Kuqali dhe Kazili

Nga Fiqri Shahinllari

 

Për herë të parë një bujk në fshat

Mbrehu në zgjedhë demin e ri kuqal.

Ortaku i të riut ishte kau kazil, plak,

Fshatari u vuri në zverk tevlikun si lak.

 

Kuqalin donte ta stëvste të lëronte në arë

Mësues për të ishte Kazili që dinte të brazdonte

Punën ta ushtronte “rekruti” me veprim e me të parë

Sefte të riun dem me emrin kuqal, kazili ta mësonte.

 

Ajs, ajs! –u tha fshatari-të ecnin ngadalë

Që parmenda të hapte brazdën si kadaif

E mbi brazda të dridhej avulli i tokës me vlagë

E demi me kaun parmendën të tërhiqnin pa teklif.

 

Pas pesë hapash kuqali xanxar dredhoi

Nga brazada doli parmenda me plorin e mprehtë

Kazili plak, për çudi, të riun kuqal imitoi

Të dy u drejtuan nga mezhda me bar, oh sa lehtë.

 

Bujku u xhindos e thirri sa kishte në kokë:

Kazil, o dredharak ajs, ajs në brazdë, leri nazet

Dua ta mësosh kuqalin jo t’i bësh isharete

Harrove si i kemi bërë tok hesapet?

 

Tha kështu dhe fap në vithe hostenin i nguli

Nga maja e metaltë përpjetë kërceu kau kazil

I dhembi të ziut, në zemër i theri  çpimi

Në çast miku i tij bujk iu duk pashpirt e katil.

 

Po bujkut as që i lëvizi qerpiku, diçka dinte

Skenën e pa një bashkëfshatar që aty afër kaloi

Tha:“Mos e rrih, mos e torturo kaun plak , ai bindet

Kot ia bëre bythën gjak. Kuqali i ri e turbulloi”..

 

“Miku im-tha bujku me inat-hileqar është plaku  që di marifetet

Rrufjani ia bën me sy e isharete demit kuqal që vickëla të hedhë

E të dy me zgjedhën në qafë te mezhda me bar të bëjnë zijafetet

Të hanë e të mos lërojnë. Këtë qerratallëk e di veç kazili i tredhur.

 

Ti bën si ai që pyet: “ Çfarë uji i dhe gomarit, të ftohtë a të ngrohtë?

-Vazhdoi tjetri-Dredha Kazili të bënte atë do çpoje me hosten

S’të vjen keq për të gjorin që si purtekë dridhet?

Nga t’ia mbajë i shkreti, nga mezhda apo në hendek të hidhet?

 

U përgjigj bujku: S’do bëj sherr me ty koleg se sherri do nge

Ta dish, pa “urdhërin” e Kazilit Kuqali s’do bënte xhap

Si fillim, nuk zgjodha plugun e metaltë të kthenin plisa ne dhe’

Parmenda e drurit veç plorin ka të çeliktë, e lehtë në çdo hap.

 

Me të njëjtën dredhi do t’ia “shpërblej”kazilit rrufjan në punë

Plagës në vithe s’do ti ve qepë e kripë. Do ta çoj te kesapi në thertore.

Kujton shapllamadhi se “sapunin për djathë do ta ha” kollaj unë

Mish viçi shkruhet në tabelë jo Mish kau, për kazilin po bëj dredhi tërthore

 

Fiqri Shahinllari

 

 

Comments

comments

-----