150 vjet histori, një ditë në një kohë!

Nga Kastriot FRASHËRI*

Në këtë ditë të 150-vjetorit të themelimit të Kanadasë, kemi kënaqësinë të publikojmë një shkrim nga një prej miqëve më të mëdhenjë të këtij shteti, zotit Kastriot Frashëri. Faleminderit z. Frashëri! – Tribuna Shqiptare

Canada Day ose Dita e Kanadasë është një ngjarrje që na fton të gjithëve për të mos humbur festën më të madhe të Kanadasë, se cila do të kremtohet këtë vit si asnjëherë tjetër në kryeqytetin e saj në Ottawa. Më 1 Korrik, kanadezët kudo ku janë do të festojnë 150 vjetorin e Konfederatës së Kanadasë, aktivitete të cilët këtë vit janë parashikuar të zgjatin gjatë gjithë fundjavës së, 30 qershor – 2 korrik 2017.  Tri vendet zyrtare ku do të përqëndrohen aktivitetet e kësaj fundjave janë: Parlament Hill: si zemra politike dhe kulturore e qytetit të Ottawa-s dhe vendi kryesor për festimet e Ditës së Kanadasë. Major Park Hill: një hapësirë e gjelbër shumë e bukur që gjendet vetëm disa minuta larg Parlament Hill, në mes të Fairmont Château Laurier dhe Galerisë Kombëtare të Kanadasë, përmban programe dhe shfaqje miqësore për familjen; si dhe Muzeu Historik i Kanadasë: vendi ku mund të gjesh vetëm gëzim dhe krenari me argëtimin e brendshëm dhe të jashtëm që ofrohet në muzeun më të vizituar të Kanadasë, të vendosura në Gatineau, Quebec, në brigjet lumit të Ottaëa-s, si dhe në qendrën e kryeqytetit dhe në vende të tjera zyrtare të Kanadasë edhe pse programimi i këtij viti në Parlament Hill ndryshon pak nga vitet e tjera.

Në ceremoninë e hapjes së këtyre festimeve do të marin pjesë personalitetet më të larta të saj, si kryeministri i Kanadasë, z. Justin Trudeau, Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë, z. David Johnston, si dhe Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwallis, të cilët do të festojnë ditën e parë të Kanadasë në Ottawa, si pjesë e Turit Mbretëror të Kanadasë, këtë verë.

Autori mes aktivistësh shqiptaro-kanadezë

Autori mes aktivistësh shqiptaro-kanadezë

Festa e Kanadasë ka një shumëllojshmëri programesh argëtuese si koncerte këngëtarësh të njohur, Dance Sharing, interpretues në rrugë, koncerte pop-up, shfaqje lundruese, udhëtime për fëmijë, teatër me kukulla, vallëzim, mbrëmjen me artistët kanadezë Cirque du Soleil, Alessia Cara, Marie-Mai, Walk Off The Earth, Lisa LeBlanc, Kelly Bado, Dean Brody, Louis-Jean Cormier, Serena Ryder, Kinnie Starr, Gordon Lightfoot, Mike Tompkins, si dhe President’s Choice, që është shfaqja më e madhe piroteknike e Ditës së Kanadasë, e cila do të nisë nga pesë vende të ndryshme: Pika Nepean, si dhe katër vende përgjatë bulevardit të Konfederatës, e cila është një stuhi verbuese sa e vërtetë, aq dhe e përkryer, në këndin 360 ​​gradë, shfaqja e fishekzjarreve është e kushtëzuar nga moti.

Po ashtu, subjekte të ndryshme në gjithë qytetin do të ofrojnë për publikun hyrje falas dhe programe të veçanta në Ditën e Kanadasë, duke përfshirë muzetë kombëtarë si Muzeu i Bujqësisë dhe Ushqimit i Kanadasë, Muzeu i Aviacionit dhe Hapësirës së Kanadasë, Muzeu Historik Kanadez, Muzeu Kanadez i Natyrës, Muzeu Kanadez i Luftës, Diefenbunker, Galeria Kombëtare e Kanadasë, si dhe Muzeu Bytoën, Qendra Kombëtare e Arteve dhe Festivali i Xhazit të TD Ottawa, etj.

Me Lulzim Laloshin (majtas) dhe Kristian Bukuroshi

Në Kanada sot, kemi një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh numri i të cilëve mund të jetë mbi 60 mijë, të cilët punojnë e jetojnë si qytetarë vendas. Ne jemi të lumtur që Parlamenti i Ontarios, një vit më parë, falë përkujdesit të veçantë të zonjës së nderuar Laura Albaneze (MP) dhe z. Yvan T. Baker (MP) e shpalli nëntorin: Muaji i Trashëgimisë Shqiptare, një event i rëndësishëm për të eksploruar trashëgiminë tonë dhe për të na afruar më shumë. Pa dyshim një rol të rëndësishëm këtu luan edhe komuniteti shqiptar në Kanada, përmes organizatave shqiptare dhe medias. Gjej rastin të vlerësoj kontributin e familjes Bejkosalaj, si një nga familjet shqiptare më të vjetra; për të vijuar me z. Ilir Lena, drejtues i “Pasqyra Shqiptare –TV”; z. Ajet Nuro, drejtues i “Tribuna Shqiptare” dhe “AlbEmigrant”; znj. Ruki Kondaj dhe z. Ramazan Këllezi nga Komunitetit Shqiptaro-Kanadez, etj. Instituti i Çështjeve Kombëtare dhe autori i këtyre radhëve janë krenarë që kanë punuar për shumë vite në këtë drejtim duke përcjellë mesazhe pozitive për komunitetin tonë atje, përmes vizitave, takimeve dhe mjeteve te komunikimit masiv, duke shkruar disa artikuj mbi forcimin e marrëdhënieve tona të bashkëpunimit, si dhe në mbështetje të interesave tona të përbashkëta, duke ndikuar drejtpërdrejtë në ngritjen e moralit dhe në forcimin e ndjenjave të miqësisë midis dy vendeve tona, si dhe për prezantimin e fuqisë Kanadeze në Tiranë.

Është fakt i njohur se prej vitesh Kanadaja dhe Shqipëria kanë vendosur marrëdhënie të mira bashkëpunimi. Kanadaja ka mbështetur dhe mbështet integrimin e plotë të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike dhe kanadezët mbështetën antarësimin tonë në NATO në vitin 2009.

Prezenca e Kanadasë në Shqipëri është shumëplanëshe, si në aspektin politik ashtu edhe në atë të bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe ushtarak. Ambasadori i Kanadasë në Romë është i akredituar në Shqipëri, ku anëtarët e stafit të ambasadës vizitojnë herë pas here Shqipërinë në lidhje me problematikën e punës së tyre. Po ashtu, në Tiranë ka një Konsullatë Nderi, e cila mbështet interesat kanadeze në Shqipëri. Për të gjithë të interesuarit e sektorit ekonomik, bëjmë të njohur se në Shqipëri operojnë disa kompani prestigjoze kanadeze në sektorët strategjikë si energjia, minierat, infrastruktura, të cilat kapin vlerën e investimeve mbi 1 miliard dollarë. Për të shfrytëzuar sa më mirë potencialet e mëdha që ofron vendi ynë në këta sektorë qeveria shqiptare ka ftuar disa herë investitorët kanadezë të jenë sa më prezent me investimet e tyre. Ne kemi mendimin se kompanitë kanadeze në Shqipëri kanë një mundësi dhe terren të madh për të zhvilluar projektet e biznesit në sektorët ku veprojnë, apo edhe në sektorët e tjerë që mund të eksplorohen në të ardhmen. Tre vjet më pare Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) e klasifikoi Kanadanë si investitorin më të madh në Shqipëri me mbi 810 milionë dollarë investime në sektorët e naftës, gazit dhe minierave. Petromanas Energy, Stream Oil & Gas dhe Tirex Resources janë disa nga investitorët më të mëdhenj kanadezë në Shqipëri. Gjejmë rastin të vlerësojmë rezultatet dhe punën e bërë këto vite nga diplomatët kanadezë të çështjeve tregtare si znj. Carina Graciano, z. Tyler Wordsworth, Emmanuel Kamarianakis, znj. Anita Baidwan; dhe z. Robert Barns, etj. Për të ndihmuar në mbrojtjen dhe inkurajimin e investimeve të dy anshme, qeveritë e Kanadasë dhe Shqipërisë kanë finalizuar një Marrëveshje për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve të Huaja (FIPA). FIPA synon të do të sigurojë parashikueshmëri dhe siguri më të madhe për investitorët kanadezë duke pasur parasysh mundësitë e investimeve në Shqipëri dhe do të nënvizojë besueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion investimi.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm në marrëdhëniet me Kanadanë është padyshim edhe bashkëpunimi Ushtarak dhe i Mbrojtjes. Kjo, pasi gjatë viteve 2004 dhe 2014, Shqipëria u bë pjesë e Programit të Asistencës për Trajnimin Ushtarak Kanadez (MTAP), qëllimi i të cilit ishte të ofronte trajnim gjuhësor për oficerët ushtarakë shqiptarë në Kanada. Kanadaja gjithashtu ka ndihmuar Shqipërinë me asistencë teknike, ekspertizë, trajnime, si dhe ka ndihmuar ushtrinë shqiptare të shkatërrojë rreth 10,000 ton armë dhe municione të armëve të lehta.

Autori i shkrimit përpara parlamentit kanadez në Ottawa

Duke përfituar nga rasti, në këtë ditëlindje të 150 të Kanadasë ne jemi krenarë që kemi punuar me përkushtim për forcimin e këtyre marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe falenderojmë të gjithë miqtë tanë me të cilët kemi patur kontakte dhe njohje me personalitete të rëndësishme të saj, përfshirë ish-kreun e Senatit, Hon. Noel Kinsella, senatorët, Hon. Marcel Prud’homme, Hon. Elizabeth M. Hubley dhe Hon. David Tkachuk, Yvan Jobin, zyrtarë të tjerë në DFAIT, diplomatë kanadezë në Romë; profesoren e shquar ndërkombetare të nderuarën Margaret MacMillan, Robert C. Austin, profesor në Universitetin e Torontos, drejtues të korporatave Kanadeze, drejtues të komunitetit shqiptar, personalitete të tjerë të shquar të artit, letërsisë dhe kulturës kanadeze në botë. 

* Studiues, publicist dhe Drejtor i Institutit të Çështjeve Kombëtare

 

Comments

comments