WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Kanuni i Neglizhencës

Dr. Prof.Ismet Elezi mbi të Drejtën Zakonore Shqiptare (pjesa e dytë)

15 March 2010
Paul Tedeschini
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Paul Tedeschini

Dr prof Iismet Elezi

(Ne foto Dr.Prof.Ismet Elezi)


( Pjesen e parë, mund ta lexoni ketu: http://tribunashqiptare.com/news/135/ARTICLE/3598/2010-03-04.html ose http://kosova.albemigrant.com/?p=16128 ).


Ne vijim te kapitullit “Mendimi juridik për të drejtën shqiptare” ne faqen 90 te librit te tij  “Mendimi Juridik Shqiptare” studjuesi Ismet Elezi shkruen:

-          “Normat e së drejtës zakonore janë krijuar nga mençuria popullore, nga pleqtë anonimë (pleqësitë), kuvendet e burrave të zakonit dhe janë ruajtur në kujtesën e popullit. Në zbatimin e tyre ka vepruar forca e opinionit publik si dhe autoriteti i Kuvendeve, të cilët arritën të vendosnin sanksione penale kundër atyre që shkelnin normat e vendosura.”

Nga kjo na kuptojme se normat e se drejtes zakonore shqiptare kane pase karakter popullor, sepse keto norma u krijuen nga populli, zbatoheshin nga populli dhe transmetoheshin brez mbas brezi nga vete populli. Asht pikrisht kjo arsyja, qe keto norma kishin forcen e nji ligji dhe sigurojshin zbatimin e rregullt te tij ne ate shoqnì fisnore. Ne nji shoqni e tille te rregullt e te sigurte, pa plasa, nuk mund te depertojshin ligjet e pushtuesve te huej.

Po ne ate faqe profesor Elezi shkruen:

-          “Veçorì e tretë e së drejtës zakonore ka qënë partikularizimi i saj, d.m.th. në ekzistencën e kanuneve të ndryshme krahinore, që, në analizë të fundit përcaktoheshin nga kushtet historike dhe ekonomike-shoqërore të këtyre krahinave”.

Me kete pohim na kuptojme ate qe profesori do te thekoje ma vone, se nuk ka pase vetem nji kanun per te gjitha krahinat shqiptare, por seicila krahine ka pase zakonet apo kanunin e vet, tue pase elementa te perbashketa mbarshqiptare.

-          Po aty: “Normat e së drejtës zakonore shqiptare, në tërësinë e tyre përbëjnë një sistem juridik nga më të vjetrit në Europë. Këtë fakt e ka vënë në dukje studjuesja dhe albanologia e njohur angleze Edith Durham, e cila ka njohur nga afër realitetin shqiptar. Ajo ka shkruar se: Ligjet dhe Kanunet që i atribuohen Lekës, duket qartë se janë më  të hershme se shekulli XV-t,  para kohes kur thuhet se ka jetuar. Ndoshta atyre ligjve u janë bindur luftëtarët e panjohur me armë brinxi, që dalin nga varrezet parahistorike”.

Nga kjo nxjerrim randesine e madhe te njohjes se zakoneve shqiptare si nji nga elementet qe vertetojne lashtesine e ketij populli ne Europe, si nji nder popujt ma te vjeter te ketij kontinenti. Prandej populli shqiptar i perket ketij kontinenti, me gjithe se per nji periudhe historike iu mohue nga ana e pushtuesit aziatik komunikimi me Europen. Prà shqiptart nuk shkojne ne Europe, por jane ne Europe ne aksin qendror gjeografik te ketij kontinenti.

-          Po aty “Në sistemin e së drejtës zakonore shqiptare përfshihen degët e ndryshme të saj, duke filluar nga norma me karakter statutor që rregullojnë organizmin e shoqërisë ku ajo vepron, normat e së drejtës familjare, civile, të pronësisë, penale, procedurale. Të gjitha këto dëshmojnë për arritjet e mendimit juridik shqiptar, që e kishte burimin në kulturën popullore shqiptare dhe pasqyrojnë botëkuptimin, mëndësitë dhe psikologjinë shoqrore të popullit shqiptar”.


Në faqen 91 profesor Ismet Elzi  jep Burimet kryesore të së drejtës zakonore shqiptare”

a) “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, i mbledhur nga Shtjefen K. Gjeçovi, i botuar pjesë pjesë në revistën “Hylli i Dritës” (1913-1929) dhe mbas vdkjes së tij u botua në një vepër të vetme në Shkoder në vitin 1933.

b) “Kanuni i Skenderbeut”, i mbledhur e i botuar nga Don Frano Ilia në vitin 1993.

c) “Kanuni i Mirditës”, i mbledhur e i botuar nga Pal Doçi (Vetqeverisja e Mirditës – Tiranë, 1966, dhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit” sipas variantit te Pukës, mbledhur e botuar nga Xhemal Meçi në vitin1966.

ç)  “Kanunet e tjerë lokalë të Lumes, të Bendes, të Çermenikës(Në Arkivin e Institutit të Kulturës Popullore, Tiranë).


Po ne faqen 91 profesor Ismet Elezi jep “Parimet e së drejtës zakonore shqiptare”

“E drejta zakonore shqiptare (të gjitha kanunet shqiptare) është mbështetur në parime kryesore të përbashkët: barazia e njerëzve nga gjaku, nderi, besa, mikpritja, etj….. Sigurisht ekzistenca e parimeve kryesore të përbashkëta të kanuneve, nuk mohon  normat me dallimet e veçorìtë lokale, ashtu siç janë dialektet në gjuhën shqipe, apo veshjet, kostumet, këngët, etj. Këto veçori lokale, të kushtëzuara nga zhvillimi ekonomiko-shoqëror e kulturor i banorve të krahinave, nuk prekin unitetin e sistemit të së drejtës zakonore shqiptare nga Labëria në Veri e deri në Kosovë, si pjesë përbërse e kulturës shqiptare. ”.


(Vazhdon me pjesën e tretë: “Mendimi juridik shqiptarë për të drejtën zakonore”)


Pregatiti Paul Tedeschini, 15.03.2010

Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=16583





 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



NJË DORACAK I MIRËSEARDHUR PËR ARDHACAKËT NË SUEDI 07.02.10 - NJË DORACAK I MIRËSEARDHUR PËR ARDHACAKËT NË SUEDI

Rreth librit “Mësim fillestar shqip -suedisht ”- i Ibragim Egriut, nga Sokol Demaku

Universiteti i Bolonjes dhe partizanët me gjysëm opinge 07.02.10 - Universiteti i Bolonjes dhe partizanët me gjysëm opinge

Opinion nga Paul Tedeschini

Rrezet e Lirisë 07.02.10 - Rrezet e Lirisë

Cikël poetik kushtuar përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nga Namik Selmani

NJE MIJE HERE 07.02.10 - NJE MIJE HERE

Në prag të Shën Valentinit një tufë poezish dashuria nga Janaq Pani

Intervistë  me Lulzana Pajaziti -poete 07.02.10 - Intervistë me Lulzana Pajaziti -poete

Intervistë nga Arsim Halili

DHËNIE E NËNSHTETËSISË..." ala greko..!" 07.02.10 - DHËNIE E NËNSHTETËSISË..." ala greko..!"

Opinion nga Danel Cana


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
PUTHJA E PËRDHUNSHME PUTHJA E PËRDHUNSHME

Fragment nga “Vajza e Kyçur”

A janë pushtetarët "kaubojë", apo votuesit-qytetarë "shurdhëmemecë"? A janë pushtetarët...

Opinion nga Agim Vuniqi

 
STILOGRAFI I NOLIT STILOGRAFI I NOLIT

Vështrim historik nga Gëzim Llojdia

Kur historia braktiset nga politika Kur historia braktiset...

Opinion nga Namik Selmani

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! - Reagime Për komb e për...

Opinione rreth shkrimit të prof Ibrahim Egriu, Për komb e...

PËRGJIGJE TEDESCHINIT PËR IDENTITETIN E RESHAT AGAJ DHE MË TEJ PËRGJIGJE TEDESCHINIT...

Replikë e z. Luan Çipi

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com