Faleminderit Mr. Thompson!

Nga Rita Saliu

Edhe pse për shumë familje festat e fundvitit erdhën me gëzimet e emocionet e veta, një anëtare e komunitetit i kaloi në shqetësim dhe errësirë të plotë. Në apartamentin e D. C në Bronx ndodhi një avari përsa i përket energjisë elektrike. Si ndodhi ky incident, e nga kush po analizohet nga Institucionet përkatëse, por duke qenë se nuk pati rrymë elektrike, të gjitha ushqimet dhe ilaçet që ajo kishte të ruajtura në frigorifer i dolën jashtë funksionimit. 

Sapo telefonoi për shqetesimin Organizata Shqiptare – Amerikane e Gruas “Hope & Peace” u vu në lëvizje për ti ardhur në ndihmë, mes të tjerëve ato kontaktuan liderët e zonës. I menjëhershëm ishte reagimi i Z. Joseph Thompson, i cili jo vetëm që e vizitoi e pa nga afër situatën, por i premtoi se do të interesohej për riparimin e difektit, sigurimin e ilaçeve dhe ushqimeve.  

Nuk është hera e parë që Z. Thompson i gjindet komunitetit tonë dhe të gjithë komuniteteve në Bronx, por në veçanti organizata jonë e vlerëson Z. Joesph Thompson, për përkrahjen e tij të vazhdueshme që i ka dhënë anëtareve tona, si për anën sociale, ushqimore ashtu edhe financiare, ku disa prej tyre kanë përfituar edhe karta krediti në ushqime në shumën 100 apo 200 dollarë, ushqime me rastin e festave të fundnvitit, apo në rastet emergjente kur nënat kanë patur fëmijët pa bukë për shkak të dhunës në familje nga bashkëshorti. Për sa i përket anës sociale Z. Thompson i ka orientuar anëtaret e organizatës tonë nëpër zyrat e emigracionit dhe zyrave civile në Bronx dhe Manhattan.

Faleminderit Mr. Thompson! 

Comments

comments

-----