Armando Sadiku me një skuadër të re

Nga Arif  Ejupi

 

FC Lugano anëtare e Raiffisen Super League të Zvicrës, dhe pjesëmarrëse në një nga Ligat e

Evropës,do të mbetet pa sulmuesin e saj të  njohur Armando Sadiku.

Këtë lajm e ka konfirmuar faqja zyrtare “Swiss Football League” e Zvicrës.

Kjo faqe autoritative dhe mjaft e besueshme me kohë njofton të gjithë sportdashësit me të gjitha risit në të dyja Ligat kryesore të  futbollit zviceran.  

 Faqja përveç njoftimit që Sadiku do të largohet nga FC Lugano,nuk ofron detaje të tjera.  

Nga burime të afërta me këtë lojtar mësojmë që shumë ekipe të Italisë anëtare të  Serisë A,kanë shprehur interesim për këtë sulmues të spikatur .

Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që Sadiku të  kalojë edhe  tek FC Basel 1893 kampion i shumëfishtë i Zvicrës.  

Befasi tjetër mund të jetë dhe kalimi i tij i paparashikuar  në skuadrën izraelite FC Maccabi Haifa.

Ky klub ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin  e kombëtares sonë pas takimit kualifikues Izrael –Shqipëri 0:3 të vlefshëm për botërorin “ Rusi 2018”

 Sadiku përveç që ishte lojtari më i mirë i ndeshjes  ishte edhe golashënues i dyfishtë.  

Sidoqoftë nga kalimi i  tij në ndonjë skuadër të re do të përfitojë  FC Zurich dhe FC Lugano, ngase kjo ishte paraparë edhe me marrëveshjet e arritura më herët ndërmjet këtyre dy klubeve.

Arif  Ejupi

Comments

comments