Women for Mark! (Gratë për Mark Gjonaj!

Nga Mimoza Dajçi

New York, Maj 2017

Në një nga ambjentet e “Vila Barone” u mbajt takimi Fondmbledhës për fushatën e re elektorale të Z. Mark Gjonaj për postin e tij të ri në politikën amerikane. Mbështetje të kësaj natyre i kanë dhënë kandidimit të Tij për Këshillin Bashkiak të New York-ut, shoqata dhe organizata të ndryshme jo qeveritare në SHBA, kryesuar nga Federata Pan Shqiptare “Vatra”. 

Takimi tek “Vila Barone” më datë 6 MAj 2017, i uniciua direkt nga bashkëshortja e Assemblyman Mark Gjonaj, Zj. Roberta Gjonaj. Morën pjesë përfaqësuese të organizatave të grave shqiptare – amerikane, avokate, biznesmene, artiste, nëpunëse të ndryshme dhe vajza të reja studente të shkëlqyera në New York e më gjerë.

Nën një atmosferë feste, ku nuk mungoi edhe muzika me DJ Fati, ushqimi ishte i pasur dhe i mrekullueshëm. Pas Hymnit Amerikan ku të gjitha gratë u ngritën në këmbë, mori fjalën Zj. Roberta Gjonaj, e cila pasi falenderoi pjesëmarrëset, foli mbi punën e deri tanishme të kryer nga bashkëshorti i saj Mark Gjonaj në dobi të komuniteteve, si dhe tha se ai do të luftojë për punët me pagesë më të mirë, për një ekonomi më të fortë që të funksionojë për të gjithë, për rritje të fondjeve për edukim dhe programe mbas shkollore, do të mbështesi politika që i bëjnë lagjet tona më të sigurta, zgjerimin e opsioneve të transportit publik, riparimin e rrugëve, dhe për uljen e taksave mbi pronën, ujin për bizneset dhe individët.

Më pas përshendeti dhe falenderoi të pranishmet Assemblyman Z. Mark Gjonaj, i cili ndërmjet të tjerave tha se ishte dyfish i lumtuar që ndodhej sot këtu, së pari që këtë event e kishte pregatitur bashkëshortja e tij Roberta, apo “ambasadorja” e familjes së tij siç e quajti me dashamirësi dhe së dyti që ndodhej aty mes motrash shqiptare dhe amerikane, të cilat vlerësojnë punën e tij të deritanishme, e që kanë besim tek vazhdimësia e tij e suksseshme.

Mark Gjonaj

Assemblyman Mark Gjonaj në Asamblenë e Shtetit të New York-ut përveç të tjerave ka ngritur dhe miratuar Ligje për mbrojtjen e të drejtave të gruas amerikane. 

Gratë dhe vajzat shqiptare i uruan fitore dhe suksese Z. Mark Gjonaj në zgjedhjet e ardhshme elektorale që do të mbahen në muajt shtator dhe nëntor të këtij viti.

E pranishme në këtë takim si gjithmone ishte edhe e motra e Z. Gjonaj, Elsa Gjonaj – Lulaj, etj.

Comments

comments

-----