DUKE KUJTUAR ME RESPEKTE MËSUESIN E PËRKUSHTUAR KUJTIM HASIMAJ

Nga Qatip Mara

 

      Pesë vite më parë, 5 shtator 2013 në spitalin “Lukas Rusvelt”  Manhattan Nju Jork pushoi zemra e mësuesit të përkushtuar Kujtim Hasimaj. Kishte vite që jetonte me familje në Detroit dhe befasisht e kishte sulmuar sëmundja e zemrës.Familja ,djemtë e tij e kishin sjellur në spitalin e Nju Jorkut për ti shpëtuar jetën. Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit mjeksor sëmundja ndërpreu jetën e prindit shëmbullor, të mësuesit të përkushtuar të shumë brezave në shkolla, të kolegut e mikut tim të dashur Kujtim Hasimaj. Djemtë e tij të dashur Alfredi,Agimi,Jetnori,e gjithë familja kishin përjetuar një hidhrim të thellë. Të vdesësh  larg atdheut,fisit,shoqërisë e miqësisë është një hidhërim i shumëfisht. Edhe unë e përjetova me dhimbje lajmin e hidhur të kolegut e mikut tim Kujtim Hasimaj. Isha shtruar në spitalin e Nju Jorkut dhe më kishin berë operacionin e parë të trasplantit me aparatura elektronike.

    Megithëse kisha pësuar humbje kujtese nga operacioni dhe vetëdija më ndërpritej nga faktorët psihikë, u përlota për humbjen e jetës të mikut tim të mirë Kujtim Hasimaj.

 

Kujtim Hasimaj

Kolegu im Kujtim Hasimaj kishte përvojë në arsim, me humorin e tij  ishte katalizator i harmonisë së  kolektivit, ku shpesh herë  diversiteti  i mendimeve e keqkuptimet eleminoheshin me taktin që ai përdorte. Kolegu Kujtim Hasimaj së bashku me mësuesit  Shpresim Kasaj e Lefter Haxhiraj përbënin bërthamën e kolektivit  jo vetëm me aftësitë pedagogjike –didaktike,por kishin edhe dashurinë për vendlindjen e tyre Armenin e bukur piktoresk. Ishin mësues të talentuar të përkushtuar,por organizata e partisë preferonte mësuesit e huaj për ti emëruar drejtor shkolle. Kolegun Kujtim Hasimaj e kisha njohur në vitet e aksionit në Jonufër. Ai ishte drejtor shkolle në Drashovicë .Ishim në një brigade pune aksioniste me mësues që kryenim punën fizike të detyruar nga shteti.Në brigadën tonë vinin mësues nga qyteti e fshatrat e Vlorës. Puna që bënim ishte me kazmë e me lopatë në hapjen e tarracave në pjerrësinë e kodrave të Jonufrës.  Ishim të detyruar të realizonim  normën ditore,por brigada  jonë kishte shumë mësuese femra që nuk kishin forcë energji fizike për të punuar me kazmë e me lopatë në terrene me gurë e drurë.  Në këto momente Kujtim Hasimaj na mobilizonte të punonim për të realizuar normën ditore kolektive, i cili ishte edhe  burimi i humorit në kolektivin e aksionistëve.

                        

                          Kolektivi pedadogjik i  shkollës Armen  1975-1976

          Pas pak viteve ,kur fillova mësues në Armen e takova kolegun e mirë Kujtim Hasimaj. Ai më dha shumë ngrohtësi vllazërore.Jetonte në një familje të konsoliduar me traditat më të mira të Labërisë.Kishte fëmijë shumë të urtë,të sjellshëm e të zellshëm në mësime.Në familjen e Kujtim Hasimit jetonin edhe prindërit e tij.Duke qënë se shkolla ishte shumë afër më shtëpinë, babai i tij Tofik Hasimaj dilte shëtitje  me moshatarët e tij  dhe shpesh   përballë oborrit të shkollës uleshin tek godina e shëpisë së kulturës. Kur kisha pushim midis orëve të mësimit shkoja midis tyre e dëgjoja me shumë vemendje bisedat e tyre.Babai kolegut Kujtim Hasimaj ishte burrë i  mençur, të peshonte  me sy menjëherë sapo të shikonte. Kishte njohur sisteme e qeveri të ndryshme dhe kur bisedonte më shumë shprehej me shikime,me mimikë se sa me fjalë. Ishte fjalë pak që shikonin edhe pas malit. Shpesh kolegu im Kujtim Hasimaj më ftonte në shtëpinë e tij mikpritëse.Në ato moment kur shkoja, mua më dukej sikur isha në familjen time,sepse të gjithë më jepnin shumë frymëzim pët të jetuar me rregullsi.

 Kolegu e miku dashur Kujtimi Hasimaj ishte si një prindi dytë edhe për vëllezërit e tjerë, të cilët kishin krijuar familjet e tyre dhe vazhdimisht me shumë harmoni mblidheshin te vëllai madh Kujtim Hasimaj, i cili kishte në kujdestari edhe prinndërit.  Kur isha mësues në gjimnazin e Selenicës djemtë e Kujtim Hasimaj ishin nxënës të zellshëm me rezultate të larta por edhe me sjellje shembellore.Në kohën që kisha shkuar në Nju Jork  mësova adresën e Kujtim Hasimaj, i cili banonte prej vitesh familjarisht në Detroit. Bisedonim me mall në telefon duke kujtuar me mall kohën që kishim punuar bashkë në shkollën e Armenit.

       Më 5 shtator 2018  mbushen pesë vitë që u largua nga jeta mësuesi përkushtuar i shumë brezave Kujtim Hasimaj,  cili kontriboi për disa dekada në arsimimin e edukimin e brezave të ri. Me përkushtim e dashuri për atdheun përhapi dritën e dijes. Ishte i  palodhur në procesin mësimor duke u bërë shëmbull frymëzues edhe për kolektivin pedagogjik. Me punë të përkushtuar  mësuesi Kujtim Hasimaj sfidonte edhe luftën e klasave,  sepse dajot e tij fisnik kishin qënë kundërshtar të komunizmit, Regjimi egër komunist i kishte shpallur armiq të atdheut e popullit.

Mësuesi përkushtuar Kujtim Hasimaj u nda nga jeta ne dheun e huaj,por ka mbetur i gjallë me mbresa më të mira te ish nxënësit e tij në vite,te kolegët e miq e tij të shumë. Ai rron i gjall të familja e tij,te fëmijët,nipër e mbesa që i donte shumë.Të gjithë e kujtojnë me respekte e nderime sepse mbolli dritën e diturisë.

Nderim e respekte kujtimit të ndritur të mësuesit të përkushtuar Kujtim Hasimaj!

Qatip Mara

Nju Jork  04.09.2018

Comments

comments

-----