Gëzuar 10 vjetori i Shpalljes së Pavarsisë !

Nga Mustafa Ismaili

 

Shpallja e Pavarsisësë së Republikës së Kosovës është nji nga ngjarjet më të rëndsishme në historinë tonë kombëtare. 17 shkurti 2008 ishte kurorë lotësh gëzimi për popullatën shqiptare në Kosovë .Sot dhjet vite me pare ligjevensit kosovar ne sallen e Kuvendit e shpallen dhe e deklaruan Kosoven te Pavarure.
Dua të theksoj se 17 shkurti 2018 shënon jubileun e 10 vjetorit të shkëputjes së Kosovës nga Serbia e cila u dëbua nga Kosova më 10 qershor të vitit 1999. Më pak se nji vjet la nji bilanc tragjedie dhe genocid: 12,500 shqiptarë të vdekur, 25,000 femra shqiptare të dhunuara mbi 4,000 persona të zhdukur mbi 1,500,000 e popullatës të zhvendosur dhe të dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, nji turmë e madhe njerzishë mbetëm me trauma psiqike,mbi 80% e infrastrukturës është shkatrruar. ..Sërbia ka përgjegjësi: materiale , morale,humane dhe okupuese ndaj teritorit tê Kosovës.
Edhe pse jemi viktim ajo para botës na prezenton si agresor!Nuk e kam të qartë pse bisedohet më nji armik të tillë pa I plotsuar këtëo kushte të lartë përmendura.
Ne i jemi mirënjohës përpjekjeve dhe sakrificave të mëdha të bijëve dhe bijave që vdiqën për këtë Kosovë. Nuk duhet të harrojmë SHBA-të dhe aleatët e saj që na çliruan definitivisht nga okupatori serbosllav.
Më 17 shkurt 2008 pas Deklaratës së Pavarsisë, u dërguan letra të gjitha qeverive të botës për njohëjen e shtetit të Kosovês. Avganistani është shteti i parë që e njohu Kosovën,dhe pastaj pasuan shtetet tjera mike anë e mbanë botës.Deri më sot nëse nuk gabohem Kosovën e kanë njohur 117 shtete nga 193 shtete antare të OKB.
Për këtë Kosovë shumë njerzë u flijuan dhe ikën me sy çelur pa e parë Kosovën Nuse! kaluan vite ,decenje e shekuj me tortura e masakra e flijime heroike. Deri te kjo dite e madhe
. Ne sot jemi jemi gjenerata e gjalle me më fat që e përjetuam këtë ditë të madhe .Ta kultivojmë dhe ta ruajmë shtetin dhe të punojmë për ndërtimin e shtetit e jo për pushtetin…Gëzuar kudo që festoni dhe qofte e perjetshme PAVARSIA E KOSOVES!

Mustafe Ismaili -shkrimtar
17 shkurt Toronto.

 

 

Comments

comments

-----