Aktivitet bamirësie në shtëpinë e filantropistit shqiptar Richard Lukaj, “Nderi i Kombit”

Nga Keze Kozeta Zylo

 

Gjithmonë më kanë tërhequr aktivitetet e ndryshme që janë në shërbim të Diasporës dhe të Kombit, por aktivitetet me program bamirësie më sjellin një ndjesi tjetër, sepse janë shumë më pranë thelbit njerëzor.

Shumë miq te familjes Lukaj kishin ardhur për t’iu bashkuar këtij aktiviteti që prezantonte Fondacionin Polifonik që ka misionin më fisnik dhe më human Paqen duke filluar midis Izraelit dhe vendeve arabe, që natyrisht nis me artin dhe muzikën. Ndërsa dëgjoja me shumë kënaqësi orkestrën që interpretonin artistët e mrekullueshëm dhe të rinj që kishin udhëtuar që nga Izraeli medoemos mendoja se vetëm arti i dalë nga shpirti mund t’i sjellë botës Paqe dhe mirësi…   Misioni i tyre të kujtonte thënien e filozofit të famshëm Platonin i cili ka thënë:  “Music gives a soul to the universe, wings to the mind, flight to the imagination and life to everything,” që përkthehet: Muzika i jep shpirt universit, krah mendjes, fluturim imagjinatës dhe jetë në cdo gjë…

Fondacioni Polifonik po ndërton ura per te nxitur shoqërine civile duke mbledhur të jetojnë së bashku fëmijë arabe dhe hebrenj në Izrael, përmes muzikës.

Në se disa lider nëpër shtete të ndryshme të botës do t’i dëgjonin herë pas here këta instrumentistë të talentuar, medoemos do ta zbusnin egërsinë e pamëshirshme të tyre dhe do të ktheheshin më njerëzor, por mjerisht ende mbjellin frikë…

Z.Richard Lukaj filantropist i njohur shqiptar dhe në botë ka përshëndetur misionin e tyre plot me qëllime te bukura dhe me mision paqeje si dhe njëkohësisht ka përgëzuar të gjithë të pranishmit që ndodheshin në shtëpinë e tij, të cilët kishin ardhur për të kontribuar. për ta rritur dhe përhapur më shumë në botë emrin e Fondacionit Polifonik.

Që nga viti 2011 Fondacioni Polifonik ka ndihmuar në krijimin e një baze të njejtë përmes një zëri të përbashkët. Të rinjtë arabë dhe hebrenj kanë marrë aksese të barabarta në arsimimin muzikor, në oportunitete të ndryshme si dhe kanë dhënë koncerte së bashku. Gjithashtu që prej vitit 2006 mbi 25 000 arabë dhe hebrenj kanë zbuluar muzikën dhe kanë gjetur shpresën nëpërmjet Fondacionit Polifonik

Në këtë aktivitet bamiresie interpretuan artistë të mirënjohur shqiptarë si Lindita Mezini Lole e cila interpretoi mjeshtërisht duet me këngën aq popullore shqiptare Lule bore së bashku me Laila Lukaj një artiste e re plot talent që premton shumë në të ardhmen, nën shoqërimin në piano nga Ida Tili Trebicka. Me plot profesionalizem interpretoi në klarinet mjeshtri Igli Tuga. 

Kuarteti Polifonik i harqeve në koncertin e bamirësis ëkishte ndjesi magjie, ngase sillte brenda nesh botën e tyre të madhe sa rruzulli Ata ishin si katër pëllumba Paqeje që kishin fluturuar nga Izraeli dhe kishin gjetur një folezë shpirtërore në shtëpinë e shqiptarit Richard Lukaj, origjina e të cilit Shqipëria, i kishte sjellë botës gruan më të famshme të rruzullit, Shenjtoren Gonxhe Bojaxhiun, Nënë Terezën.

Dhe kjo s’është rastësi!…

14 prill, 2018

Greenwich, Connecticut

Pamje nga aktiviteti:

 

Comments

comments

-----