SI IA MBYLLI GOJEN DREQIT ?!

Nga Fritz Radovani

 

29 GUSHT 2018… Sa kishte mërrijtë në darken e përgatitun të Luciferit!
Nuk mungonte pothuej asnjeni ç’ prej kohës Sulltan Mehmetit të Dytë… Vezullonin aq fort medaljet e dekoratat sa, as nuk dalloheshin flakët rrethuese t’ festës s’ asaj natë… Shkuemja e Shyqit atje ngjante me mërritjen e ndonjë diktatori terrorist që kishte kohë që nuk kishte shkelë n’ atë vend ku, mblidheshin vrasësit ma barbar të njerzimit…
Një pjesë e atyne që kishin bashkpunue me te, menduene se ka shkue vetem me festue 90 vjetorin…, ndersa ata që e dalluen se asht i çeshun nga rrobat e sigurimit, filluen me vrritë kur e kuptuen se atje kishte shkue një kriminel rival i tyne gati i papersëritshem.

Në fjalen e tij të pritjes së mikut vet luciferri, vuni në dukje rolin e madh që ka luejt në Shqipni grupi i sigurimit të shtetit per shkomtarizimin dhe ateizmin antikatolik, në sherbim të shkatrrimit Shqipnisë dhe kryesisht traditave të Familjes Shqiptare të Veriut.

SHYQYRI QOKU

Shyqyri Qoku asht nder veteranët e këtij sigurimi barbar që nuk i gjindet monstra jo vetem nder vendet sllavokomuniste, po ndoshta, as nder vendet ma diktatoriale të Botës. Dhe këtu, nuk bahet fjalë per vitet 1945 apo 1946, po per vitet 1966 e mbrapa, kur në Shqipni u shpall “Revolucioni Kultural i 1967”, një shfarosje jo vetem njerzore e fetare, po mbi të gjitha një masaker e vertetë edhe mbi traditat shekullore të ruejtuna nder shumë objekte Kishtare të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ku u kunorzue edhe Ai tek Kisha Monumentale e Vaut të Dejës. Me këte rasë luciferri falnderoi qeverrinë tonë, që tashti i perket “ballkanit perëndimor” per vlersimin që i ka ba tue dekorue Shyqin…

Mbas tij mori fjalen edhe Ramiz Alia, drejtues i “Revolucioni Antikatolik” në Shkoder, kohë në të cilen ndihmohej nga Shyqi me shokë… Shyqi e shikoi ate dhe luciferrin, dhe nga zemrimi shperthej: “Ju keni dhenë urdhëra, po punen e kemi berë ne, ju ishit në kry të pushtetit e benit sehirë, ndersa neve na duhej me ndenjur me hu në dorë… Asnjeri nga juve nuk zenë me gojë listen e klerikëve Katolik që kam çuar në pushkatim duke filluar nga Imzot Ernesto Çoba, Don Mikel Beltoja që ua solla copë-copë, Don Marin Shkurti, Don Pjeter Gruda, Don Kolec Toni, At Leon Kabashi, Don Zef Hardhija, At Aleks Baqli, Fra Gasper Jubani, At Zef Pllumbi… E deri sa nuk mbeti një Prift i gjallë…
Doni të shikoni listen, dhe ate ja ku e kini…Ky isha unë!..E cili nga ju ma kalon mua?”
Ua mbylli Shyqi gojen luciferrit dhe Ramizit me shokë…

Melbourne, 31 Gusht 2018.

 

Comments

comments

-----