Nga Blerim Uka
Qe një vit qëkur ka filluar fushata kundër gjakmarrjes, e udhëhequr nga nga TribunaShqiptare.com, shumë njerëz kanë shkruar, kanë bërë shpërndarjen e peticionit kundër gjakmarrjes, kanë komentuar…. Gjithçka është bërë në baza vullnetare. Askush nuk ka fituar gjë monetarish por edhe askush nuk ka shpenzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Mirëpo, siç thuhet, nuk ka rregull pa përjashtim dhe një përjashtim e konformon rregullën në këtë fushatë mbarëkobëtare. Tribuna Shqiptare ka mësuar se Arbër Latifi i ka mbuluar personalisht shërbimet e inçizimit në studio të këngës “Ku është Iliri? ”. Këtë këngë të fuqishme kundër gjakmarrjes dhe kanunit të gjakmarrjes e ka kompozuar dhe e këndon këngëtari dhe instrumentisti i mirënjohur Avdi Latifi në bazë të tekstit të tërhequr nga përmbledhje e variacioneve me të njënjtën temë “Kanuni i Neglizhencës”.
Mendoj se Arbër Latifi meriton një falenderim publik për këtë kontribut të veçantë.