HARTË E KOMBIT

Nga QAZIM SHEHU

Brezat hodhën rrënjë të forta,

Rrënjë gojë,

Flasin nga nënshtresë e dheut,

Me zërin e Skënderbeut.

Hartë e kombit mbeti,

Hartë e shpirtit,

Vizatuar nga dashuri e egër,

Me gjak plagësh stërpikur.

Në bregun e zgjidhjes ,

Në shkokolepsjen e nyjeve,

Lidhur nga fati i vështirë,

Zëri i Skënderbeut vjen nga nëndheu,

Duke na shkundur pa mëshirë…

 ta çojë  hartën e kombit,

Aty ku ishte,

Për të zgjidhur nyjet e sotme,

Me kumte ilirishte..…

 

JEPET ME QERA

Shtëpi, makina,frymëmarrje,

sërish makina,

Jepen me qera.

Ndërsa retë si kuajt stërvina,

Na e zënë  diellin kur duan ato.

Jepet me qera një buzëqeshje,

Patjetër në përdorim,

Jepet një marrëveshje,

Ta zhbëjë i forti,

I dobëti të mbetet jetim.

Edhe atdheun mund t`ia japësh me qera,

Një populli tjetër që e meriton,

Kur sheh se menderja takatin s`ua  ka,

Shqipove në panteon.

Vite e vite, dhënia e qerasë,

Sajdiset në  përfitim,

Për të mos i rënë ndesh belasë,

Kur lipset punë e guxim,

Vite e vite truri shitet,

Tek pasanikët shtihanë,

Duan të duken ata të ditur,

Mirë e paguajnë qeranë.

Po fryn një erë e dhënies me qera,

Stuhi që s`lëviz asgjë,

Një forcë që vjen nga poshtë lart,

Me gisht në gojë të lë.

 

 pas erës që fryu, të drejtët, të vonuarit

Dhe të dështuarit,

Vonohen,

Për të marrë diçka me qera,

Nderi i pari radhën po e mba…

Comments

comments

-----