ME INTELEKTUALIN E TALNTUAR PROF. MUHARREM JAKUPI

Nga Qatip Mara

 

E kam njohur në vitet 70-të të shekullit të kaluar në qytetin e Selenicës Vlorë.Prindërit e tij të urtë,të dashur ishin gjitonë me familjen e motërs sime.Babai tij kishte sfiduar vështirësitë e shumta. Me sakrifica rriti fëmijë me edukatë e sjellje të kulturuar.Midis fëmijëve dallohej djali tij Muharrem Jakupi   me zgjuarsi,intelekt e intuitë që kuptonte të padukshmen. Kolegët e mi që i jepnin mësim në gjimnaz më flisnin për prirjet letrare të gjimnazistit Muharram Jakupi, i cili kishte filluar të krijonte vargje poetike me brumin e vet filozofik. Kishte të menduarin kritik për të pasqyruar të vërtetën. Shpesh në diskutimet që bëheshin në veprimtarit edukative shprehte me guxim mendimin e tij ndryshe.

   Me qartësinë e mendimit të tij interpretonte ngjarje,fenomene,personalitete duke argumentuar me këndvështrimeve të ndyshme. Këto mendime  kritike të gjimnazistit të talentuar Muharrem Jakupi u interpretuan nga drejtuesit fanatikë komunist të drejtorisë së  gjimnazit si shfaqe  të huaja borgjezo revizioniste.  Një drejtoreshë shpirtë katrane së bashku me një nëdrejtor shpirtë zi kishin hartuar një karakteristikë negative për maturantin Muharrem Jakupi për të  mos marrë të drejtë studimi në universitet.

         Organizata bazë e partisë,themeli i diktaturës së proletariatit  e kishte nxirë  karakteristikën e maturantit duke e penguar të fitonte të drejtën e studimit. Një ndëshkim i luftës së klasave që  propangandonte njeriun e ri socialist me shijen e guston marksiste Leninste.

      Maturranti Muharrem  Jakupi e sfidoi  luftën e klasave me karakterin e tij të forte. Kryeu shërbimin e detyruar ushtarak me korrektësi. Pas shërbimit ushtarak filloi punën  në sektorin e ndërmarrjes Selenicë duke kyer punë të ndryshme dhe me  këmbëngulje kërkonte  të shkonte në studimet univesitare për letërsi.Pas  disa viteve me shumë përpjekje fitoi të drejtën e studimit për gjuhë letërsi në Fakultetin Histoi-Filologji.

           Me vullnet të hekurt e pasionin për letërsë  arriti ëndrën e tij për të vazhduar studimet në universitetin shtetëror Tiranë duke shkëlqyer në studime me reultatet maksimale..Punoi si pedagog dhe dekan në Universitetin e “Eqrem Çabej” Gjirokastër.Kur vija nga emigracioni e takoja dhe më priste me shumë dashamirësi.Kishte aftësi shkencore dhe drejtonte me korrektësi. .Intelektuali  talentuar Muharrem Jakupi kishte ardhur me banim në Tiranë. Konkuroi në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe fitoi me zotësi të drejtën si pedagog. Pas pak kohe u evidentua dhe u shqua për aftësit e talentuara dhe u emërua drejtues departamenti duke shkëlqyer me perfomancën e tij intelektuale. Vazhdoi me studimet e gradat shkencore,nga Dr, i shkencave dhe me titullin Profesor.

Autori i shkrimit Qatip Mara dhe Prof. Muharrem Jakupi

        E takoja vazhdimisht në Tiranë ,se edhe shtëpitë i kishim afër në një rrugë. E shikoja me gëzim që kishte realizuar synimet e tij,si dhe veprimtarin e tij krijuese kritike letrare . Perfomanca  shëmbullore e  prof. Muharrem Jakupi është krijuar me punë të  përkushtuar që rrezaton dituri,kulturë qytetare.Edhe titullin profesor e ka merituar me dinjitet miku im  Muharrem Jakupi, të cilin e kemi krenari të shoqërisë e miqësisë sonë familjare

 

       Gjithë studentët e vlerësojnë dhe e falënderojnë  duke shkruar në facebook :

” Të falënderojmë që na keni mbështetur gjithmonë! Jeni njeri fisnik! Gjithmonë i drejtë, me të drejtën! i paarritshëm! Respekt dhe mirënjohje pafund për ju”.

 

Vlersimi studenteve është meritë e karakterit dhe perfomancës shëmbullore të intelektualit të talentuar Muharrem Jakupi.

Miku dashur ,prof. Muharrem Jakupi,  gjatë viteve të vështira nëpër spitale më dërgonte mezazhe frymëzuese për të sfiduar sëmundjen duke më kushtuar edhe poezinë për zemrën e trasplantuar

   Në vitet që isha në spitalin e Nju Jorkut miku im  Muharrem Jakupi  më kishte dedikuar këtë poezi 

                    “         JETON NË ZEMRËN E HUAJ

                                     (Mikut tim Q. Mara)

Tani në gjoks rreh zemra e një tjetri,
Që gjaku me jetën tënde e mbushi
Si një CD me një mijë Giga.

Aty gjendet kroi me shumë sulina.

Dhe libri që zbardh mendjen, i nxirë nga kandili.
Lisi i mbytur nga pjergulla e dashurisë që s’u poq
Me degët e thara gërvisht shëmtinë e hënës.

Shtëpia rakitike në Strasburg të padit:

S’pranon divorcin me rininë tënde
Dhe fyerjen me dasmën e bërë në qytet…

Kurse ti nga Amerika na përshëndet
Dhe na përqafon me mall oqeanik!

* * *
Zemra është Zana e jetës sonë,
Por Jeta pulson në trurin dhe trupin..

Kjo është faqja e dhimbshme ku fati të çoi padrejtësisht. Por zemrën, të garantoj se e ke plotësisht shqiptare. Zemra, në fakt, është vetëm një “pompë” jetike e domosdoshme. “Zemra”, në kuptimin që e përdor ti këtu, është thjesht ndërgjegjja dhe kujtesa. Dhe a nuk ndihesh përsëri po ai SHQIPTAR që ke qenë?!” Muharrem Jakupi”

       

          Edhe kur mora nënshtesinë amerikane,miku dashur Muharrem Jakupi më dërgoi urimin:

“Tani nderoje e falënderoje Amerikën (edhe nga ana jonë), e cila, në kohën që riatdheson imigrantë, u jep shtetësi personave të denjë e me vlera si miku jonë . Qatip Mara! Duaje atdheun tënd të dytë, por vazhdo të na duash edhe neve të kësaj ane! Shëndet e të mira, familjarisht!”

Duke  falënderuar për këtë poezi kushtuar jetës sime të dytë,me mirënjohje i uroj jetë të gjatë me lumturi e suksese në veprimtarinë shkencore e krijuese letrare.

Qatip Mara

Nju Jork     24.09.2018

 

 

Comments

comments

-----