DHJETË SHQIPONJAT E TËRBAÇIT

Nga Albert HABAZAJ*

Vallja – kurorë dafine

për dhjetë shqiponja mali,

dhjetë tufa trëndeline,

lum Tërbaçit, kush ia fali! 

 

Janë vajzat e Tërbaçit,

Si shtojzovalle të këngës,

Kënga, kaluar ilaçit,

Flori shpirti, mjalt i zemrës.

 

Për këngën – dy labe zonja,

Nuse si lulet në baçe,

Bashkë me tetë shqiponja,

Porsi dhjetë Miro Tërbaçe.

 

Në këngë porsi thëllëza,

Në valle porsi shqiponja,

Mbushur diell ato rrëza,

Bekim i nënave tona.

 

Miro Tërbaçi, piktura nga Skënder Milori, kompozimi me sfondin e maleve të Tërbaçit – Albert Habazaj

*) drejtues artistik i Grupit të Vajzave të Tërbaçit, Vlorë, ALBANIA

Vlorë, e mërkurë, 01. 03. 2017

Comments

comments

-----