NË VËMENDJE TË GJENDJESË NË KOSOVË SHOQATATË BAMIRËSE DHE QEVERITARËT E KOSOVËS

Nga  Abas Fejzullahi

 

          Ehhhh, sikur ta kishin mendjen dhe veprimin e bamirësë për popull e atdhe, kuvendarët e Kuvendit të Kosovës, ashtu siç e kanë anëtarët e SHH“SALIH ÇEKAJ “ me veprimtari bamirëse në Zvicër (përveq disa kuvendarëve pakicë prej tyre), Kosova hallemadhe kishte me pas një gjendje krejt tjetër të mirëqenies dhe të zhvillimit ekonomik e për lakmi,  nga gjendja që e ka tani..!

         E për gjendjen e tashme, përgjegjës në veçanti janë ata që mbajnë pozita nga më të ndryshme në pushtet si pushshtetar e politikuaj, tue fillue prej kryetarit e kryeministit e deri te anëtarët dhe përkrahësit e tyre militant të partive përkatëse në pozitë në veçanti dhe opozitë në përgjithësi, me shumë shoqata të ndryshme të ashtuquajtura joqeveritare që orkestrohen e kontrollohen nga qeveritarët bashkë me mjetet e lamëve (gazeta të shtypura dhe elektronike si dhe RTV publike e private) e që kryesisht janë truthatë për veprimtari bamirësie, por shummë të shkatht dhe plot mend e tru me zhdërvjelltësi e aftësi të veçanta, për t`u pasuruar pa mund e pa djersë në kurrizin dhe djersën e popullit, si taksa pagues të detyruar, ku emërin e popullit si (votues) e lakojnë përherë në fushata parazgjedhore dhe zgjedhore, se lëshonë nga goja edhe gjatë gjumit se friksohen në humbje, në të cilin thirren, betohen dhe premtojnë se do t`ua krijojnë mirëqënien dhe lumturin e të lulëzuar, por në praktikë u kanë dhurua terr e tmerr, varfëri dhe skamje në përditshmëri, që shpeshëherë ka ndoshur e ndodhin edhe vetvrasje, ku prej tyre shumë nga ushtarët e UÇK-së, për gjendjen e rëndë të skamjes e mjerimit, pa kulm mbi kokë dhe kushte për jetesë… !

 Kurse, politikuajt e Kosovës, që thirren në vlera të luftës dhe të UÇK-së, në mrin e votuesëve dhe si përfaqësues të popullit, bëjnë pazare e marrëveshje mes veti, e besa edhe me kërcënime marrin pozita e pushtet në Kuvend dhe qeveri, dhe vet kanë treguar se janë për kah pasuria e treguar jo krejt dhe gjthë çfarë kanë por pjesërisht na  kanë dalur e po dalin edhe milioner .. !

          Kosova kishte me pas një gjendje krejt tjetër për të mirë e për lakmi, por gjendja në të cilen tani gjindet Kosova, të cilen e kan sjellur dhe janë përgjegjësit kryesor pushshtetarët në veçanti, nga viti 2008, kur për herën e dytë Kosovën e shpallen të pavarur me kushte e kushtëzime nga më të ndryshme, vetem e vetem për të bërë turrë kush i pari e shpalli në Kuvend për të hy në histori, pasi që shpalljen e parë të vitit 1990 bashkë me Kushtetuten e saj të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut,  dhe kryetarin e parë të Kosovës dhe historik,të zjedhur me referendum gjithëpopullor Dr.Ibrahim Rugova (iurryeri i shumicës së atyre që sot janë në pushtet dhe i shkojnë te varri për formalitet) jo vetem që se njohen por edhe e kundershtuan dhe e mohuan në vazhdimsi dhe në vitin 2000 kërkuan para administratorëve ndërkombëtar zhbërjen zhbërjen dhe mosnjohjen  e Kuvendit, Kushtetutes  dhe të kryetarit të shtetit me arsyetime e tyre si akademk, pushtetar te qeverisë pë përkohëshme dhe  arrijten ta bëjnë të pa qenë dhe si dhuratë fituan Kornizen Kushtetuese që për tetë vite u sjellen e mbshtellen si kuajt në lamë  me administrator të huaj  ku gërryen e shkrryen Kosovën  dhe më në fund erdhen në pushtet  përmes kësaj  Kushtetute të sotme, me te cilen qeverisin vendin të cilin e kanë kthyer në parajsë për veten e tyre dhe në ferr për popullin e Kosovës, për shqiptarët shumicë mbi 95% dhe pakicatë tjera në veçanti-përjashto pakicen serbe prej 3%  e cila ka të drejta që asnjë pakicë kudo ne botë si ka bile edhe më shuë te drejta se vetë vendorët shqiptar mbi 95% sepse atyreu janë siguruara dy grazhde për të ngrënë  e pi e bërë pallen e sefaë, për të  marrë falas pa mund e pa djersë, një nga  grazhdi i Kosovës  së Hashimistanit dhe nga grazhdi i dytë nga majka Serbia e mbshtetur nga otac Rusia, që në vazhdimsi punojnë e veprojnë kundër Kosovës, përkrahin e punojnë për Serbi, e kjo ndodh vetem në Kosovën e qeverisur nga qeveritarët që na viti 2008 në veçanti, tue ju siguruar pakicës serbe  vende të siguruara në Kuvendin e Kosovës sikur ata të ishin  30% e jo siç janë vetem  3% dhe këta kuvendar serb i përzgjedh Serbia në Kuvendin e Kosovës, të cilët marrin paga nga taksa paguesit e Kosovës por edhe paguhen edhe nga Serbia, kanë punuar e punojnë kundër Kosovës dhe për Serbinë (dëshmi për këtë është gjendja e krijuar në Mitrovicë qe 17 vite dhe shumë dëshmi tjera).

ARTON PRENAJ E GËZOFSH SHTËPINË DHURATË NGA SHOQATA HUMANITARE „SALIH ÇEKAJ“ NË ZVICËR„ BAMIRËSIA ËSHTË THASARI I VETEM,I CILI SHTOHET DUKE E NDARË ME TË TJERËT“

           Shqiptarët nga Kosova hallemadhe, jetojnë dhe punojnë në kurbet në shtetet e ndryshme të Europes, në SHBA, Azi e Australi e kudo në botë,  që s`paku janë mbi një miljonë, gjithnjë me mallë e brenga për gjendjen e familjarëve dhe të atdheut. Kanë dhënë djersën e mundin e tyre për ta ndihmuar Kosovën hallemadhe, (për të mbijetuar gjenocidet e ndryshme serbe, ushtruar në vazhdimsi në kohë dhe kushte kur ata i kanë vlerësuar për zbatim), jo vetem për të mbijetuar e mbetur gjallë, por edhe për t`u përgattitur e luftuar për liri e pavarësi, me ndihma materiale dhe me bijtë më të zgjedhur të tyre qe vullnetarisht u rradhiten në radhët e UÇKsë të ardhur nga te gjitha vendet e kurbetit dhe ranë edhe në fushen e nderit si dëshmorë për liri e pavarsi të  Kosovës.

         Qeveritaret e Kosovës, jo vetëm se kurbetqarët  i harruan, por asnjëhere s`ju shkoj ndermend që të kenë vende të rezervuara për ta në Kuvendin e Kosovës për të përfaqësuar kurbetqarët, sipas përqindjes, aq sa janë në kurbet, por u kujdesen për sigurimin e vendeve për pakicën ardhacake serbe e cila dogji e poqi shqiptarë gjatë luftës bashkë me ushtrin e shtetin e Serbisë kriminale, në mënyrë institucionale zbatuan gjenocidin në Kosovë ndaj shqiptarëve në veçanti si shumicë vendore sipas planit dhe urdhërave të kryekriminelit Sllobodan Millosheviç, sipas  udhëzimeve të AASHS dhe AU dhe Kishës Orthodokse serbe.

         Pushtetarët e Kosvës jovetem që s`ju siguruan vende në Kuvendin e Kosovës, kurbetqarëve për përfaqësim sipas përqindjesë, por ata i vjedhin, dhe i mjelin sa herë që shkojnë për të vizituar familjet  etyre në Kosovë përmes pagesave të taksave me të hyrë në kufi me qerre, gjëja per sigurim edhe pse ska pasur e ska kurrfar sigurie, edhe pse shtetet tjera ku kalojnë shqiptaret e Kosovës s`paguajn këtë denim sepse kanë sigurimet e tyre në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë.

        Kurbetçarët në kufi të Kosovës, të gjithë e kanë një fotografi në lejet e udhëtimit të tyre, nga secili shtet qe vijnë, e kjo foto është pamja jo e udhëtarit por pamja e valutes : EURO, DOLLAR, FRANGA etj 

         Pra kjo është gjendja e vërtetë e Kosovës hallemadhe, për të cilen pergjegjësit kryesor janë pushtetarët e sipërpërmendur, serbve ardhacak u sigurojnë të gjitha kushtet ndersa kurbetqarët i vjelin dhe mjelin sa herë që vizitojnë atdheun , rinin vendore e kanë kthyer në rini pa shpresë, në ikje nga vendi ku mbanin shpresa për një të ardhme më të mirë, e që shprsat u humben qeveritarët e për këtë humje të shpresave edhe populli po ik nga Kosovën me 1100 namë e sharje në adresë të qeveritarëve (dëshmi të mjaftueshme munden me u gjet në pamje në pamje të shumte në tv, gjatë hikjes  nga Kosova tue kaluar permes serbisë pa penesa  e pritje, siç ndodh me pritje e keqtrajtime me orë të tëra të ardhjes së kurbetqarëve për vizitë në Kosovë… !)

          Qeveritarët vazhdojnë ta luajn për mrekulli pa pengesa vallen e dreqit, me rrena e premtime, për mirëqenje dhe investime, për siguri dhe për kufi, për marrëveshje e bisedime me serbi, për bashkimin e Mitrovicës, për paga dhe pensione, për shëndetësi dhe arsim, për luftën e shpallur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që vetë i kanë krijuar dhe janë në krye të tyre, për krijimin e ushtrisë dhe premtime tjera që vazhdimisht i përserisin e asnjëhere s`i përmbushin, kur është për popull e atdhe, por kujdesen shumë në veprimet e tyre që kanë për qëllim përfitime dhe mbajtjen apo marrjen e pushtetit e që kanë qenë dhe janë të lidhura ngusht me mirëqenien e tyre.. !

         Dhe si përfundim, po t`ju besohet fjalëve dhe premtimeve të qeveritarëve në pushtet dhe pozita udhëheqëse, për veprimet e tyre në bërjen e shtetit , në përmirësimin e mirëqenies së popullit dhe në të miren e atdheut, (që në realitet është e kundërta), për ta duhet votuar, zgjedhur e rizgjedhur, sepse edhe ashtu vazhdimisht janë në pozita e pushtet vetem se ndërroj vende  e karriga dhe SHH »Salih  Çekaj » duhet t`ju ofroj ndihmë këtyre të përvuajturve qeveritarë, për mundin që kanë bërë e po e bëjnë… !

Fotografi  që pasqyrojnë gjendjen e mirëqënies së premtuar nga pushtetarët e Kosovës…

Comments

comments

-----