Nderime pranë shtatores së Nënë Terezës në Montreal

Albanian Montreal Press

Montreal

Është organizuar sot një tubim nga shqiptarët e Montrealit, në shenjë mirënjohjeje për veprën dhe misionin e Nënë Terezës. Shoqata Kulturore Shqiptare, me presidente Anila Kate, mblodhi sot bashkëatdhetarët për të nderuar figurën më të madhe të shenjtërisë shqiptare. Në fjalën e hapjes, znj. Kate, shprehu emocionet e saj në përkujtim të shenjtërisë dhe jetës së saj, nën shembullin e së cilës ne krenohemi të gjithë. Këtë tubim e nderoi edhe pjesëmarrja e ambasadorit shqiptar në Kanada, shkëlqesia e tij, z. Emal Muça, i cili mbajti një fjalim për nder të figurës së Nënë Terezës. Z. Muça përkujtoi shenjtoren duke falenderuar për misionin e saj drejt dashurisë, për vlerat mbinjerëzore dhe kujtimin e përjetshëm. Gjithashtu këtë tubim e nderoi edhe pjesëmarrja e Kryetarit i Bashkisë së lagjes South West z. Benoit Dorais dhe anëtarë të Këshillit të Bashkisë Allain Vaillancourt dhe Anne-Marie Sigoui. Në fjalën e tij, Z. Dorais theksoi zemërgjerësinë e Nënë Terezës dhe shembullin e papërsëritshëm të sakrificës që ajo ka treguar. Busti i Nënë Terezës, në vitin e 5 të saj, sot u nderua edhe nga brezi i ri, për të cilën lexuan disa poezi dhe u përkujtua emrin e saj. Gjithashtu pranë bustit u vendosën lule në shenjë respekti.

Comments

comments

-----