FORMIMI PERSONALITETIT E KARAKTERIT ME PUNË E DITURI NË LIBRIN “SHTEGTIME NËPËR KOHË” TË SHKRIMTARIT REMZI GJIKA

Nga Qatip Mara

 

Shkrimtari Remzi Gjika  në vazhdim të botimeve të kaluara ka botuar librin “Shtegtime nëpër kohë” (Monografi me esse e refleksione), i cili ka vlera njohëse të jetës individuale,familjare,shoqërore me një larmi konceptesh filozofike,historike,sociologjike,psikologjike,pedagogjike të sfidave ndaj jetës së vështirë. Me përshkrime artistike letrare e kulturë gjuhësore amtare pasqyron kronikat e ngjarjeve të jetës nga fëminia  deri në ditët e sotme.
      Lexuesi në librin “Shtegtime nëpër Kohë” do gjejë një përvojë të pasur të formimit e farkëtimit të personalitetit e karakterit të individit në familje,fis, e shoqëri. Me koncepte të sakta historike,psiko-pedagogjike autori Remzi Gjika analizon e përgjithëson rrugën e sigurtë për tu edukuar në punë e nëpërmjet punës.I lindur në fshatin piktoresk Tërbaç me larmi relievi të ashpër me forma gjeometrike, të kodrave,maleve e Qafave me rrëpira e gremina,autori në fëmini ka përceptuar bukurinë e lartësive të maleve që “takonin tavanin” e qiellit. Në çdo faqe të librit vetvetiu lexuesi mediton e shëtit me mendje e emocione njerëzore në jetën e mundimshme të disa brezave , stërgjyshërit,gjyshërit,prindërit dhe trashëgimtarët e tyre, fëmijë,nipër e mbesa ,të cilët bashkë me qumshtin e gjirit të nënës kanë marrë edukatën e punës,të njohjes së traditave të të parëve të tyre.

         

      Me shtëpi të gdhëndura mbi shkëmbinj,të ndërtuara me gurë e mbuluara me pllaka guri, fisi Gjikaj në Tërbaçin e ashpër u mbijetoi shekujve me vullnet e karakter të fortë duke siguruar prodhime buqësore e blegtorale. Në shtëpitë e tyre ishin rritur djem e vajza trime,të guximshëm për tu ndeshur me vështirsitë e jetës. Djem e vajza të punës të këngës por edhe të pushkës për liri e pavarësi.
 Dhe fisi Gjikaj  së bashku me fiset e tjera tërbaçiote në shtegtimet nëpër kohë ka derdhur djersë në punë dhe gjakun në luftrat për liri. Autori Remzi Gjika ndjehet krenar i fisit Gjika, i Tërbaçit dhe Labërisë. Ai e quan veten me fat që ka lindur në shtëpinë e gjyshit e prindërve në Tërbaçin piktoresk me oksigjenin e bollshëm e erën trendelinës. Atje në vendlindje kishte mësuar alfabetin e gjuhës shqipe në klasën e parë fillore. Vëllai madh Thanas Gjika  ishte kujdestari e frymëzuesi diturisë. Megjithëse ishte i vogël e në Tërbaç jetoi pak vite të fëmijërisë,autori Remzi Gjika ka ruajtur në kujtesë jo vetëm imazhet e përgjithshme të fshatit,por jep informacione për  jetën e gjyshërve, të cilët ishin të përkushtuar për familjen. Fisi Gjikaj e vlerësonte familjen si themeli edukimit të fëmijëve. Në shtegtimet nëpër kohë brezat Gjikaj krenohen me njeri tjetrin, Gjyshërit krenoheshin me stërgjyshërit por meraku tyre ishte edukimi pasardhësve me motivin e dashurisë për atdheun,punën e diturinë.
  Djaloshi vogël Remzi Gjika pasi kishte mbaruar klasën e parë në vendlindje Tërbaç,klasën e dytë e kishte vazhduar në fshatin Vajzë,ku prindërit e tij të dashur shtegtonin në kullota bagëtinë.Klasën e tretë dhe në vazhdim edhe shkollën fillore në fshatin e bukur,afër Vlorës Peshkëpi, ku prindërit e tij kishin vendosur të banonin.
     

Nipi në gjurmët e gjyshit Remzi Gjika

Familja e madhe e prindërve të përkushtuar Haxhi –Aspri Gjika me 10 frymë përballonte vështirësitë ekonomike,sepse vetëm babai familjes punonte. Prindërit pranonin çdo vuajtje por vetëm donin të arsimonin fëmijët me shkollë,sepse diturinë e vlerësonin si pasuri të patundshme e të pakonfiskueshme. Djali madh Thanas Gjika sapo kishte mbaruar me rezultate të shkëlqyera shkollën 7-vjeçare kishte fituar nga shteti bursë për të vazhduar shkollën e mesme mjeksore në Tiranë ,të cilën e kishte mbaruar me rezultate të shkëlqyera e më vonë shkëlqen në studimet universitare në fakultetin e mjeksisë. Kur fëmija i parë në familje shkëlqen në mësime e sjellje bëhet model edhe për fëmijët e tjerë. Edhe adoleshenti Remzi Gjika pasi kishte mbaruar shkollën 7-vjeçare në Drashovicë kishte kërkuar të vazhdonte shkollën pedagogjike. Endrra e tij ishte të punonte mësues. Me fantazinë e tij dhe me humor improvizonte në shtëpinë e prindërve  me vëllezërit më të vegjël e motrën orë mësimi duke e gjallëruar jetën në familjen e prindërve.
Dhe endra e tij do  realizohej me një të drejtë studimi në shkollën pedagogjike  me gjysëm burse, kur prindërit e tij do sakrifikonin  çdo gjë për të arsimuar djalin Remzi Gjika. Me valixhen e rëndë prej druri ishte nisur nga familja me përgjegjësinë për të përvetësuar dituri që vetëm me dije të formonte personalietin e karakterin e tij.
     Adoleshenti pedagogjikas Remzi Gjika përballë horizonteve të reja në Tiranë do studionte me pasion për të fituar dituri,duke përvetësuar konceptet shkencore të lëndëve të shkollës pedagogjike. Ai përshkruan bukur jetën e re konviktore,shoqërin e miqësinë konviktore,por kishte ndjerë shqetësimin që shkolla pedagogjike ishte 2 vjeçare dhe nuk të jepte diplomë për mësues,por një dëftesë.
  Me qetësinë e maturinë që e karakterizon e me synime të qarta në bashkbisedim me shokë të ngushtë kishte projektuar të vazhdonte paralelisht me shkollën pedagogjike 2 vjeçare edhe programin plotësues të shkollës pedagogjike 4 vjeçare. Me heshtje pa u ekspozuar në shkollë kishte filluar të studjonte lëndët që do të jepte provime në shkollën pedagogjike 4-vjeçare.Me ndihmën e vëllait student në mjekësi,kujdesari   tij shpirtëror Thanas Gjika kishte siguruar librat mësimor.

qati
  Me kursime raciononte shpenzime minimale për të realizuar objektivin që për 2 vite të mbaronte shkollën e mesme 4 vjeçare. I rritur me edukatën e gjyshit e prindërve përpinte me sy faqet e librave mësimor duke depozituar në kujtesën afatëgjatë përmbatjen e koncepteve të arithmetikës racionale e lëndëve të tjera që do të jepte provime në shkollën 4 vjeçare duke mos neglizhuar aspak mësimet ditore në shkollën pedagogjike 2 vjeçare. Vemendja e tij e përqëndruar në çdo orë mësimi nuk linte shtigje dyshimi se vazhdonte edhe studimet me korespodencë në shkollën tjetër. Kjo tregonte karakterin e tij të fortë,vullnetin e këmbënguljen për të arritur të merrte me rezultate të larta diplomën për mësues fillore. Mes shqetësimeve të shumta të merakut që kishte për prindërit që po sakrifikonin për arsimimin e tij,adoleshenti Remzi Gjika ishte pjekur parakohe duke u angazhuar me të gjitha forcat mendore e shpirtërore të diplomohej mësues që sa më shpejtë tu shkonte me ndihma financiare familjes së prindërve të dashur
duke punuar mësues.
     Në konspiracion me shokë të ngushtë ,sapo kishin dhënë provimet e shkollës pedagogjike 2 vjeçare,kishin shkuar në konviktin e shkollës pedagogjike 4 vjeçare për strehim disa kohë që të jepnin provimet plotësuese për diplomën e mësuesisë.    Kishte përballuar një mbingrkesë të madhe mendore me lëndët e reja që në mënyrë autodidakte u përvetësonte me cilësi përmbajtjen shkencore. Ndonëse populli thotë nuk mbahen dy kunguj nën sqetull,por adoleshenti  Remzi Gjika me suksese realizoi stdudimin në dy shkolla duke farkëtuar personalitetin e karakterin e tij me dije të qëndrueshme për mision e shënjtë të mësuesit si misionar dritëdhënës.
     Prindërit e tij ishin lumturuar me rezultatet e birit të dashur Remzi Gjika, të cilin  do ta kishin mbështetje financiare për të arsimuar edhe të tjerët. Dhe dita e  shumëpritur që  ta shikonin djalin mësues në vendlindje kishte ardhur me vështirësi. Fillimisht mësuesi adoleshent Remzi Gjika kur sapo kishte mbushur moshën 15 vjeçare ishte emëruar në fshatin Lubonjë  Vlorë. Kishte punuar me pasion me nxënësit lubonjas të klasës dytë fillore. Udhëtonte çdo ditë në këmbë nga fshati Peshkëpi në Lubonjë duke zbatuar me korektësi disipinën në punë.
       Pasi kishte mbyllur me suksese vitin shkollor,ishte trasferuar në vendlindje. Midis vëllezërve,motrave,fisit Gjika e gjithë bashkfshatarëve peshkëpiot mësuesi pasionuar Remzi Gjika  u vetkualifikua duke zbatuar në orët e mësimit metodat e mësimdhënjes e të mësimnxënjes. Edhe pse diferenca e moshës me nxënësit ishte e vogël,mësuesi ri Remzi Gjika me punë të përkushtuar kishte fituar respektin.    
      Autoriteti tij buronte nga pasurimi dijeve në vazhdimësi,nga karakteri i formuar në vështirësitë e jetës duke shtegëtuar në kohë. Personaliteti tij rritej çdo ditë nëpërmjet punës pedagogjike dhe veprimtaritë kulturore artisitike të shtëpisë së kluturës të fshatit peshkëpi që ishte qendra e kooperativës së bashkuar.
 Komunikimi tij me thjeshtësi,fjalë embel mbillte dashuri njerëzore te nxënësit e tij e gjithë bashkfshatarët, të cilët krenoheshin më mësuesin e përkushtuar Remzi Gjika.
 Ndonëse në moshën e rinisë kolegët e tjerë argëtoheshin  me shoqëri e dashuri,
mësuesi përkushtuar  Remzi Gjika ishte angazhuar në ndihmë të prindërve,ai ishte modeli i fëmijës-prind për të kontribuar në rritjen e arsimin e vëllezërve të tjerë. Këto janë vlera të rralla të karakterit të fortë që sakrifikon më shumë nga vetja për të  kontribuar për familjen e prindërve të dashur,të vëllezërve e motrave  që zinxhir në vazhdimësi sidojnë vëshirësit e jetës të një familje me shumë frymë.
Në trekëndshin barabrinjës temperament,karakter,personalitet ,mësuesi Remzi Gjika kishte të harmonizuar dijet,motivin, vullnetin,këmbënguljen e pasionin për  të përballuar vështirësitë me frymë të guximshme,me ndershmëri  duke u bërë parakohe prindi dytë për vëllezërit e motrat e tij.
     Personaliteti tij rrezatonte  dashuri për jetën,për  familjen e prindërve ,për shoqërinë e miqësinë. Me qetësi e maturi  kishte ndërtuar marrëdhënje korrekte me të gjithë,duke mbajtur qëndrime parimore, pa hiporizi,pa mashtrime duke respektuar lirinë e sejcilit. Duke trashëguar edukatën e gjyshit,të prindërve të dashur kaliti në kudhrën e punës karakterin e fortë me ndërgjegjen e vetëdijshme që reflekton duke mos shfajësuar gabimet apo dështimet.
 Me sedër e ambicje pozitive për të vazhduar arsimin e lartë kishte zgjedhur altternativën  e  shkollës së lartë pashkëputje nga puna, duke e vlerësuar
realitetin e  vështirësive ekonomike të familjes së prindërve me domosdoshmërinë e rrogës së tij në ndihmë të prindërve,të vëllezërve.

 “Vazhdimin e shkollës se lartë e kisha endërr, doja të ecja me kohën.Ditën nuk kishte mundësi të vazhdoja fakultetin, për shkak të detyrimeve familjare që kisha.E vetmia zgjidhje ishte të vazhdoja me korespondencë në ndonjë degë që preferoja.Mundësitë atëhere ishin dhe kërkesa ime për të ndjekur shkencat filologjike, u aprovua.Pa vonuar, mora programin dhe fillova nga përgatitja për sezonin e parë.Dega,ishte Gjuhë Letërsi-Histori në Tiranë, ajo degë që më pëlqente shumë.
Në shtëpi kthehesha, sa mbaronte mësimi dhe filloja të lexoja.Kisha shumë dëshirë, gjërat më tërhiqnin si letërsia dhe histori-gjeografia.Në atë kohë nuk kishte drita dhe përdorja një llambë vajguri të cilën e vija te koka e krevatit dhe lexoja deri vonë.Kishte shumë raste që më zinte gjumi dhe vinte nëna dhe fikte llambën nga frika se,  mos më binte natën mbi kokë.”

Përsëri me vullnet e këmbëngulje në mënyrë autodidakte ,duke punuar mësues vazhdoi me korspodencë e mbaroi shkollën e lartë  me rezultate të larta. Ishin të gëzuar prindërit që djalin Remzi Gjika e kishin mbështetje financiare e shpirtërore,por kjo u ndërpre nga shërbimi detyrushëm ushtarak  që e largoi nga puna, nga prindërit të cilët do ta ndjenin shumë mungesën e djalit të përkushtuar Remzi Gjika. Ndonëse shërbimi ushatarak ishte caktuar në sektorin e vështirë në detë,në marinën 4 vjeçare,kohë e barabartë me një universitet,mësuesi Remzi Gjika  ishte angazhuar me motivin për ti shërbyer atdheut.
Në jetën ushtarake të marinës ai zbatoi me ndërgjegje të lartë  disiplinën ushtarake duke u kualifikuar si specialit për radiollokacion i nëndetses. Në kabinën e radiollokacionit kishte shërbyer në kushte të vështira  në temperature mbi 40 gradë,me shumë tensione sepse gjatë lundrimit me nëndetëse jepeshin komanda luftarake

Autori Remzi Gjika përshkruan  se :  “Lundrimet sa me kënaqësi i prisnim, po me aq lodhje mbylleshin.Për mua, ato mbetën vite të bukura të rinise e të jetës, që ndikuan shumë në karaktërin tim.Aty u kalita fizikisht, u poqa dhe u formova më shumë për jetën”

  Pas shërbimit ushtarak ishte pritur me shumë gëzime  e mall nga prindërit,motrat e vëllezërit. Kishte rifilluar  punën mësues në Peshkëpi duke punuar me pasion  me nxënësit. Kishte vazhduar me shkëputje nga puna shkollën e lartë të filozofisë duke rritur kualifikimet shkencore. Në këto vite kishte krijuar  familjen me bashkshorten mësuesen Violeta Salati Gjika, me të cilën lindën,rritën dhe edukuan tre fëmijë të dashur, djmetë Eri,Arbëri dhe vajza Reviola.
   Duke kryer edhe detyra shteterore në drejtim të arsimit ishte ndeshur me intriga e kurthe ,por me karakterin e fortë kishte sfiduar çdo vështirësi. Personalileti tij ishte krijuar me dije shkencore, me punë të përkushtuar e ndershmëri të karakterit që rrezatonte dashamirësi.
  Me ndryshimet e sistemit politik si shumë të tjerë,autori Remzi Gjika provoi rrugën e mundimshme të emigracionit. Me familjen e tij e tre fëmijë kishte nisur kalvarin e vuajtje në Athinë,por asnjëherë nuk kishte humbur shpresën se do të realizonte objektivin e arsimit të fëmijve të tij të shtrenjtë. Ndonëse lodhjet fizike të emigracionit ishin të rënda,me optimizëm kishin edukuar te  fëmijët dashurinë për dijet,për shkollën.
       Pasi u kthye nga emigracioni raskapitës  autori librit Remzi Gjika kishte filluar punë në drejtorinë arsimore të qarkut Vlorë. Me përvojën e tij dhe aftësitë intelektuale punoi me përkushtim deri sa plotësoi moshën e pensionit. Ndërkohë  kishte filluar kkrijimtarinë në prozë me tregime e romane e studime historike, të cilat ishin pritur me interes nga publiku.
    Prekupimi kryesor i prindërve Violeta Remzi Gjika kishte qënë formimi karakterit e personalitetit të adoleshntëve fëmijë ,me rrugën e diturisë. Kishin përballuar shumë  vuajtje e vështirësi,por kishin korrur frytet e punës së përkushtuar familjare ,formimin e personalitetit të Erit,Arbërit dhe Reviola, të cilët duke trashëguar edukatën e gjyshërve dhe të prindërve u bënë të aftë të jetojnë me zotësi.
      Eri e ka krijuar familjen në Kanada,Arbëri në Hollandë,dhe vajza e talentuar reviolla në Spanjë. Me familjet e tyre  fëmijët ju dhuruan nipër e ,mbesa për prindërit Violeta Remzi Gjika, të cilët të gëzuar udhëtonin me gëzim në Kanada te djali Eri,herë në Hollandë të djali Arbëri, dhe herë në Spanjë te vajza Reviola.
  Kur po u gëzoheshin ecurisë të jetës së fëmijës erdhi befasissht ngjarja tragjike e humbjes së jetës së bashkshortes,për të cilën autori shkruan:
        “Jeta, për fat të  keq, nuk shkon ashtu si e dëshëron.Një  ngjarje tragjike në  27 maj 2016, tronditi rëndë  familjen tonë .Një  aksident tragjik, që  ndodhi në  Krujë  në  një  autobuz, që  mori flakë  papritur, u shkrumbua nëna e dashur e fëmijëve të  mi, Violeta, shoqia  e jetës sime, prej 42  vjetësh, sa kishte festuar 65 vjetorin e lindjes.Kjo ngjarje e pabesueshme, që  mori dhenë , nuk la njeri pa tronditur e pikëlluar, veçanërisht fëmijët, që  u shokuan nga kjo rrufe e papritur në  mes të  ditës me diell”.
       Në vitin 2016 kur shkova për herë të parë në Vlorë me një zemrë të tjetrit,e takova në Bar Rossi  shokun,mikun e vëllan e vendlindjes sime Remzi Gjika,me të cilën kam shumë kujtime të rinisë,si koleg dhe mik në vizitat reciproke te familjet e prindërve tanë,që rritën me shumë sakrifica shumë fëmijë, duke përballuar vështirësitë e jetës. Prindërit e vëllait Remzi Gjika ishin shumë të dashur. Ata rritën fëmijë të edukuar të cilët u bënë intelektual të talentuar.Kisha fatin që kisha fjetur në shtëpinë e tyre në kodrën e fshatit  të vjetër Peshkëpi. Midis tyre e ndjeva veten si në shtëpinë time.
         Jeta na ndau në drejtime të ndryshme. Kur u takova te Bar Rossi me vëllan Remzi Gjika ndjeva emocione dhimbje për humbjen tragjike të bashshortes Leta, e cila ishte kolegia ime në shkollën e Selenicës.Kishte shumë kulturë komunikuese me kolegë,nxënës e prindër. Vëllai dashur Remzi Gjika i plagosur nga dhimbja e madhe,humbja e shokut të jetës j,kishte ardhur në takim për të shprehur gëzimin e tij që po jetoja jetën e dytë me  zemër të huaj. Ai më jepte vazhdimisht kurajo në vitet e vështira në spitale dhe shpesh shikoheshim në camer duke u çmallur. Kur shkova në shtëpi për ngushëllim, hyra në shtëpinë e tij e ndjeva drithërimin shpirtëror që mungonte ajo që i kishte zbukuruar mjediset e dhomave të hyrjes dhe më lëndonin përfytyrimet e skenës tragjike që kisha parë në lajmet televizive nga Nju Jorku pamjet e tmerrit të aksidentit të autobuzit që udhëtonin të gëzuar  me kolektivin për destinacionin turisitik,por për  bashkshorten  e vëllait  Remzi Gjika ishte udhëtimi largimit nga jeta, i cili me dhimbje të shumëfishtë e kurajo të forte e kishte përcjelllë  bashkshorten në banesëm e fundit duke e ngurtësuar dhimbjen  në zemër me dashurinë e tre fëmijve të shtrenjtë që rriti e edukoi e paharruar Leta. Aty në shtëpi më shumë sundoi heshtja se sa biseda,se edhe fjalët ishin të ngrira nga dhimbja.
  Autori Remzi Gjika është prezantuar denjësisht para lexuesit  jo vetëm me  librin “Shtegëtim nëpër kohë” ,por edhe me botime të tjera artistike si :
1.  “Porta e mundimeve “  tregime  2015,
2. “Në rrugën pa kthim” roman 2015,
3. “Labi dhe Deti” tregmie 2015,
4. “Gjikajt e Tërbaçit në rrugën  e jetës e Lirisë”.monografi 2017
5. “Shtegtime nëpër kohë”  ,monografi 2018

Pas humbjes së bashkshortes  autori Remzi Gjika për të shmangur vetminë  udhëtonte drejt familjeve të fëmijëve , ku çmallej  edhe me nipër e mbesa e qendronte disa kohë sipas stinëve të vitit. Sigurisht për çdo  burrë gruaja në moshën tonë është e  nevojshme e domosdoshme.sepse burri nuk i shërben dot vetes së tij. Mungesa e gruas është dënimi i  padrejtë se nuk përballohet vetmia. Në  labëri njeriun e keq e mallkonin me shprehjen : “Të pafsha pa grua në pleqëri!”.  Por miku e vëllai im Remzi Gjika është njeri shumë i mirë,me vlera të larta intelektuale,me personalitet të konsoliduar me dije e punë të përkushtuar. Zoti i mori bashkshorten me aksidentin tragjik duke e plagusur rëndë zemrën e tij. Përsëri Zoti mendoi dhe atje tek plasaritjet e zemrës të plagosur të autorit Remzi Gjika ka mbirë shpresën për të jetuar me një bashkshorte tjetër, e cila është  zonja e nderuar  intelektuale  Teuta Bano.
U gëzova shumë mësova se jetojnë bashkë me vëllan e vendlindjes sime  Remzi Gjika. Ju uroj jetë të gjatë  me lumturi!
Qatip Mara
New York   14.09.2018

 

 

Comments

comments

-----