NË BERATIN E LASHTË-NË KËSHTJELLËN E LASHTË TË MBI LUMIT OSUM

Nga Sokol Demaku

 

Kryetari Bashkisë Berat Petrit Sinaj priti delegacionin e shkrimtarëve nga Suedia

Ishte shumë mbresëlënës për të gjithë takimi me kryetarin e bashkisë Berat Petrit Sinaj, takim aq i mrekullueshëm me kembim mendimesh e idesh rreth bashkëpunimit mes poeteve dhe shkrimtareve shqiptar dhe atyre suedez. Ide kjo e paraqitur nga përfaqësus të QKSH Migjeni nga qyteti Borås i Suedisë dhe anëtareve të Lidhjes se shkrimtarëve të Suedise Qendra në perendim me seli në qytetin Göteborg. Nga Suedia kishin  ardhurë dy shkrimtarë shqiptar me punë dhe vendbanim të përhershëm atje Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku, pastaj poetja islandeze me vendbanim dhe punë në Suedi njëheresh edhe kryetare e Qendres së Shkrimatëve Perendimi me seli ne Göteborg  Kristin Bjarnadottir dhe shkrimtarja dhe përkthyesja suedeze Anna Mattsson, në përcjellje të tyre ishte edhe poetja shqiptare me vendbanim në Norvegji Emine Hoti dhe të shoqëruar nga shkrimtari publicisti dhe gazetari Nuri Dragoi miku ynë nga Tirana.

Në një takim të përzemertë e vëllëzeror në Bashkin Berat mirë se ardhje u dëshiroj mysafirëve nga veriu i largët nga Mbretëria e bashkaur e Suedisë kryetari i Bashkisë Petrit Sinaj, i cili vlerësoj lart këtë nismë bashkëpunimi mes poetëve dhe shkrimatrëve beratas me ata suedez. Është një gurë i mbar në krijimin e urave të bashkëpunimit, kembimit të përvojave por edhe të librit mes dy vendeve. Besoj tha Petriti se ka shume cka të mësojmë nga ai vend i zhvilluar me një dmeokraci të përparuar në të gjitha aspektet e që do jetë një ndihmesë e madhe për ne në aspektin e ndertimit të jetës dhe përparimit qytetar tek ne.

Për projktin e bashkëpunimit folën Sokol Demaku kryetar i QKSH Migjeni në Borås të Suedisë dhe Kryetarja e Qendres së shkrimtarëve Përendimi në Göeteborg të Suedisë Kristin Bjarnadottir

Nga krytari i Bashkisë u informuan në pika të shkurtëra për historikun e Beratit si qytet me rreth 65,000 banorë. Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë.

Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187 m mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e Shqipërisë. Lumi i Osumit rrjedh përmes qytetit dhe jashtë tij, afër Urës Vajgurore, bashkohet me lumin e Devollit, të dy së bashku formojnë Semanin (gjatësia e tij brenda rrethit 32km). Një nga lumenjtë kryesorë të vendit. Ai paraqet interes për bujqësinë, energjitikën, hidrogjeologjinë, ekologjinë dhe urbanistikën.

Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 medrese.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë. Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella ose kalaja, Ura e Goricës, Ndërtesat e kultit dhe Arti dhe zejet.

Mysafirët nga Suedia e largët në shoqërim tënënekryetarës së Bashkisë Berat Teuta Avdyli Mucogllava u drejtuan në Bibliotekën publike të qyetetit ku atje i priti drejtori i bibliotekës Arben Jaupaj, e ku salla e bibliotekës ishte e stermbushurë nga adhurues së fjalës së shkruara edhe pse temperaturatë ato ditë në shumë qytete shqiptari arrinin të mbi dyzetat.

Prezantimin e akrivitetit e bëri drejtori i bibliotekes Arben Jaupaj, pastaj përshendetje e rastit nga Bashkia adhruesja e fjalës së shkruar dhe nënkryetarja e bashkisë Teuta Avdyli Mucogllava, ndërsa prezentimin e  mysafirëve nga Suedia dhe për rëndësine  këtij bashkepunimi dhe tkaimeve të tilla foli Kryetari i QKSH Migjeni në Borås të Suedisë Sokol Demaku.
Nikoqirët kishin përgatitur befasi për mysafirët nga Mbretëria e Bahskuar e Suedisë kështu që për Astrid Lindgren dhe veprën e saj ne gjuhen shqipe – foli mesuese Margarita Zyka, ndërsa për poeten  tjeter suedeze për fëmijë Selma Lagerlof dhe veprën e saj ne gjuhen shqipe – foli mesuese Anila Azizolli, për prozën e shkurter suedeze në gjuhen shqipe, tregimtaret suedezë- studjuesi Yzedin Hima. Nga ana e nxenesëve të shkollave u lexuan disa fragmente nga proza suedeze,
Mysafirja nga qyteti Göteborg i Suedisë Anna Matsson, shkrimtare, perkhtyese e Astrid Lindgren nga suedisht në gjuhen kmere, floli për shkriomtaren për fëmijë Astrid Lindgren dhe prezentoj Pipicorapëgjata, Hamit Gurguri, shkrimtar, përkthyes prezentoj Wilhelm Morberg dhe Strinberg, i cili është përkthyes i këtyre dy kolosve të letersisë suedeze, pastaj Krstin Bjarndotter, poete, shkrimtare, ne gjuhen suedeze dhe islandeze foli për letersia dhe poezia suedeze sot dhe krejt në fund Sokol Demaku, poet, shkrimtar, gazetar, përkthyes, mësues, i nmjohtoi tëpranishmit me Shqiptarët sot në Borås-Suedi, dhe roli Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni një shoqatë ,kulturore shqiptare në Mbretërinë suedeze.

Mysafirët nga Suedia për adhuruesit e fjalës se shkruar qe nuk ishin të pakët, ku salla ishte e mbushurë cep me cep nga nxenës, student, mësues, poet, shkrimtarë e ku mysafirët lexuan poezi ne suedisht dhe shqip por edhe ne gjuhen islandeze ku ka gjuhë matare shkrimtarja suedeze me prejardhje nga Islanda Kristin Bjarnadottir.

Shkrimtarët dhe përkthyesit Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku i dhuruan Bibliotekës së qytetit mbi dyzet egzemplar libra të cilat do të jenë në sirtarët e saj për të lexuar nga lexues entuziasty të kësaj biblioteke.

E përbashkëta e vizitës ishte se nga te dy palët u shprehë gatishmeria për një bashkepunim te frytshëm në të ardhmen mes poetëve dhe shkrimtarëve nga të dy vendet.

Pas dite ishte planifikuar të bëhet një viztë në Kalan e Beratit që është ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum, një vendbanim protourban, ku në shekullin e VII-V si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo ishte shndërrua në qytet kështjellë.

Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore.

 

Comments

comments

-----