Artistja e shquar Dëshira Ahmeti Kërliu vlerëohet si gruaja e vitit nga organizata e gruas “Zëri Ynë”

Nga Keze Kozeta Zylo

 

Në mjediset e Catering Hall “Grand Marquis” në New Jersey qindra gra u mblodhën së bashku për të festuar ditën ndërkombëtare të gruas.  Organizata e gruas “Zëri Ynë” me presidente të saj znj.Leunora Abdulai zhvilluan aktivitetin e bukur për të festuar këtë ditë të rëndësishme në jetën e gruas.  

Edhe natyra duket sikur merr pjesë në këto festa shqiptarësh, veçanërisht në festat e grave ngase bëhet në harmoni të plotë me bekimin e nënave dhe bukurinë qiellore.  Degët e pemëve vallëzonin nga çuçurima e zogjve dhe midis sallës elegante brenda pistës së vallëzimit dhe pendëve të mëndafshta të pulëbardhave pranë oqeanit krijohet një simfoni e madhërishme si vetë zemra e gruas në botë…

Gratë, gjyshet, nënat, vajzat uleshin së bashku nëpër tavolinat e tyre dhe tringëllinin gotat e kristalta duke uruar njera tjetrën: “Gëzuar festat!”  Ndonëse të gjitha kemi lënë Atdheun mëmë dhe kemi emigruar dherave të huaj, përsëri organizimet, shoqatat, klubet kanë të mirën e përbashkët, sepse mblidhemi së bashku si motra dhe vëllezër të një gjaku.  

Është Gjuha Shqipe, Ashti I Kombit që na bashkon si dhe largësia nga toka mëmë na bëjnë dhe më të lidhur me njeri tjetrin.

Përshëndetjen në emër të kryesisë së organizates “Zeri Ynë” e solli znj.Leunora Abdulai e cila iu uroi të gjitha zonjave dhe zonjusheve mirëseardhjen dhe iu uroi atyre “Gëzuar festat”.  Ajo tha se është bukur që mblidhemi së bashku dhe festojmë festat tona të bukura shqiptare. 

Në emër të kryesise ajo vlerësoi si grua të vitit artisten e shquar të Kombit sopranon e mirënjohur Dëshira Ahmeti Kërliu si dhe disa grave iu dha nga një buqetë me lule në shenjë mirënjohjeje. Znj.Abdulai tha se Dëshira Ahmeti Kerliu është një artiste e shquar dhe ne ndihemi krenar si organizatë dhe si gra shqiptare.

Dëshira Ahmeti Kërliu ndihej e emocionuar që u vleresua si gruaja e vitit nga organizata e gruas “Zëri Ynë”, ngase shumica dërrmuese e tyre janë prej Dibrës së Madhe nga e ka dhe origjinën vetë artistja.

Ajo tha se artist nuk bëhesh, por lind dhe këto dhunti nëse i zhvillon me vullnet dhe dëshirë patjetër që një ditë do të arrish atje ku duhet.  Kariera ime nuk ka qenë e lehtë, ajo ka qenë me mundime, vështirësi, por dhe plot kënaqësi.  Jam e nderuar që jam sopranoja e parë shqiptare në teatrin e Shkupit të Maqedonisësi dhe kam dhënë koncerte në disa skena në Europë dhe në Amerikë.  Në New York do të vlerësoja koncertin me divën botërore të artit Inva Mula si dhe me artistë shqiptare, koncert qe e realizuam vitin e kaluar ne Manhattan.  Së shpejti në muajin Maj nëManhattan, do të kemi koncertin e radhës me artistin virtuoz botëror Shkelzen Doli dhe kjo më bën të ndihem krenare.  Me emocion solli dashurinë e ngrohtë të familjes së saj që e rritën dhe e edukuan në Dibër, por veçanërisht ajo falënderoi gjyshen që e mori qysh fëmijë në gjirin e saj, pasi mamaja i kishte vdekur në moshë shumë të re.  Gjyshja e Dëshirës, Nënë Çeka siç e thërrasin të gjithë,  është një nënë fisnike, flokët e bardha të saj si bora e bjeshkëve ndrijnë ashtu si sytë e saj që shkëlqenin nga gëzimi i madh kur dëgjonte fjalë miradie nga miqësia, shoqëria, por sidomos mirënjohjen që i shprehte mbesa para publikut.  Shkolla Shqipe “Alba Life” është krenare që ka në staffin e saj një artiste të këtij kalibri dhe ndërkohë është dhe drejtore e programit artistik.

Fjala e artistes së shquar u mirëprit me duartrokitje çka tregonin respektin dhe krenarinë për sopranon nga qyteti i Dibrës së Madhe.

TV “Alba Life” gjatë aktivitetit intervistoi artisten Dëshira Ahmeti Kerliu si grua e vitit, znj.Leunora Abdulai si presidente të organizatës “Zëri Ynë” me qendër në Staten Island si dhe nxënësja e Shkollës Shqipe Dea Kerliu recitoi poezinë kushtuar nënës. 

Pjesëmarrësit u argëtuan nën tingujt e DJ nga Besar Dika.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me producent dhe themelues z.Qemal Zylo dhe TV “Dibra” me producent Përparim Papraniku.

Aktiviteti do të transemtohet së shpejti nga TV “Alba Life” në kanalin 30 në paketën digitale “TV Alb”.

10 Mars, 2018

New Jersey

Comments

comments

-----