 

Me nazistët hoqi valle,

Aleatët vunë hendek,

Lakmoi Shqipërinë e Madhe,

Midis zjarresh, s’gjeti shteg.

 

Po, një emër në një qoshkë,

Diku, vendit rreth e qark,

Sofrës në krye, me shokë,

Mid’hat Frashri, e ka hak!

 

Vlorë, më 25.08.2017

 

 

Comments

comments

-----