WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Kanuni i Neglizhencës

NORMAT KANUNORE DHE LIGJET E SHTETIT

06 September 2009
Kanuni i Lek Dukagjinit
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Gjon Neçaj*

Në kuadrin e javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribuna Shqiptare, 1-7 shtator 2009

Tribuna Shqiptare

Në një shoqëri fisnore, siç është organizuar në shekuj Shqipëria veriore, ku ka sunduar dhe sundon akoma më tepër vetëgjyqësia se drejtësia, ku për pasojë gjakmarrja është ende fatkeqësisht një plagë e pashëruar, në këto fise, ku ka sunduar dhe vepruar me shekuj një kod zakonor me emrin kanun, ku një akt hakmarrjeje e kryer nga pala e dëmtuar është sanksioni më i fundit për të ndëshkuar një dëmtues, për të vendosur dhe për të ruajtur rendin shoqëror në këto  legjione, është domethënëse sprova  që po marrim për të hedhur dritë mbi organizimin e fisit sipas kanunit. "Popullsia e kësaj zone, shkruan profesori japonez Kazuhiko, ka ruajtur strukturat fisnore të bazuara në familjen, vëllazërinë dhe fisin...Malësitë e Shqipërisë veriore, vazhdon ai, i janë nështruar kodit fisnor zakonor të quajtur kanun..."

 

E duke hulumtuar e studiuar kanunin e Lekë Dukagjinit, të mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi, e të botuar pas vdekjes së tij, në vitin 1933, konkludohet se ai  ( kanuni ) ka ushtruar pushtetin e tij ligjor me shekuj në " Malësitë e Veriut". Padyshim se anë të këtij kodi zakonor duhen studiuar e analizuar nga ekspertë të kësaj fushe, edhe kohët e sotme, për të nxjerrë konkluzione mbi përsosmërinë e zbatimit të tij, pasi shqiptarët në këtë periudhë tranzicioni, pak njohin ligjin dhe shtetin, e zbatuesit e ligjit nuk kryejnë sa duhet detyrën e shenjtë të drejtësisë, duke u përhapur gjithandej slogani i pasaktë se "nuk ka shtet", "ne nuk mund të bëjmë shtet", që afërmendsh të gjitha këto kanë një faturë të dhimbshme njerëzore: me vrasje për gjakmarrje, ngujime, fëmijë që nuk shkojnë në shkollë, etj.

 

Sokol Delia, pinjoll i familjes se bajraktarit të Nikjave, pjesëmarrës në konferencën kombëtarre për gjakmarrjen dhe një ndër aktivitstët më të suksesshëm të pajtimit të gjaqeve në veri, kur flet për këtë fenomen, ngushëllohet dhe psherëtin thellë duke medituar, teksa bisedën e hedh te dhjetra e dhjetra raste të pajtimit të gjaqeve nga ana e tij. E le ta gjykojmë   sipas kanunit se si është përcaktuar organizimi i fisit nga vetë protagonistët në veriun e Shqipërisë.

 

Fisi është gjaku i burrave e gjinia e grave, kurse bajraku është fisi-shtet i përbërë prej vëllazërive. Organet e bajrakut janë: bajraktari, që është kryesuesi i fisit, autoriteti më i lartë në fisin-shtet. Këtij i përket prijësi i fisit në kohë paqe e në kohë lufte brez pas brezi. Ndihmësat e bajraktarit janë gjithmonë krerët ( këmbët ) e fisit, të parët e vëllazërive të mëdha, prej të cilëve përbëhet fisi. Duke marrë shkas sa më sipër, do mundohemi të paraqesim organizimin sipas kanunit të fisit dhe bajrakut. Asesi nuk duam as nuk mundemi të analizojmë kanunin, por ashiqare, duke qënë të një mendjeje, se kemi ç'të mësojmë nga mënyra e zbatimit praktik të tij, apelojmë se ligji duhet zbatuar nga të gjithë dhe për të gjithë, e meqë jemi koherent me detyrat e lëna nga kryeprokurorja Ina Rama  në Tropojë  për zbardhjen e vrasjeve në vitet 1998-2000, le të veprojë drejtësia e ligjet e të ndëshkohen ata që kryen krime.

 

E nënlokja me të zeza që vajton çdo ditë në pragun e shtëpisë në një lagje të qytetit tim për djalin e humbur, do largojë për një çast dhimbjet e do shprehet: "Lavdi Zotit që u vendos ligji dhe drejtësia". E ky është apeli i çdo qytetari shqiptar.

 

E tani të vazhdojmë me organizimin e fisit-shtet sipas kanunit. Krerët e vegjël të fisit janë të parët e vëllazërive të vogla, ose vojvoda. Secili prej vojvodës ka një ndihmës të caktuar, që quhet djalë. Bajraktari dhe vojvoda pushtetin e parisë ( drejtimit ) e ushtrojnë djalë mbas djali. Mbledhjet që bëhen për ushtrimin e autoritetit në fis, ose për caktimin e ligjeve të reja e zbatimin e tyre, quhen kuvende. Secili fis e ka të përcaktuar vendin se ku zhvillohen kuvendet ( mbledhjet ). Ndër çështjet më thelbësore është krijimi i një komisioni krerësh, të cilët gëzojnë autoritetin e mbarë fisit. Vendimet e tyre kanë fuqi ligjore për gjithë fisin. Në rast të lidhjes së besës për gjaqe vëllazëri me vëllazëri apo fis me fis, ai që shkelë besën, nxirret prej fisit (leqitet). Raste të tilla ka patur në Nikaj Mertur, Dukagjin, etj.

 

Bajraktari në rast lufte me të huajt (jo dheas), është aleat me prijësit e fiseve të tjerë, duke lidhur besën nën kushtrimin për luftë në shtatë e shtatëdhjetë. Raste domethënëse kemi në vitin 1910 në luftën kundër Shefqet Dergut Pashës në Nikaj Mertur të drejtuar nga Prelë Tuli, apo në Malësi të Madhe të drejtuar nga Dedë Gjo Luli. Por interesant është rëndësia që i jepet femrës në kohë lufte, kur në kanun quhet "rob shpie". Gruaja për shembull, ka të drejtë të prijë nepër flakë të pushkës për t'i vënë zjarrin  të ngujuarit (gjaksit), të rrethuar prej fisit, e s'guxon kush ta qëllojë.

 

Gjithashtu institucioni i besë (betimit), ka një rëndësi të veçantë në kanun. Pleqtë e betimit janë hetuesit e ndërgjegjshëm të fakteve, e caktohen deri në 24 veta. Në fillim të shekullit të kaluar, në kanun u shtuan edhe nene për djelmninë e fisit, e cila kishte detyrë kontrollin e zbatimit të kanunit. Në Dukagjin kryetar i Djelmnisë u zgjodh Mehmet Shpendi i Shalës. "Djelmina e fisit, sqaron Sokol Delia, është një organ ekzekutiv i vendimeve që merren në mbledhjen e fisit nën drejtimin e bajraktarit, por edhe kundër këtij, nëse shkel nenet e kanunit".

 

Si përfundim mund të citojmë se banorët e këtyre anëve i referohen kanunit si burim drejtësie, i cili u mundëson atyre rendin shoqëror, paqen dhe lirinë e të jetuarit, sepse siç e cekëm dikund më lart, akoma ekzistojnë  shoqëritë fisnore të quajtura shtëpi-vëllazëri-fis. Mendojmë se këto gjykime janë të vlefshme për të analizuar kanunin, në dukuritë që akoma hasen në Shqipërinë veriore, si pasojë e moszbatimit të ligjit, por çuditërisht në shumë raste as të kanunit, se ka shume nene ku përcaktohen si pajtohen gjaqet, mos cenimi i grave, fëmijëve, falja e gjakut, etj., etj. E në mungesë të faktorëve, pak prej të cilëve cituam më lart, ushtrohet edhe sot e kësaj dite pushteti kanunor në vend të pushtetit shtetëror, në fillimin e shekullit njëzet e një të mijëvjeçarit të tretë.

 

 

 

*Gjon Neçaj, korespondent shtypi Tropojë.

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



DUKE HYRË NË FRASHËR ME NAIMIN 09.09.09 - DUKE HYRË NË FRASHËR ME NAIMIN

Portret i poetit kombëtar, nga Gëzim Llojdia

Imzot Pjetër Bogdani në New York 09.09.09 - Imzot Pjetër Bogdani në New York

Shkrim i shkëputur nga libri “Imzot Pjetwr Bogdani në New York” (New York, 2009),

"GRABJANI RREZE KODRAVE" VEPER LETRARE ME VLERA TE MEDHA 09.09.09 - "GRABJANI RREZE KODRAVE" VEPER LETRARE ME VLERA TE MEDHA

Kritikë letrare rreth librit të Lekë Tasit "GRABJANI RREZE KODRAVE", nga Eduard Dilo

NJË PËRGJIGJE ME FAKTE 09.09.09 - NJË PËRGJIGJE ME FAKTE

Opinion nga Halit Xhemë Elshani

NJË  KUJTIM  I  PAHARRUAR  NGA  TAKIMI  ME SENATOR  KENEDIN 09.09.09 - NJË KUJTIM I PAHARRUAR NGA TAKIMI ME SENATOR KENEDIN

Përshtypje nga takimi me senatorin Ted Kennedy, nga Rozi Theohari, Boston

Baladë e përflakur / Flammande ballad 08.09.09 - Baladë e përflakur / Flammande ballad

Rreth antologjisë poetike të Sokol Demakut "Baladë e përflakur / Flammande ballad", botuar në shqip dhe...


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
Një rast i rrall: shqiptarëve u mohohet pasaporta Një rast i rrall:...

Sose Dumani denoncon faktin që fëmijëve me pretekstin se kanë dy vendlindje...

Intervistë e kritikut dhe poetit NEXHAT REXHA Intervistë e kritikut...

Intervistoi Arsim Halili

 
Takon mësuesen pas 65 vjetësh Takon mësuesen pas 65...

Reportazh rreth një ngjarje joe zakonshme, nga Bardhyl...

Roman për kauzën artistike dhe edukimin estetik Roman për kauzën...

Kritikë letrare e librit “Portreti i artistit në rini” të...

DILEMA LIDERËSH DILEMA LIDERËSH

Opinion nga Artan Mullaj

Në gjirin e lëvizjes patriotike Në gjirin e lëvizjes...

Diaspora e atdhetarëve të harruar: Dhimitër Emanoil...

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com