NUSËRIA QË U SHUA NË RINI

Portret   NAILE XHAKA HOXHA

Nga Qatip Mara

Vajza e bukur, trimëresha  Naile Xhaka kishte lindur në 10 mars 1926,në stinën e bukur të pranverës. U rrit dhe u edukua me dashuri për atdheun. Në vitet e luftës antifashiste luftoi me armë kundër pushtuesit nazi-fashist.Në brigadëne 12 partizane ishte njohur dhe dashuruar me  partizanin,djalin e Kropishtit Rrapo Ramo Hoxha .Pas çlirimit të atdheut, me uniformën ushtarake kishte ardhur në Kropisht për të bërë cermoninë e martesës  me birin e vendlindjes Kropisht Rrapo Rramo Hoxha.

Në vitet e para të pas çlirimit të atdheut  vajza Naile Xhaka Hoxha kreu detyra në adminitratën ushtarake. Së bashku me bashkshortin Rrapo Ramo Hoxha nisën jetën familjare duke shërbyer në sektorët e ushtrisë,në Vlorë,Korçë,Shkodër. Në familje u erdhi edhe gëzimi parë,lindja e djalit Remzi Rrapo Hoxha në vitin 1946. Vajza Naile Xhaka, u bë nëna e lumtur  e familjes së Rrapo Ramo Hoxha. Midis  vajzës Naile dhe birit të vendlindjes tonë Rrapo Hoxha u forcua më shumë dashuria që kishte lindur në zjarrin e luftës antifashiste. Në vitin 1954 kishte vazhduar shkollën për  infermiere-mami dhe kishte punuar me përkushtim në shërbim të popullit e atdheut

Në vazhdimësi familja Rrapo Hoxha solli në jetë vajzën Lefteri Hoxha, e cila lindi në 2 janar 1948. Nëna Naile Xhaka Hoxha ,krahas detyrave shtetërore që  i  kryente me ndërgjegje të lartë atdhetare, ju përkushtua me shumë dashuri rritjes së djalit Remzi dhe vajzës Lefteri. Kur ishin me detyra ushtarake si oficera në qytetin e Shkodrës lindën fëmijët  Violeta  Rrapo Hoxha dhe Sazan Rrapo Hoxha.

    Në kohën e krijimit të kooperativës në Kropisht ,familja e Rrapo Hoxha erdhi për të banuar në Kropisht. Prindërit Rrapo e Naile Hoxha sakrifikuan jetën qytetare,në emër të dashurisë për vendlindjen. Ata erdhën  në vendlindje për drejtimin e jetës kolektive koperativiste.Prindi Rrapo Hoxha ishte kryetari kopertivës  Kropisht. Me të katër fëmijët përballuan vështirësitë e jetës në fshatit tonë,që në atë kohë ishte pa rrugë ,pa dyqane dhe pa drita elektrike.Fëmijët  e tyre,djali madhe Remzi Hoxha,vajza e madhe Lefteri Hoxha,vajza Violeta Hoxha dhe djali Sazan Hoxha u përshtatën me jetën e re kooperativiste,dhe ishin shumë urtë,të dashur. Në fillim banuan në lagjen Dosaj deri sa ndërtuan shtëpinë e re në lagjen Kala

     .Familja e prindërve të mi i mirëpritën me shumë dashamirësi  si vëllezër gjitonë kropishnjot.Nëna ime ishte kushërira e nënës së  mrekullueshme Naile Hoxha Xhaka, e cila ishte shumë e dashur. Ajo kishte një horizontë kulturor,ishte shumë humanitare,bujare. Fjala e saj e embel ishte këshilluese ,edukuese.Ajo kishte dy vëllezër intelektual,ushtarakun  Adem Xhaka dhe vëllan Qemal Xhaka pedagog në universitetin shtetëror në Tiranë. Kur u krijua koperativa e bashkuar me Peshkëpinë,ajo ishte një kuadër i aftë ,që ishte e zgjedhur në forume në rrethin e Vlorës dhe në Tiranë,dhe mbi të gjitha kishte një personalitet të formuar me ndershmëri në zjarrin e luftës çlirimtare dhe në vitet e rindërtimit të vendit të shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore. Nëna Naile Hoxha ishte e pranishme çdo ditë në familjen e prindërve të mi, e cila na jepte shumë dashuri prindërore. Na ledhatonte me shumë zemër të sinqertë.Kur shkoja në klasën e dytë fillore me motrën Lefteri Hoxha,nënë Naile Hoxha Xhaka na shoqëronte duke u kujdesur që të bashkoheshim në grup të gjithë nxënësit e lagjes Kala. Me motrën Lefteri Hoxha unë jam moshatarë,ishim bashkë në një klasë..Ecnim të gëzuar nëpër rrugët e rrethuara nga gjelbërimi e ajri pastërt.Me shpirtin e padjallëzuar fëminore luanim me njeri tjetrin duke respektuar e zbatuar këshillat e mësuesve dhe të prindërve.Vazhduam klasën e  tretë e të katërt fillore..Pas mbarimit të klasës së katërt dhamë provimet e lirimit në Drashovicë. Unë vazhdova shkollën 7 vjeçare në Kocul duke kaluar me vështirësi përroin e Vllahinës,sepse në atë kohë binin shumë shira dhe shpesh herë përroi Vllahinës ishte shumë i rrëmbyshëm i pakalushëm me këmbë. Shpesh herë prindërit e mi kishin merak se mos më rrëmbente përroj Vllahinës. Nënë Naile Hoxha Xhaka, e cila kishte shumë dashuri me nënën time ,duheshin më shumë se sa një motër,vrojtonte me dylbi  kur kaloja përroin e Vllahinës dhe qetësonte prindërit e mi.Shpesh unë flija në shtëpinë e prindërve të dashur Naile e Rrapo Hoxha. Ata gëzoheshin shumë që unë kisha dhunti për të mësuar në shkollë.Nënë Naile Hoxha kur më shikonte që nga varfëria nuk kisha kepucë,por bëja vetë sandale me gomat e vjetra të makinave,të cilat i lidhja me tela që më gjakosnin pjesët e këmbëve kur fërkoheshin sandalet nga ecja me të shpejtë. Nëna Naile më shikonte me keqardhje pjesët e këmbëve me plagë nga fërkimi telave dhe më dhuronte këpucë e veshje të tjera. Nënë Naile Hoxha Xhaka  ishte  dielli ngrohtësisë për jetën time fëminore e paraadoloshente shkollore. Ajo më frymëzonte me shumë dashuri prindërore që të mësoja sa më shumë se do më ndihmonte të studjoja në shkollat më të mira në Tiranë. Kur isha duke vazhduar  klasën e gjashtë në Kocul e shikoja që Nëna Naile  Hoxha ishte e pezmatuar. Kishte një mërzitje dhe bisedonte me dëshpërim me nënën time. Ishte java  e fundit e muajit prill 1961 që vinte çdo natë tek nëna ime dhe diskutonin me një ndjenjë dhimbje hidhëruese. Natën e fundit erdhi e qëndroj pak e kur iku më puthi duke më këshilluar të mësoja sa më shumë.

        Natën duke u gdhirë  29 prill 1961  kishte ndodhur tragjedia e vdekjes së Nënës së mrekullueshme Naile Hoxha Xhaka. Ishte mëngjes dhe do ikja për në shkollë, u trondita kur pashë shumë njerëz te hangari duhanit,që ishte afër më shtëpinë e familjes Rrapo Hoxha. Vdekja e saj tragjike helmoi fëmijët e saj,që mbetën pa nënë.Nëna ime ulërinte me zakonet e labërisë për humbjen  e jetës së kushërirës së saj,që e donte më shumë se motrat e saja. Gjithë kropishjotët u hidhëruan duke i qëndruar afër prindit Rrapo Hoxha,të cilit i iku themeli shtëpisë,një bashkshorte shëmbullore,një intelektuale e  mençur dhe dashamirëse për të gjithë.

Isha 13 vjeç dhe e ndjeva shumë hidhërimin e humbjes tragjike   të nënë Naile Hoxha Xhaka, e cila në moshën 35 vjeçare në 29 prill 1961 humbi jetën. Kisha parë me sy vdekjen e xhaxhait tim në marsin e vitit 1954 por nuk ndjeja hidhërimin sepse nuk e kuptoja vdekjen,na gënjenin me embelsira e nuk na lejonin të venim në varrim. Kisha parë vdekjen e babait të shokut tim të fëminisë Andon Koka,gjitonit të prindërve të mi Avdulla Koka,por nuk e kuptonim vdekjen se ishim të vegjël.

     Vdekja e nënë Naile Hoxha Xhaka më pikëlloi në zemër,sepse jo vetëm kisha njohuri  për vdekjen,por Nënë Naile Hoxha ishte e shtrenjtë për mua. Atë ditë të 29 prillit 1961 nga hidhërimi edhe lulet e bukura të pranverës na dukeshin të vyshkura,sikur edhe ato ndjenin hidhërimin që lotonin fëmijët  Remzi,Lefteri,Violeta dhe Sazan Hoxha, të cilët humbën njeriun më të shtrenjtë të jetës,të kryenënës Naile Hoxha Xhaka.

Në cermonin mortore të përcelljes në banesën e fundit kishte rënë një perde zie  me ajrin e hidhuruar.. Të gjithë vajtonin me dhimbje. Me dhimbje u afrova tek vendi ku do prehej nëna e mrekullueshme Naile Hoxha Xhaka.Nuk më besohej që nuk do ta shikoja më. Të gjithë ishim ngrirë nga hidhërimi, por dhimbje e hidhërim revoltues shprehej në fytyrën  e ngurosur të pikëlluat  të vëllait Adem Xhaka . Me një zë drithërues ai foli  pak fjalë lamtumire me motrën e tij të shtrenjtë Naile Hoxha Xhaka. Me lotë pikëlluese vajza e saj 13 vjeçare Lefteri Rrapo Hoxha përcolli nënën e shtrenjtë në banesën e fundit. Në shtëpi vazhdonte trishtimi i fëmijëve për mungesën e nënës së shtrenjtë Naile Hoxha Xhaka. Vëllezërve Remzi e Sazan e motrës Violeta u shërbente me shumë dashuri,motra Lefteri Hoxha e cila  duke kryer punët që bënte nëna e paharruar Naile Hoxha Xhaka, u bë nënë kujdestare në moshën e paraadoleshencës 13 vjeçare. Pas katër viteve, kur nuk kishte mbushur akoma moshën 17,prindi Rrapo Hoxha   e martoi në korrik të vitit 1964 me bashkshortin Memush Agaj nga Rexhepaj Gorrisht.Ditën e martesës u përzien lotët e gëzimit me lotët e dhimbjes së mungesës së nënës së shtrenjtë Naile Hoxha Xhaka, e cila me shpirtë ishte e pranishme në cermoninë e martesës së vajzës së madhe Lefteri Hoxha.

Nëna Naile Xhaka Hoxha ishte rritur jetime dhe në moshën 35 vjeçare jeta saj u shua tragjikisht duke lënë katër fëmijë jetim,të cilët u rritën me mundime e sakrifica.

 Vajza  Lefteri Rrapo Hoxha Agaj  e kujton me shumë mall e dhimbje nënën e dashur Naile Xhaka Hoxha.  Pasi krijoj familjen e saj me bashkshortin Memush Agaj, me të pesë fëmijët e saj kujton e nderon nënën e saj të shtrenjtë duke edukuar te fëmijët traditat e mira të paraardhësve.Fëmijët e motrës tonë Lefteri Hoxha Agaj kanë shumë solidaritet vëllazëror,bëjnë shumë për njeri-tjetrin, janë shumë dashamirës. Ata duan e respektojnë shumë nënën Lefteri Agaj. Djali madhi i saj Lilo Agaj në nderim  gjyshes Naile Xhaka Hoxha, kishin shkuar në vendlindjen tonë Kropisht duke ndërtuar një banesë të përbashkët në varreza, duke i bashkuar pas vdekjes përsëri gjyshen Naile Xhaka me gjyshin Rrapo Hoxha në përjetësi.

 Nderim e respekte kujtimit të ndritur të nënës Naile Xhaka Hoxha  dhe prindit,birit të Kropishtit Rrapo Ramo Hoxha!

Qatip Mara

Nju Jork  04.10 .2018

Comments

comments

-----