WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Kanuni i Neglizhencës

Gjakmarrja dhe shteti

02 September 2009
Dorian Koçi
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Dorian Koçi

Tribuna Shqiptare

Diplomati italian Pietro Kuaroni në librin e vet “Valixhja Diplomatike” përshkruan se kur ra në kontakt për herë të parë me malësorët e Veriut në qytetin e Shkodrës, “iu dukën si përfaqësues të shoqërisë mesjetare të viteve 1000”. Kjo bindje iu përforcua dhe më tepër kur mësoi për zakonin e gjakmarrjes. Përtej kuriozitetit evropian që çdo huaj e ka pasi bie në kontakt me topografinë dhe demografinë e Ballkanit,gjë të cilës nuk mund ti shpëtonte dhe diplomati italian, situata e gjakmarrjes e përshkruar aty duket sikur është e njëjta me atë të ditëve të sotme. Situata e rindezur kohët e fundit me këtë fenomen është vërtetë për tu shqetësuar dhe kërkon aksion të drejtë për së drejtë për ta ndaluar.

Shqiptarët nuk janë të parët që kanë mes tyre,fenomenin e gjakmarrjes. Ky fenomen ka pasur një shpërndarje gjeografike të gjerë në Evropë duke filluar nga Skocia në Britaninë e Madhe, Korsika në Francë ,Kreta e Mani në Greqi etj. Gjithsesi shqiptarët mbeten të vetmit që vazhdojnë ta praktikojnë dhe kjo mbetet “thembra e Akilit” në profilin psikologjik tonin. Nëse zhvillimet e ndryshme kulturialo-politike kanë bërë të mundur që fenomeni në vendet e tjera të zhduket, në Shqipëri , “kulshedra e gjakut ka mbijetuar”.Ndonëse për një kohë të gjatë ka mbizotëruar një ndërgjegjësim i mjaftueshëm i shprehur nëpërmjet medies dhe shoqërisë civile për ta frenuar këtë fenomen,gjithsesi ai s’është ndalur dhe ka marrë përmasa të frikshme.

Nuk kanë munguar dhe akuzat e forta ndaj shtetit,i cili nuk ka ditur ta menaxhojë situatën dhe me masa gjysmake është munduar ti vë fre gjakmarrjes,por nëse përgjegjësia e shtetit do të shkonte në mbrojtjen e çdo familje të kërcënuar atëherë do të krijohej një “shtet i ngujuar”.Askush s’besoj se dëshiron të ketë një shtet të gjysmë-policor në Malësitë e veriut duke dhunuar ndoshta dhe liritë e të drejtat e njeriut të qytetarëve të tjerë të pafajshëm. As rishikimi i rivendosjes të dënimit me vdekje nuk është “çelësi magjik “ si besojnë një pjesë e popullsisë. Perspektiva evropiane e Shqipërisë nuk lejon rivendosjen e dënimit me vdekje dhe për këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Ashtu si nuk na pëlqen të shikojmë prerjesh duarsh apo vdekje me gurë “live” nga vendet islamike që i praktikojnë këto dënime, ashtu dhe ikonat që mund të vinë nga Shqipëria me njerëz të ekzekutuar nuk do të mirëpriteshin aspak jo vetëm në opinionin evropian por edhe në atë të brendshëm.

 Gjithsesi para se kjo të jetë një masë jo e këshillueshme nga  të huajt, mendoj se ekziston tashmë një opinion i shëndoshë nga ana  shoqërisë shqiptare për pranimin e kësaj pjese të legjislacionit evropian.

 Akuzat e ndërmarra ndaj shtetit (pa dashur të bëj avokatin e tij) shpesh herë e kanë çuar debatin në rrugë të gabuar sepse më shumë i mëshohet rolit të tij paternalist i cili edhe nëse arrin të bëj diçka në zhdukjen e fenomenit do të kishte rrethana prapavepruese. Gjithkush e di se pas lëvizjes për barazi raciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 60,në vitet që pasuan shteti u afroi politikën e affirmative action. Kjo politikë konsistonte në përkrahjen dhe trajtimin me përparësi të individëve me ngjyrë në konkurse për vende pune,dhënie bursash universitare,njohja e së drejtës për abort dhe rritjes së ndërhyrjes së shtetit dhe institucioneve në jetën private,sidomos duke i larguar fëmijët nga mjedise abuzive dhe të dhunshme.

Megjithëse politika paternaliste pati efekte pozitive, gjithsesi ajo lindi fenomenin e  “titullimit”,ose bindjes se padronët e bardhë të Amerikës janë në borxh ndaj popullsisë zezake për shkak të tmerreve të diskriminimit racor që erdhi më pas,dhe për këtë arsye duhet t’u sigurojnë dhe garantojnë privilegje të ndryshme. Paralelet mund të hiqen njëlloj me ndërhyrjen e fortë të shtetit në rastin e gjakmarrjes dhe askush nuk besoj se do të dëshironte të krijonte një kulturë të tillë persekutimi,për një pjesë të rëndësishme të popullsisë tonë.

 Anglia dhe Franca të cilat u hasën me këtë fenomen me dy krahinat e kooptuara brenda shteteve të tyre, u munduan ta zgjidhin nëpërmjet gjithëpërfshirjes së elitave të Skocisë dhe Korsikës përkatësisht në qeverisjen e shtetit dhe promovimit të kulturës së përgjithshme. Këto masa patën efekt,të paktën për rastin e Skocisë e cila bas bashkimit u zhvillua kulturialisht duke prodhuar dhe Ilimunizmin skocez,që kontribuoi shumë në kulturën botërore. Një fije drite mund të vijë në këtë rast në trajtimin e problemit në vendin tonë.

Natyrisht në krijimin dhe  promovimin e kulturës së përgjithshme mund të luajë një rol të madh shoqëria civile e cila fatkeqësisht në Shqipëri vuan nga “elitizmi” (përqendrimi i saj në Tiranë) dhe korrupsioni moral dhe ekonomik. Krahinat tona malore janë nga më të varfrat , me një mungesë totale të qelizave të domosdoshme për një zhvillim kulturor normal si është shkolla dhe të paktën vatrat kulture. Shkodra si kryeqendra e veriut nuk është në gjendje të rrezatojë kulturë dhe të shërbejë si forcë graviteti për malësitë tona.Shoqatat jo qeveritare në vend që të sponsorizojnë krijimin e këtyre qelizave të domosdoshme për një jetë normale,(d.m.th funksionimin e plotë të tyre me mësues dhe veprimtarë kulturorë me të ardhura të kënaqshme),sponsorizojnë projekte informimi shterpë,të sugjeruara nga çakejtë-intelektualë të Tiranës të babëzitur për para. Duke qenë se duam të ndërtojmë një shoqëri liberale,larg të qenit etatiste, atëherë shfrytëzimi i kapaciteteve intelektuale të vetë zonave, me krijimin e kushteve të domosdoshëm për të jetuar dhe pasur një jetë normale do të ishte një hap i rëndësishëm i organizatave joqeveritare dashamirëse për të kontribuar.

Po kështu ç’mitizimi i kulturës së dhunës nëpërmjet ç’himnizimit të traditave të gjakmarrjes të  malësisë duke promovuar ato integruese dhe evropiane,do të kontribuonin dukshëm në reduktimin e fenomenit. Fatkeqësisht është vene re një vlerësim për traditat e vjetra te konsideruara ,si puro “shqiptare” por ne thelb te prapambetura  dhe te pavlera.

        Një përvojë interesante vjen vetë nga zhvillimi i zonave jugore të Shqipërisë ku fenomeni është i radhë. Në librin e profesor Ismet Elezit “Kanuni i Labërisë”, përshkruhen qartë të njëjtat doke zakonore për gjakmarrjen ashtu si dhe tek Kanuni i Lek Dukagjinit, gjë që dëshmon për ekzistencën e fortë të këtij fenomeni. Një studim i hollësishëm i tij sesi ka qenë ,si është zbutur dhe gradualisht është zhdukur do të ishte  me shumë vlerë për tu financuar dhe më vonë për të zbatuar në malësitë e Veriut. Historia est magistra vitae-Historia është mësuesja e jetës, thotë një fjalë e urtë latine dhe ajo mund të jetë e vlefshme në këtë rast.


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Diaspora

Reportazh

Shqipëria

Reportazh



100-vjetori i Nene Terezes 03.02.10 - 100-vjetori i Nene Terezes

Portreti i shenjtores shqiptare, nga Gjon Frani Ivezaj

MARRËVESHJA E OHRIT 03.02.10 - MARRËVESHJA E OHRIT

Poezi nga Jusuf Zenunaj

PO I JAPIM SHPIRT LIRISË 03.02.10 - PO I JAPIM SHPIRT LIRISË

Poezi nga Engjëll Koliqi

Mbeshtetja e krimeve naziste 03.02.10 - Mbeshtetja e krimeve naziste

Opinion nga dr Nikola Prevea

TË VËRTETAT NGA GOJA E PLAKËS RABIE 03.02.10 - TË VËRTETAT NGA GOJA E PLAKËS RABIE

Tregim nga Vullnet Mato

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! 02.02.10 - Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!

Opinion nga Ibrahim Egriu


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
QERASJE ME XHEPIN BOSH QERASJE ME XHEPIN BOSH

Tregim nga Vullnet Mato

TA KUPTOJME KERCNIMIN E NGROHJES GLOBALE TA KUPTOJME KERCNIMIN E...

Rreth ngrohjes globale, nga dr Sul Gragjevi

 
Kurbeti Kurbeti

Poezi nga Nehat Jahiu

REAGIM REAGIM

Reagim i z. Arsim Halili, gazetar

Me dashamirsi vlonjatit Luan Kaman Çipi Me dashamirsi vlonjatit...

Reagim ndaj një artikull të botuar dje në Tribuna...

Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara në kampin e Tepelenes Pergjigje figurative...

Opinion rreth romanit të Kadares “E Penguara”, nga Lek...

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com