TIRANE: REZOLUTA 1325 E OKB MBLEDH LEKTORET DHE STUDENTET

Studentë të degëve të Gazetarisë dhe Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, gazetarë dhe pedagogë kanë marrë pjesë në forumin e hapur mbi çështje të paqes, sigurisë dhe gruas, që u organizua para pak ditësh  në Tiranë. Nevoja për barazi gjinore, për më shumë paqe dhe siguri, si dhe një organizim e bashkërendim më të mirë të të gjithë hallkave shtetërore dhe shoqërore për të rritur sigurinë dhe veçanërisht kundër dhunës në familje doli në pah gjatë të gjithë aktivitetit të  më sipërm në  fjalë  të  organizuar nga Shoqata e Grave me Probleme Sociale (SHGPS) me mbë shtetjen e UN  Woimen në  kuadër të  Projektit  “Rezoluta 1325, të  drejtat e grave nga koncepti në  realitetin shqiptar”.

Ishin të  pranishëm  edhe Catherine Wolf,  Programme Analyst  e UN  Women dhe Annika Schabbauer, Drejtore e Operation 1325.

Drejtorja Ekzekutive e  SHGPS, Bajana Ceveli  hapi  këtë  aktivitet  me  një  përshëndetje për  të  pranishmit, studentët  e gazetarisë  dhe të  Fakultetit të  Drejtësisë  së  Universitetit të  Tiranës si dhe  gazetarët  në panel. Kë ta të fundit kishin pë rgatitur temat  në  kuadë r të  kë tij aktiviteti të  fokusuar mbi Rezolutë n 1325 e cila sic dihet ë shtë  miratuar me një  vendim të  Kombeve të  Bashkuara në  tetor të  vitit 2000.

“Rezoluta 1325, dhe roli i medias, duke reflektuar situatën e grave dhe sigurinë në vend” ishte tema që  mbajti gazetari Fatmir Popja. Ne vijim lektorja e gazetarisë  Gentiana Skurra ka folur për  ruajtjen  e etikës në media në lidhje me Rezolutën 1325.

“Hakmarrja dhe gjakmarrja si një plagë moderne mbi 20 vjecare –  tregues i mungesës së sigurisë në Veri të Shqipërisë” ishte tema që  mbajti gazetari investigativ Arben Lagreta që  zgjoi  interes tek studentët e drejtë sisë  dhe ato të  gazetarisë  të  Universitetit Publik të  Tiranës.

“Njeriu ynë I ri vepra me e shkëlqyer e Partisë” ishte kjo një ndër parullat më të preferuara të ish sistemit komunist në Shqipëri që gjëndej e afishuar vend e pa vend nëpër faqe pallatesh e shpate malesh. Mirëpo me ardhjen e së ashtëquajturës demokraci e madje qysh ne ditët e saj të para në dhjetor 1990 dhe më pas, ajo që u vërejt shumë ishte se pikërisht ky “njeri I ri” jo vetëm që nuk duhej marrë  si  shembull  në  sjellje sepse ishte  egërsuar dhe shëndrruar në jo pak raste në një njeri të dhunshëm, përfhunues dhe kriminel për marrjen e jetës së tjetrit. Kjo erdhi si pasojë e ndrydhjes së personalitetit të pjesës më të madhe të popullsisë sidomos në zonat e thella të Veriut të vendit të cilat edhe para vitit 1990 ishin lënë në  harresë  pas pjesës tjetër të vendit me apo pa dashjën e udhëheqësve të lartë komunistë të kohës nga 45 vjetët e sundimit të tyre në partine shtet.” U shpreh në  fillim të  fjalë s së  tij Lagreta.

Duke u ndalur në  statistika, gazetari investigativ Arben Lagreta ndërmjet të  tjerash u shpreh: “Sipas një studimi të kryer në vitin 2000 nga Shoqata Grate Intelektuale të financuar nga Fondacioni Shqiptar i Shoqerisë Civile rreth 77 për qind e grave të pyetura që jetojnë në zonën Veriore të Shqipërisë mendojnë se është opinion public ai që con në ekzekutimet makabër të personave që janë në hasmëri, e jo vetëm atyre por edhe të fëmijëve, grave dhe kushërinjve të tyre të largët që nuk kanë kurrfarë përgjegjësie për vrasjet apo plagosjet që mund të kenë nisur yë afërmit e tyre. Duke nisur kështu edhe kalvarin e vrasjeve dhe të ngujimit të qindra jetëve njerëzore së bashku me dramën social-ekonomike që e përcjell ky fenomen kafshëror. Pra me fjalë të tjera jo vetëm që gjakmarrja qëndron ende duarkryq në Veri të Shqipërisë por tashmë edhe e përcudnuar në raport me vetë Nenet e Kanunit të Lekë Dukagjinit të cilat kur u hartuan ishin me të vërtetë një Kushtetutë e vogël për një vend si Shqipëria e shquar historikisht për mungesë aftësie shtetformuese. Përndryshe nuk do të ishim vendi I vetëm në botë që kufizohemi në të tre anët e kufirit tokësor me troje autoktone shqiptare qe janë nën administrim të shteteve të tjerë, qoftë edhe si në rastin e Kosovës ku ky shtet nuk mund të ketë nga bashkësia ndërkom bëtare flamurin e vetëm kombëtar të shqiptarëve. Po sipas kësaj ankete, 60 për qind e po këtyre grave në Veri të Shqipërisë janë në favor të veprimit të ligjit kundër gjakmarrjes dhe 40 për qind janë të mendimit se Kanuni është I nevojshëm por vetëm kur ligji mungon.  Edhe përsa I takon jetës së tyre të përditshme shoqërore, sociale etj është përsëri Kanuni I cili vendos për  mënyrën  thellësisht  kondervatore  të  jetës  së  këtyre  grave duke  u krijuar kështu një ambjent mbytës.”

“Sistemi i Sigurisë së Rreme të Vajzave dhe Grave në Shqipëri dhe Pamjaftueshmëria e Ligjeve” ishte tema e mbajtur nga gazetarja e kronikë s Nikoleta Kovaci ndë rkohë  që  gazetarja Mirlinda Kobatake mbylli kë të  event me temë n:  “Si të verifikomë lajmet edhe ato që shohim ose janë të vërteta.

Në  fund studentë t e pranishë m i drejtuan pyetje pë r temat qe mbajtën gazetarëve – lektorë  dhe aktiviteti u mbyll rreth orë ve të  drekë s.

Vlen të  theksohet se në  dhjetor të  vitit që  shkoi, në kuadër të përpjekjeve 2-vjeçare për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara edhe në vendin tonë, Shoqata e Grave me Probleme Sociale me qendër në Durrës njoftoi krijimin e Koalicionit të Organizatave të Shoqërisë Civile “Gruaja, Paqja dhe Siguria” I cili do të çojë përpara agjendën e nisur për miratimin dhe zbatimin e të parit Plan Veprimi nga Qeveria në Shqipëri. Kështu 20 organizata të shoqërisë civile nga Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Shkodra dhe Lezha nënshkruan simbolikisht para 2 muajsh edhe themelimin e këtij koalicioni, duke marrë përsipër angazhime dhe detyra konkrete që do të detajohen në periudhën në vazhdim për secilin anëtar të koalicionit. Rezoluta 1325 “Gruaja, Paqja dhe Siguria” e Këshillit të  Sigurisë  të  OKB-së  ë shtë   pranuar nga Kë shilli i Sigurimit në  takimin e tij të  4213-të , më  datë  31 tetor të  vitit 2000.

 

Comments

comments

-----