MALEVE TONA KRESHNIKE NUK I MBAROJNË KURR BURRAT ATDHETARË E TRIMA !

Nga Fritz Radovan

 

E Premtja e zezê nê Shqipni ka fillue me 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa tê mbarojê komunizmi!” Don D. MALAJ e tha me 24 Prill 1959, kur u hap gjyqi kunder Tij.

M U E J MAJI 2 0 1 8 : K u j t o j m ë …

4 Maji 1874 U le Imzot Jul BONATTI, U dënue 5 vjet burg pa dijtë asnjë shkak. Ishte dijetar dhe perkthyes i njohun i disa gjuhve… Vdiq në një çmendi i shkymë copa copa…

5 Maji 1877 U le At Pashko PRELA (1877 – 1966) Në 1945 Rektor i Kishës së Tiranës.

DON DEDË MALAJ
(1917 – 1959)

17 Maji 1896 Asht le At Gjon Karma. Mbas 17 vjetësh burg u interrnue…Vdes në 1975.

12 Maji 1904 u le At Mëhill TROSHANI. Arrestohet në Tiranë me 28 Tetor 1947. Prap në 1967 arrestohet per Pagzim të një fëmije…Dënohet 8 vjet, dhe në fjalen e fundit tha: “Nuk kerkoj asgja prej jush, po idenë teme do ta mbroj deri në vdekje!”

31 Maji 1915 U le Don Pashko Muzhani. Asht dënue me akuza fallco 15 vjet…

6 Maji 1916 U le At Gjergj VATA S.J. Fillon Kalvarin në 1945. I arrestuem tri herë…

21 Maji 1916 U le At Sebastian DEDA. Në vitin 1946 u dënue 5 vjet…Vdiq në 1984.

19 Maji 1919 U le Don Zef BICI, I pushkatuem me 10 Maji 1968 me “Revolucionin 1967”

15 Maji 1921 U le në Kosovë Don Anton Muzaj, në hetuesi u smue dhe vdiq në vitin 1948.

8 Maji 1924 At Gjergj FISHTA: Fjalim mbi vorrin e Avni Rrustemit në Vlonë.

30 Maji 1940 Asht le në Shkoder piktori Ferdinand PACI. Vdiq me 13 Shtator 1969…

6 Maji 1942 Vdes tragjikisht Norbert JOKLI (25 Shkurt 1877) Dijetar i madh e albanolog.

Në gjysmen e muejt Maji 1945 fillojnë interrnimet në Shqipninë e Veriut, në Qarkun Shkoder. Nder të parat asht Familja Mirakaj në Pukë, Familja e Ndoc Jakoves, etj…

25 Maji 1945 Mbasi u largue nga komunistët Delegati Apostolik i Vatikanit në Shqipni Imzot Leone Nigris, Ai ngarkoi Imz. Frano Gjinin Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, të cilin Enver Hoxha e pushkatoi si të gjithë tjerët me 11 Mars 1948 në Shkoder.

26 Maji 1946 Vdiq në izolim Argjipeshkvi i Shkodres Imzot Gasper THAÇI.

11 Maji 1947 Mbytet me tortura në hetuesinë e Lezhës At Serafin KODA (54 vjeç)…

12 Maji 1947 arrestohet At Paskal Filip GJADRI në Tiranë dhe ban 6 vjet burg të randë…

15 Maji 1948 Don Nikoll LASKAJ (1898) Mbytet në kampin e Bedenit Kavajë…

10 Maji 1950 Arrestohen në Shkoder studentat e Gjimnazit “29 Nandori”… Perjashtohen nga ai Gjimnaz edhe 70 studenta tjerë vetem per arsye biografije e “Luftë Kllasash”…

9 Maji 1956 Don Ndue SOKU Shugurohet Meshtar. Nuk pajtohet me “Revolucionin 67”.

4 Maji 1958 Don Simon JUBANI Shugurohet Meshtar nga Imz. E. Çoba… Bani 26 vjet burg në Burrel, tue lanë kujtimet ma të mira. Me 4 Nandor 1989 tha Meshen në Rrmaji.

11 Maji 1959 Pushkatohet Don Dedë MALAJ (1920 – 1959) Gjyqtari i madh i komunizmit.

1 Maji 1960 lirohet nga burgu At Petraq Isak (1914 – 1997) mbasi bani 15 vjet bug.

10 Maji 1968 Pushkatohet Don Mark DUSHI me “Revolucionin kultural 1967”.

5 Maji 1969 Vdes Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Klerik me qendrim burrnor në burg.

Maji 1973 Vdes në burgun Ballsh Don Anton DOÇi (1915 – 1973) . Bani 13 vjet burg…

13 Maji 1981 Papës GJON PALI II i bahet atentat në oborrin e Kishës Shen Pjetrit…

19 Maji 1992 Vdes Don Kolec TONI (1932 – 1992), vuejti 11 vjet burg nga 1976…

8 Maji 1995 Vdes Gjon Sinishta, Drejtues i “Buletinit Katolik Shqiptar” Kaliforni USA.

15 Maji 1999 Shugurohet Meshtar Don Nikolin PERGJINI, mbas disa vitesh interrnim.

Asht Famullitar i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” New York.

***

20 MAJI 1997 PAPA GJON PALI II PRET NË VATIKAN NË NJË VIZITË PRIVATE NANË TEREZEN … PAPA KA THANË PER NANË TEREZEN:
●“NANË TEREZA ASHT GRUEJA QË I DHA FORMË SHEKULLIT XX.”

E ndoshta, Shqiptarët e Trojeve tona ose nuk e dijnë këte thanje ose, e kanë “harrue”!

Sot ma fort se kurr asht mirë me “i thirrë kujtesës”..!

Melbourne, 1 Maji 2018.

Comments

comments

-----