SHHK “SALIH ÇEKAJ“ NË ZVICËR LAJMËRON

Kete artikull mund të lexohet më mirë në PDF

 

 

NGA ZVICRA

E shtunë, 29 Frytor (Shtator) 2018

SHHK“SALIH ÇEKAJ“ NË ZVICËR

LAJMËRON PËR:

  • Mjetet e mbledhura në Zvicër për ngritjen e memorialit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës, mbikqyrjen dhe shpenzimet e tyre nga ana e komisionit përgjeegjës i autorizuar nga Nënkëshilli në Zvicër.

Nga Abas Fejzullahi

 

Më datën 2018-09-29 në ora 19, në klubin Dardania në Zofingen të Zvicrës Nënkëshilli për ngritjen e Memorialit Dr.Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës, i themeluar më 2018-03-31 në të njejtin vend, mbajti mbledjen e katërtë me rradhë me këtë rend dite:

1.Të dhënat e komisionit për mbikqyrjen dhe shpenzimin e mjeteve të grumbulluara në Zvicër.

SHHK“ SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër si organizatore për themelimin e Nënkëshillit dhe dy komisioneve për mbikqyrjen dhe shpenzimin e mjeteve të mbledhura në Zvicër për ngritjen e memorialit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës bashkia e Pejës, lajmëron 626 pjesëmarrësit që ndihmuan si në vijim se:

  1. Nënkëshilli i themeluar në Zvicër dhe komisioni në përbërje nga Ismet Shala, Bekë Osmanaj dhe Rasim Gashi është përgjegjës dhe jep të dhëna vetem për mjetet e mbledhura nga veprimtarët në Zvicër, si për shumën, mbikqyrjen dhe shpenzimet e tyre lidhur me ngritjen e memorialit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovëes.

  1. Antarët e Nënkëshillit të zgjedhur në mbledhjen e datës 2018-05-26, në komision e të ngarkuar me prgjegjësi për zbatimin dhe jetësimin e të gjitha kërkesave që përshkruhen në Vendimin në vijm:

Në mbledhjen e datës 2018-05-26 mbajtur në Klubin Dardania në Zofingen Nënkëshilli mes tjerash llogariti shumën përfundimtare të mjeteve të mbledhura  dhe mori këtë:

V   E   N  D  I   M

AUTORIZON DHE NGARKON ME PËRGJEGJËSI ANËTARËT E NËNKËSHILLIT  NË ZVICËER PËR  PERDORIMIN DHE MBIKQYRJEN E MJETEVE NË KOSOVË

1.Tre anëtarët e Nënkëshillit:Ismet Shala, Bekë Osmanaj dhe Rasim Gashi, janë të autorizuar dhe përgjegjës për mbikqyrjen dhe përdorimin e mjeteve për ngritjen e Memorialit për Dr. Ibrahim Rugovën në Malaj të Rugovës.

2.Për çdo pagesë që bëhet për çfardo pune të kryer lidhur me Memorialin, që ka të bëjë me materialin e blerë të dëshmohet me Fletëpagesë dhe të tre anëtarët e autorizuar të hulumtojnë e vërtetojnë lartësinë e çmimeve në dy tri vende, pastaj të bëjnë pagesen ku përcaktohen.

3.Secili prej anëtarëve duhet të ken nga një kopje të Fletëdëshmive për çdo pagesë të bërë. Tërheqja e mjeteve nga banka bëhet me nenshkrimin e të tre anëtarëve.

4.Të gjitha Fletëdëshmitë për pagesatë e bëra nga tre anëtarët e autorizuar të Nënkëshillit: Ismet Shala, Bekë Osmanaj dhe Rasim Gashi duhet sjellur origjinaliet e dëshmive për pagesatë e bëra, tek arkëtari në Zvicër zotëri Lush Mulaj i autorizuar nga Nënkëshilli me datën 2018-05-26 të mbikqyrë dhe kontrolloj përdorimin e mjeteve të mbledhura bashkë me dy anëtarët e autorizuar për këtë çshtje,  Qmil Çekaj dhe Saim Tahiraj. 

Vendimi bëhet i plotëfuqishëm me nënshkrimin e tëautorizuarëve në vijim me datën 2018-05-26

  1. Me përgjegjësi zbatuan dhe jetësuan përmbajtjen e VENDIMIT të sipërshënuar dhe këtë e dëshmuan në mbledhjen e katërtë me rradhë të Nënkëshillit mbajtur me datën 2018-09-29 ku arkëtari i SHHK”Salih Çekaj” në Zvicër z. Lush Mulaj lexoj dhe paraqiti para pjesëmarrësve të pranishëm, të gjitha dëshmitë me shkrim që i kanë sjellur anëtarët e komisionit Ismet Shala, Bekë Osmanaj dhe Rasim Gashi përgjegjësit për mbikqyrjen e shpenzimeve të mjeteve të mbledhura në Zvicër për memorialin sipas Vendimit të sipërshënuar.

Nga të pranishmit pati pyetje se sa ka kushtuar Memoriali deri tani dhe shuma e përgjithëshme e mjeteve te mbledhura ?

Shkarkoni dhe lexoni artikullin në formatin PDF

Comments

comments

-----