Nga Dhurata Hamzai
Manifestime
në formën e spektakleve madhështore do vijojnë zinxhir,
fillimisht në Komunën e Gjakovës, në datën 27 nëntor në
Pallatin e Kulturës në mbrëmje. Atje do të jetë organizuar
spektakli më i madh i titulluar “Përjetësisht s’na ndan më
guri” dhe “Gjakova gjak i Kombit”. Pas kësaj, grupet artistike
do të bashkohen me ato të komunës së Tuzit dhe Dibrës për të
organizuar spektaklet më të mëdha të jetës shqiptare po me të
njëjtin titull, “Përjetësisht s’na ndan më guri”
Mbi
500 artistë nga të gjitha trevat
shqiptare, Dibra e Madhe dhe Gjakova, ku do të përfshihen ndër të
tjera Ansambli Shtetëror “Shota” në Prishtinë, Ansambli
“Myzeqeja” në Fier, Ansambli “Shqiponjat” e Dukagjinit,
Ansambli i Dibrës, Shoqata Kulturore Artistike “Dedë Gjo Luli”
e Malit të Zi, artistë nga Ansambli “Dardania”, Tropojë, grupi
polifonik “Çipini”, Vlorë, artistë nga Asambli Çamëria, etj,
nën drejtimin e Unionit Artistik Shqiptar do të zgjerojnë
gjeografinë e festave të Pavarësisë në mbarë botën shqiptare
dhe trevat ku banojnë shqiptarët. Tashmë duke u dallgëzuar, këto
manifestime kombëtare po shtrihen nga Saranda, Kosova e deri tek
shqiptarët e Malit të Zi. Dje, në një konferencë për shtyp,
Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, zoti Azgan Haklaj,
njoftoi se kjo shoqatë në bashkëpunim me komunën e Gjakovës dhe
me komunat Tuz e Dibër, organizon spektaklin e madh “Përjetësisht
s’na ndan më guri”. Një varg spektaklesh të organizuar nga
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar janë shfaqur dy ditë më parë në
Tiranë, para Muzeut Historik Kombëtar. Por, dje në konferencën
për shtyp u pohua se këto manifestime në formën e spektakleve
madhështore do vijojnë zinxhir, fillimisht në Komunën e Gjakovës,
në datën 27 nëntor, në Pallatin e Kulturës në mbrëmje. Atje do
të jetë organizuar spektakli më i madh i titulluar “Përjetësisht
s’na ndan më guri” dhe “Gjakova gjak i Kombit”. Pas kësaj,
grupet artistike do të bashkohen me ato të komunës së Tuzit dhe
Dibrës për të organizuar spektaklet më të mëdha të jetës
shqiptare po me të njëjtin titull, “Përjetësisht s’na ndan më
guri”. Spektaklet shfaqen për nder të Ditës së Flamurit.
Këngëtarët e njohur Arrif Vladi, Qerim Sula, Shaban Zeneli,
Luziana, Nikollë Nikprela, Shkëlqim Beshiri, Arben Sinani Xhemi,
Nazif Çela, Xhovalin Prroni, Lekë Pecnikaj, Artan Kola e të tjerë,
janë zëra të fuqishëm të cilët ndikojnë në rritjen e vlerave
dhe shkallës emocionale të këtyre spektakleve. Lista e solistëve
është më e gjerë, dhe shkalla e organizimit shumë e lartë, siç
ka pohuar edhe drejtori i Sektorit të Trashëgimisë në MTKRS, z.
Esat Ruka, i cili ndër të tjera ka pohuar se “Sektori i
Trashëgimisë kurorëzon bashkëtakimin mes shoqatash artistike,
shoqata në shkallë vendi, të cilat kanë interesim për ta rritur
nivelin e tyre. Këtë interesim, sipas tij, e kanë shprehur grupet
artistike para dy ditësh me shfaqjet tek Muzeu Historik Kombëtar,
të cilat tërhoqën publikun. Ruka pohoi se bashkëpunimi vjen edhe
për Javën Kulturore të shpallur nga ministria. Sipas tij nata e
tretë e shfaqjeve në Tiranë është vazhdimësi e vlerave të
folkut dhe dëshmon ruajtjen e fizionomisë lokale. Ndërsa
Presdideti i Unionit, zoti Haklaj, ka rrëfyer shkurt gjithë
sukseset e spektakleve të kësaj shoqate. Duke theksuar se “Unioni
Artistik i Kombit” shqiptar si një parlament shpirtëror i kombit
shqiptar dhe si faktori më kryesor në organizmiin e festivaleve dhe
spektakleve më madhështore, në bashkëpunim me komuna, bashki dhe
institucione shtetërore të kulturës për vitin 2009, ka zhvilluar
me sukses këto aktivitete: Takimin me familjet më fisnike të
Kombit shqiptar, zhvilluar në Akademinë e Arteve në Tiranë, më
17 janar, spektaklet e mëdha në Tuz e Mitrovicë të titulluar 100
vjet për një ditë më 16 shkurt, kushtuar një vjetorit të
pavarësisë së Kosovës. “Binjakë të Lirisë”, kushtuar Adem
Jasharit e Azem Hajdarit, më 11 mars 2009, “Sofra Dardane” në
Tropojë, festivalin e këngës dhe valles çame në Sarandë. Të
tjera spektakle të Unionit Artistik Kombëtar janë evokuar dje në
tryezën e konferencës, ndërsa synimi i këtyre organizimeve
gjithmonë i ka kaluar kufijtë e një spektakli, siç do të pohojnë
protagonistët më poshtë. Pas këtij imazhi që u krijua, vlen të
përmenden të tjera aktivite të Unionit të cilat i japin kësaj
shoqate një status të fuqishëm. Kur u festua 100 vjetori i
Kongresit të Mbrojtjes së Alfabetit shqip në Dibrën e Madhe,
Unioni ishte atje për t’i kushtuar një spektakël vlerash. Kur u
inagurua Momuneti i Skënderbeut në Peshkopi, një spektakël i
Unionit pasoi lartësimin e tij. Në Tuz të Malit të Zi, Nënë
Terezës iu kushtua një spektakël i madh e emocionues, organizuar
nga Unioni dhe komuna e Tuzit.
Bashkëveprimi
e bashkëpunimi është strategjia e kësaj shoqate që e çon drejt
suksesit. Ky bashkëveprim bëhet edhe me Ministrinë e Kulturës dhe
qendrat kulturore të veprimtarive folklorike. Unioni ka ecur shumë
përpara duke mbështeur edhe artistë në organizmin e asistencës
teknike të disa festivaleve e aktiviteve të tjera si Festivali i
instrumentistëve të vegjël në Fushë Arrëz, “Kënga Jeho” në
Strugë, dhe veç këtyre spektakleve kanë qenë të tjera si në
Plavë e Guci, në Tuz, në Zvicër, Austri, Greqi e deri tek
spektaklet e mrekullueshme të Durrësit, si “Mikpritja durrësake”,
“Festa e detit” dhe “Festa e Ullirit”.
Ngërçi
i institucionit shtetëror të Asamblit të Këngëve dhe Valleve dhe
sfida e Unionit
Tashmë
që sipërmarrjen e festivaleve, kërkimeve të grupeve folklorike,
por edhe këngëtarëve lokalë, përkrahjen dhe nxitjen e tyre në
pjesëmarrje dhe zhvillim po e bën Unioni Artistik Kombëtar, është
e matyrshme që të shkrohet pyetja: Ansamblit të Këngëve dhe
Valleve Popullore, çfarë i ka mbetur për të bërë?! Është një
institucion shtetëror që është regjistruar në varësinë e
MTKRS, por duket se nuk ka asnjë aktiviet të dukshëm, pothuaj ka
mbetur një institucion fantazmë. Drejtori i Sektorit të
Trashëgimisë, Esat Ruka, i përgjigjet në këtë mënyrë pyetjes:
“Unioni Artistik në disa dimensione ka bërë një punë të
pakrahasueshme. Institucionet shtetërore duhet të kthejnë
vështrimin nga kjo insisiativë, e cila është e lirë, e cila heq
shumë barrierra institucionale, e cila në një farë mënyre kërkon
të respektojë situatat e lirisë dhe demokracisë dhe unë them se
ka një ngërç instiitucional duke u nisur nga Ansambli i Këngëve
dhe Valleve. Unë jam për krijimin e një harte shtetërore në
interesa të mbrojtjes së idenitetit kombëtar, në intresa të
transmentimit të këtyre vlerave. Duhet mbajtur gjallë një tryezë
pune që të funksionojnë institucione të tilla si Ansambli i
Këngëve dhe Valleve Popullore, me njerëz të mençur që nuk i
mungojnë këtij vendi, kjo arrihet. Ndoshta ka munguar përvoja e
organizmit të këtyre tryezave dhe marrja në konsideratë e
mendimit të personalieteve që është kjo gjendje në institucionte
kulturore shtetërore”. Pas këtij pohimi është e lehtë të
kuptojmë se ngërçi i institucionit të Asamblit të Këngëve dhe
Valleve ka përballë sfidën e një shoqate, Unionit Artistik
Kombëtar. Presidenti i kësaj shoqate ka rastin të tregojë se nuk
janë vetëm sukseset në organizim dhe ato të shfaqjes, por më e
rëndësishmja është që nuk harrohet synimi i bashkimit Kombëtar.
Ai tregon rastin kur njërin nga spektaklet e ka kthyer njëkohshëm
si menaxhues të fushatës së Strugës dhe rezultati nuk qe i i
vogël. “Unë e apostrofoj faktin se vulën e fitores së Strugës
e ka Unioni Artistik Shqiptar”, thotë Haklaj. Të njëjtin fat
pozitiv kanë pasur edhe zgjedhjet në Mal të Zi, ku sipas Haklaj,
Unioni Artistik Shqiptar arriti që mes kandiatëve të ndryshëm të
realizojë që pesë partistë shqiptare të kenë nga një
përfaqësues në Parlament. Bashkimi i kësaj hapësire kulturore të
shqiptarëve, sidomos mbrritja deri në Malin e Zi është një risi
për Unionin, të cilën Presidenti i saj e konsideron si një zbulim
të kahershëm të lidhjeve me shqiptarët e Malit të Zi që kanë
luftuar për çështjen shqiptare si Dedë Gjo Luli, Oso Kuka, që
kanë ngritur flamurin e Pavarësisë edhe në Tuz, dhe politika
shqiptare ka patur një rol për shkëputjen e Malit të Zi nga
Serbia, shkëputje për të cilën Haklaj thotë se ishte nokdauni i
Milosheviçit. Shkëputja e Malit të Zi nga Serbia, njohja e
Pavarësisë së Kosovës që i kushtoi aq shtrenjtë, është
preludi i Pavarësisë mbarëshqiptare dhe mbajtja gjallë e
ndërgjegjes kombëtare.