NJË BULVARD I RI NË BEOGRAD ME EMRIN E W.WILSON

?PËRSE SERBËT TANI JANË MIRËNJOHËS PËR PRESIDENTIN AMERIKAN

Nga Muhamed Mufaku *

Këto ditë shtypi i Beogradit lajmroi për emërtimin e bulvardit të ri në projektin e madh “Beogradi mbi ujë” buzë Savës,që është investimi më i madh i Emirateve Arabe në Serbi,me emrin e presidentit 28 amerikn Woodrow Wilson(1913-1921).Duket,në momentin e parë,një lajm që sjell befasi,pra përse serbët tani janë mirënjohës për preidentin 28 amerikan Woodrow Wilson ?

Vërtetë,kjo incijativë erdhi me kohë që ka domethënjie të madhe,përkatësisht me 100 vjetorin e formimit të Jugosllavisë më 1.12.1918.Përgatitjet në Beograd filluan me kohë për 100 vjetorin.Kështu,më 25 maj u promovuar libri në dy vëllime “Histori e një utopije”,ku janë mbledhur studime të historianëve me pikëpamje të ndryshme rreth formimit dhe shktërrimit të Jugosollavisë,duke përfshirë rolin e elementit të jashtëm.

Gjatë studimeve tona në në Degën e historisë në UP gjithnjë është theksuar teza se “Jugosllavia është krijesë e Versajit”,ndaj e kemi quajtur gjithnjë “Jugosllavinë e Versajit”.Mirëpo,kohëve të fundit u zbuluan shume dokumente dhe u botuan disa libra në anglishte që ndriçun ndryshe prapavijën e formimit të Jugosllavisë më 1.12.1918.

Libri i zi që u zhduk

Në fund të vitit 1917 SHBA-ja hyri në Luftën e madhe “për të përfunduar të gjitha luftërat”,në krahsim me Fuqitë e mëdha evropiane që kishin ambicijet e tyre ,të cilat kishin arritur me kohë marrëveshtjet e fshehura gjatë viteve1915-1916 për të ndarë territotret e blokut kundërshtar.Kështu,në letrën e tij drejtuar Kongresit për arsyetimin e hyrjes në Luftën e madhe Presidenti Wilson theksoi se “bota duhet të jetë e sigurtë për hir të demokracisë”.Me fjalë tjera,SHBT-ja nuk shkoi në luftë për të marrë hisën e vet pej kolonive por për të krijuar një botë të re bazuar në demkokraci dhe të drejtën e popujve në vetëvendosje,pra në “shtete nacinalere”të pavarura dhe sovrane në vend të imperializmit që dominonte atëherë .

Në këtë kontekst,disa muaj pasi ushtria amerikane arriti në Evropë për t’i ndihmuar aleatët,Presidenti Wilson shpali 14 Pikat më 18.1.1918 që ishin bazë për një botë të të re pa luftëra,përkatësisht për të kaluar nga diplomacia e fshehur për ndarjen e interesave në botë të demokracisë e te drejtavetëpopujve në veëvendosje e “shtete nacionale” që garantohen nga një organizatë botërore(Liga e kombëve”)

.

Harta e Jugosllavisë siç dukej në Librin e zi

Presidenti Wilson kishte bindje të fortë në fitore të afertë,pra për përgatitje të një konference për paqe që do krijonte një botë më të drejtë në bazë të 14 Pikave të shpallura .Për një botë të tillë Pesidenti Wilson kishte besim në shkencat shoqërore,përkatësisht në një “paqë shkencore” ose e mbeshtetur në shkencat shoqërore për të krijonte hartat e “shteteve nacionale” që do të ishin baza dhe forma e botës së re.

Mu për këtë qëllim Presidenti Wilosn formoi një ekip të madh ekspertësh nën kryesinë e këshilltarit të vet për politikën e jashtme koloneli Edward M.House.Ky ekip i mdh i përbërë prej nja 150 shkencëtarëve të Shoqatës gjeografike amerkan(AGC) dhe universteteve më të njohura amerikane(Harvard,Yale,Columbia,Princeon etj) u mblodhën gjatë terë vitit 1918 për të praqitur konceptat dhe hartat e botës së re.Pasi që ekipi kishte për detyrë mbledhje të të dhënave ai u bë njohur me merin The Inguiry .Mbledhjet u bënë në Selinë e Shoqatës gjeografike amerkane,ku anëtarët e ekipit kishin në disponin 50 mjë libra dhe 47 mijë harta.Memorandumu i parë iu araqitë Presidentit Wilson më 22.12.1917,kurse raporti final dhe hartat përfundimtare iu derguan Presdenti më 21.1.1919.Raporti (98 faqe) dhe hartat(23 harta) ishin në formë të libëerthi me kopertinë të zezë që të jetë në duar të anëtarëve të delegaconit Amerikn në Konerencën e Pqës në Paris,ndaj hyri në histori me emrin The Black Book.

Libri i zi me ato harta të përpikta kishte efekt të madh në haritimin e Evropës së re me ato “shete nacionale” në vend të Perandorive të thyera(Gjermania,Austro-Hungaria dhe Perandoria osmane).Në bazë të saj pajtimi për të krijuar organizatën “Liga e Kombëve” ishte një sukses i madh për Presidentin Wilson në qershor1919,por Kongresi amerikan nuk ratifikoi atë, anëtarët e delegaconit amerikan u kthye në Washington me kopjet e Librit të zi,të cilat u zhduken me kohë.Vetëm në vitet e fundit Libri i zi u kthye përseri në qendër të vëmendjes.

Hartat e paraqituranë Librin e zi i habitnin anëtarët e delegacioneve tjera në Konferencën e Paqës në Paris sepse janë përpunuar nga ekpertë të njohur të shkencave shoqërore gjatë terë vitit 1918.Pasiqë Pesidenti në 14 Pikat u shpreh për të drejtën e popuve në vetëvendosje dhe në “shtete nacionale”,ekspertët morën për bazë elementet etnike-gjuhësore e jo ato historike,por me përshtatje ekonomike që “shtetet nacionale” të jenë shtete funkcionale.

Hartat e paraqitura për Evropën në Librin e zi u pranuan në Konferencën e Paqës ashtu si ishin ose me ca modifikime ,kurse ato për Lindjen e mesme u kunërshtuan fotë nga Britania e Madhe dhe Franca sepse ato kishin ndarë atë rajon për vete veç përpara.

Jugosllavia e Wilson-it

Ndonëse parimet e Presidentit Wilson ishin për një botë të re në bazë të drejtave të popujve për vetëvendosje dhe “shetete naconale”,ato nuk u përfillen në dy raste më karaktarestike (Jugosllavia dhe Cehoslovakia) që deshtuan më në fund.

Në rastin e Jugosllavisë koncepti etno-linguestik i hartës për një shtet jugosllav u mbeshtet në mendim jo korekt që serbët,krotët dhe slovenët flasin një gjuhë të ngjajshme,ndaj Libri i zi kërkoi të formohet një shtet jugosllav “që pëfshin Serbin,Malin ezi dhe serbët,kroatët dhe slovenët e Austro-hungarisë” .Megjithatë,harta e Jugoslavisë në Librin e zi,që pësoi do modifikime të vogla,ishte në kundërshtim me parimet e vetëvendosjes dhe”shteteve nacionale” në lidhje me shqiptarët dhe hungarezët që u bënë viktima të këtij”shteti nacional”.

Megjithëse Libri i zi kërkoi një “shtet nacional fedral për jugosllavët”, duke marrë parasysh dalimet etnike e fetare, shteti i ri u ndërtua në bazë të një regjimi cenralist që siguronte hegjomoninë e serbëve.Mu për këtë u pa qysh në fillim se shteti i ri nuk pemton një sukses për parimet e Wilsonit që ishin bazë për hartat e “shteteve nacionale” në Librin e zi.Kështu,historiani amerikan Charles Seymour,rektori i më vonshem i Universitit Yale,qysh me 1921 konstatoi se “dallimet midis kroatëve,slovenëve dhe serbëve nuk pemtojnë një ardhmëri të qetë”.

*Historian kosovar,profesor i historisë së re në universitet jodaneze 1989-2018,anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencavedhe Arteve të Kosovës,i nderuar me Medajen e Republikës për Merita më 2012.

Në numrin vijues: Ç’ofronte Libri i zi për Shqipëri e Kosovë më 1918?

Legjenda :

Presidenti W.Wilson

Harta e Jugosllavisë siç dukej në Librin e zi

Comments

comments

-----