Çlirimi jep me teper shpresa per Paqe

Përktheu nga origjinali Petro S. Zheji

JANI ILIA DILO, JA C’FARE GJEJME NE GAZETEN AMERIKANE “EASTON EXPRES”,12/16/1955

LIBERATION ‘ OFFERS BEST PEACE HOPE,EASTON MAN SAYS

“Clirimi jep me teper shpresa per Paqe”,thote burri nga Eastoni. Clirimi i vendeve te roberuara perben te vetmen mbrojtje ndaj nje fitoreje boterore nga Bashkimi Sovjetik, sipas Jani Dilo, banues ne 639 W. Lafayette St.
Duke folur ne Asamblene eShteteve Europiane te roberuara te merkurrren ne New York,Dilo tha se politika e vendeve te lira doli se ishte e gabuar.Nje vetekenaqje ,tregoi historia dhe eksperienca.Clirim, tha Dilo, nuk do te thote lufte ,por
nje zvogelim te potencialit ushtarak te Bashkimit Sovjetik.
Dilo, kryetar i Delegacionit te Bashkimit Nderkombetar te Fshataresise, deklaroi se nje politike clirimi”do te thote praktikisht qe Bashkimi Sovjetik te detyrohet te terhiqet ne kufijte e tij te meparshem”   


“Nuk ka rruge tjeter per nje paqe e rregull nderkombetar”,tha ai. ” Misioni i politikes se jashteme te botes se lire duhet te jete ai qe t’u jape te gjitha shteteve siguri dhe mbeshtetje per te percaktuar vete , ashtu si u pelqen ,fatin e tyre ,pa patur frike qe te shtypen nga disa shtete te tjera qe kane a jane shume me teper te armatosur”
“Vetkenaqesia dhe zbutja , deklaroi Dilo, jane politika te gabuara dhe ndihmojne Bashkimin Sovjetik .Ideja e koekzistences paqesore, shtoi ai , eshte krejt e huaj per filosofine Sovjetike”
E keqja me politiken e tanishme , vijoi Dilo , eshte se “Bota e lire” perpunon politika te tilla qe te mund t’u beje balle planeve agresive te Sovjeteve, kurse duhet qe ata , perkundrazi t’i pershtatin planet e tyre qe te mos bien ndesh me ato te politikes se “Botes se lire”.
“Ka ardhe koha per ndryshime”,tha ai . “Ka ardhe koha qe bota e lire te inaguroje nje politike tjeter ,nje politike qe duhet t’u drejtrohet te gjitha shtetreve dhe popujve.QELLIMI I SAJ DUHET TE JETE LIRIA”.

(PERKTHEU NGA ORGJINALI PETRO S. ZHEJI)

 

 

 

Comments

comments

-----