Për të shkuar në katundin Vajzë të qarkut
Vlorë është një rrugë e vetme,që përshkon e ndan mes përmes zemrën ose shpirtin
e Labërisë. Kjo rrugë ka si një zanafillë gati të hershme, kohën kur erdhi ose
më qartësisht kur mriti dita për tu bërë rruga. Kthehu në të majtë të spitalit
që gjendet nën kodrat që dikur kishin vërtet ullinj, prandaj thuhej se spitali i
Vlorës ishte tek kodrat me ullinj, ndërkaq atje qetësia dhe pemët e paqes tashmë
janë të zhdukur, ose më mirë u prenë u dogjën u shkatërruan gjitha ajo farë e
djeg ulliri u përvëlua e tërë nën thikat dhe kovat që u ngritën zgubthi për tua
lënë vendin banesave të kodrave të këtij qyteti bregdetar që ka disa ose
mbi 10 fshatra të shpërndarë në kodrat e ullinjve të dikurshëm. Janë
fshatrat asisoj ose fshatrat alla shqiptarçe që u ngritën vetë,hapën
rrugët,ngritën themelit dhe mbollën aty qindra kuintal me beton e
hekurishte për banesat e tyre.Kështu që në të majtë të spitalit të duhet të
ecësh për tu ngjitur në rrugën e fshatit Babicë.Tek kthesa është një urë që nuk
është përdorur,tashmë në këtë vend ka vetëm një rrethore automobil,ndërsa ura
si të gjitha urat ka edhe ajo sinonimin, ndërsa emërimi më i ri është ura e
kandidatit,shkruar me ngjyra jeshille të PDK Ilirian Mezinit.Ju do të
shpreheni”çja keni ngenë,mirëpo unë do tu shkurtoj pak rreshta. Kandidoi ky
Iliriani I PDK E jep Tv rajonal I qytetit jugor.Shkon në shtëpi rreth orës 11
të natës.I ati, xha Fetiu,ka qenë një burrë I mirë mësues I nderuar në luginën
e lumit Shushicë,e pyet:More Ilirian dëgjova se ke kandiduar për kryetar
komune.Po I thotë Iliriani e bëra.Mirë o djalë I shprehet xha Fetiu,por dëgjo
një këshillë të mirë. Para se të fillosh fushatën do të shkosh në fshatin
tenë,atje kishim nja dy gënjeshtar e mashtrues me famë.Rri me ta nja 15 ditë të
mira të të mësojnë ata,se si gënjehet se ti ke për të humbur, se atje janë
derdhur e po kandidojnë gënjeshtarët më të mëdhenjë. Tashmë kemi dalë tek
lapidari që përkujton Selamin e Salarise dhe luftën që është bërë atje në’
20,po kundër kujt.Pushtuesit Italian të asaj kohe.Sepse sot jemi ndryshe.Jemi
ne ata që zumë trapet,anijet, skafet dhe e kthyen ngushticën e Otrantos në një
urë detare ku ditën dhe natën punohej si në han të babait me të gjitha mjetet
që mbante ujëdhjesa detare për të shpënë përtej shqiptarët gjysmë të
lemerisur.. Furgoni me të cilën unë shkoj e vij përditë nga ajo udhë e largët e
malore ka një drejtues simpatik. Quhet Sherif,por banorët e zonës ,e bëjnë më
shkurtazi këtë emër duke e kthyer në Shero, një lloj emri të përdorur e të
njohur në Labëri dhe shyqyr Zotit të madh nuk thonë sherr se për këtë të fundit
vritesh për një llaf goje. Na thirri një pronar lokali në një nga ato fshatrat
që të shpie ne Sevaster. Hajde të pini një gotë raki. Kuptohet me parat tona.
Ngaqë ishte fund pesëditëshi ne bëmë sikur nuk e dëgjuam. Ai e përsëriti disa
herë kërkesën,kuptohet se xhiron atë ditë e kishte marrë lumi,po mirë na tha
hajde tu jap unë një raki, ne përsëri kundërshtuam .Epo ç’dreq burrash jeni na
tha. Kështu me Sheron ne ndalim në Babicë,aty kemi një tabelën tonë të PA
Amantias dhe e shikojmë. C’keni në Babicë,n a pyesim asgjë, shkojmë në punë më
larg rreth 45km që këtu.
Babica ka dy të paktën kështu thuhet
.Babica e madhe dhe ajo më e vogla tek liqeni. Por emri I saj shfaqet
lemeritës. Përse do të shpreheni. Madje ka edhe një këngë që ka ardhur
deri këtu nga mbrapshtia e ’97. Hej Babicë,Babicëë,c’pesh mbanë mbi supe. Aty
poshtë ku rruga zbret më poshtë është një qytet i tërë I heshtur I varrezave
shumëvjeçare të qytetit detar.Ka edhe një parcele më vete të varrosurish që I
përkasin tragjedisë Otranto,dmth atyre që ikën për një jetë më të mirë dhe panë
një fund tragjik .Ndërkohë ajo që ka ngjarë quhet.Orë e trishtuar. E kobshme
orë.Orë e ’97.Fjalë kambanash binin në erë.Morte.Plagë.Shenja të thella në
trupin e Shqipërisë. Mërira të fshehura ende nxinin.Ndërkaq ky mot i zi
mbrinte.Mbrinte me dy numra përcaktues për lëvizjen e shpirtit.7dhe 9. Ndonëse
i tillë,ky mot,nga thellësia e kraharorit mori mallkimin.Nga iridet e
syve:solli lotin.Nga buzët: dëshpërimi. Nga zemra: rruzuj mallkimi.Mallkuar
qofsh ’97.Kallashët,gremina hapnin.Kur po zbradhte dita,qyteti i frikuar,i
trishtuar ishte gdhirë me shumë humnera në zemër.Kufomat pak përpara se
të binte dielli i mbyllnin në labirinte errësire në varrezat publike të
Babicës.Mbi qemerin e tyre nuk shkruhej asgjë.Nuk thuaj as që kjo ishte një
luftë që nuk dihej kush e kishte pjellë.Dihej vetëm se ajo furia e saj,ishte e
tejet e rrezikshme dhe se çdo ditë e saj mugullonte me një arkëmorti në
krahë.Mbi dheun e butë,në ditët të asaj pranvere,vendoseshin
lule.Derdheshin rruzuj lotësh. Asgjë nga mbishkrimi dhe jetëshkrimi. Varreza e
veçantë ka edhe një rrethim dhe ndërkaq ,baresim nëpër rrugë. Alikokë quhet një
tjetër fshatë në këtë udhë .Ka çuditërisht një histori shenjtorësh nga të sojit
mistik e kryesisht bektashinjtë.Teqeja është në qytetin,ku valët shkumëbardhë
rajvizojnë një cekëtinë dhe vendi që quhet:” Kuzum Baba.Aty ku qyteti duket se
humbet, zënë fill kodrinat, përpara ke "mbretërinë e detit",prapa
" mbretërinë e kodrinave”.Kodrina më afërt
me venat e Zotit është Kuzum Babai. Kodrina ngjet me një fletë libri të
hapur,si "parathënie ", të fletëve të tjera kodrinore. Kodrina ka
jetuar ndër kohëra .Aty ku tehu i saj është thikë,gjendet sot tyrbja e Kuzum
Babait.Ajo është rezidencë,prehje e përjetshme për dervishin. Të
çuditshme vendstrehat e përhershme të dervishëve, të bektashizmit? Dymbëdhjetë
dritare dhe çdo copëz e saj ndahet në lidhëza kapilare gjaku të një peme
të vetme.Ky toponim gjeografik shënon, përveçse pikën dominonte të
qytetit,"frëngjinë vrojtues" të qytetit,kështjellën e shenjtë. Në
këtë pikë vetmitare u rrëzua Kuzum Babai.Në të vërtetë quhej Sejid Ali
Sulltani dhe ishte i ardhur nga teqe të Ohoros.Aty nga vitet 1400 ka
zbritur në qytetin jugor.Por sapo kishte lënë çezmën e thatë,tek qafa e Koçiut
i dalin përpara ca njerëz djallëzor të cilët e morën për tregtar dhe në pabesi
i presin kokën.Kuzum,turqisht “qengji” me kokë të prerë në dorën e
tij është ngjitur në kodrinën,që aktualisht mbanë këtë emër.Kështu
thuhet se ka ngjarë.Madje një toponim tjetër ,aty ku mundet të jetë kryer
vrasja e Kuzum Babait,sot quhet Alikokë,fshati,d.m.th Koka e Aliut.Pra
këtu ju pre koka Ali Sulltanit nga të pafet.Pasardhës së familjes së njohur dhe
të shquar Vlora,ngritën teqen e Kuzum Babait.Në ditët e luftës kundër fesë,në
shkurtin e nxirosur të ‘67,eshtrat e shenjtorit u nxorën nga tyrbja.Një re e
marrë fryu, ndërkaq qielli i mbuluar nga mjegulla. Në këtë teqe ka
shërbyer dede Ahmeti,dy pjesë të jetës fetare.Në vitin ‘45,kthehet në Kuzum
Baba, por vinte direkt nga fronti i luftes.Në shpirt drita i pikonte,në trup
mbante veshje të bardhë të babait, të teqes.Dede Ahmeti me besimtarët ka bërë
mrekullia,ndonëse në fillim ju përvesh punës për të shëruar gjurmët e luftës.
Nga duart e dede Ahmetit u bekua,pylli i sodës .Kjo është një aradhe
pishe"rojtarë" të qytetit, nga era jugore. Një urë,që lidh gjymtyrët
e Shushicës në Drashovicë. Rruga e Llakatundit. Në Vlorë, njihet mrekullia e
dede Ahmetit,të shpallur" qytetar nderi i Vlorës"në vitet 2000.
Jemi në një fshatë me dy emra.Si të gjitha
gjërat shqiptare të atyre kohërave me dje dhe me sot.Dje dhe sot quhet
Qishbardhë,dmth kishë e bardhë,por në sfond shquhet një xhami e madhe me
tjegulla të kuqe dhe ndërtesa për tu pasur zilinë,të bukura komode ,vila të
vogla të shtrira e të mbrojtura nga kodrina.Emri i dytë është
Sherishtë,që njihej zyrtarisht sepse njerëzia e kësaj ane përdornin vetëm
fjalën Qishbardhë.
Drashovica mund të quhet pa pikë teprie si
fshati që ka një jetesë të mirë.Ka kodrën,malin dhe fushën,ullinjtë afërtin me
qytetin,blegtorin,asfaltin gjë që të tjerat nuk u qasen dot.Fushat e
Drashovicës kanë ajkë dhe kanë dhënën prodhime që mbysnin Vlorën.Deri këtu quhet
fjali e mirë.Nëse aktualisht ka disa përpjekje për të ngritur vresht,pemëtore
dhe fusha tjetër mbetet jonxhishte për lopët duhet thënë,se:” e ka marrë ferra
uratën”.Nuk mund të mbillen fusha të tëra jonxhishte.Këtu është loja që duhet
tërhequr fshatari.Kur punoja në fillim vitet ’90,në Greqi fshatrat ishin
të ndarë se me çfarë merreshin,ca me vreshtat me patatet,te tjerat agrumet dhe
ullishtat,duhani etj,por këtu ajo që gatuhet si ngaherë e përherë shqiptarçe
quhet :”çorbë derri”
.Një pasuri e këtillë nuk mund të mbetet në
dëshirë të fshatarit,por duhet diktuar .Në ‘96,një pronar I madh I Umbres
kërkoi të shihte këtë zonë për të kultivuar duhanin,mirëpo dihet si ndodh me
ata që vijën në Shqipëri , ose hiqen nga posti ose vdesin,atë vit në Itali dhe
në botë u shkurtua plani I kultivimit të duhanit dhe të eksportimit të tij,pra
mbeti jetimkë shprehen korcarët,por jo jetimë tamam se është e mbjellur me
jonxhishte.Duke ecur përmbi urën e Drashovicës gjendemi tek monumenti që
përkujton luftën .Me A.Islamin njeriun e ajrit mbasi ishim kthyer nga Amantia
ai pyeti :”I kujt arkitekti është ky monument?Një shoqërues I tha I
P.Hazbiut,dmth djalit të Kadri Habiut.Mirëpo Ket Ismali nuk besoi bëri një cëre
në Tiranë dhe tha:”Jam këtu në Drashovicë tek monumenti dhe më thotë një vendas
se është arkitekt P.Hazbiu.Qënka e vërtetë,shprehet ai. Kadriu ka qenë nga
Mavrova ose më saktë ka lindur në Hysoverdhë.Hysoverdhi mund të quhet një lagje
Mavrovës se edhe në kohën e kooperativizmit ishte pjesë e saj.Kur Hazbiu arrite
pikën e lartë të ngjitjes,në vendlindje,pra atje në Hysoverdhë në qendër
të fshatit me 20 shtëpi filluan ti bëjnë shtëpinë muze.Këtu ka një raport mes
lartësimit të shtëpisë dhe rrëzimit të anëtarit të byrosë dhe ministrit të
brendshëm shqiptarë të diktaturës. Pra shtëpia e tij rritej ngadalë ndërsa ai
zbriste ngadalë e zhytej më poshtë nën zgafellat e diktaturës për të cilën ai
la lëkurën e tij.Kur ajo përfundoi, ai shkoi në varr.Mirëpo mavronjotët që e
kishin të tijin se edhe varrezat e të atit dhe të ëmës së tij që janë me
mbiemrin Cano janë ende në Shkallë të Mavrovës në Gropë të Çele afër
pasarelës së Lapardhasë. Ka edhe një histori.Kur jemi edhe nën këmbët e lagjes
Cakallovaj,mësojmë se aty nga vitet ‘82 kur K.Hazbiu ishte ministër I mbrojtjes
,çeta e këtij fshati bënte stërvitjen ushtarake.Pasi e mbaruan u thanë të
raportonin.Ata hapën zarfet sekret dhe atje gjetën të shkruar:Avioni u asgjësua
u zunë robër dy pilot”.Ky njoftim u përcoll nëpërmjet telit deri në Vlorë.Ai
derzhurni në Kom .Ekzekutiv ndonjë fakir fukarai hapi sytë dhe lajmëroi K. e
Partisë dhe këta të fundit Ministrinë e Mbrojtjes meqë ishte nga ai
fshat.Hazbiu merr telefonin dhe pyet një njeri të tijin :”Është e vërtetë që ka
rënë avioni,po çeço- I thanë se kështu ja lypte detyra atij të forcave
rezerviste .Ndërkaq atje në Tiranë bie alarmi dhe tanke ,autoblinda e ambulanca
për të sëmurët u bënë gati dhe për tërë “natën e Perëndisë” shkuan e rrethuan
fshatin e ministrit. Atje sipër rezervistët,kishin vënë në hell një mish dhe
logje bënin me njëri-tjetrin. Mirëpo ushtarët pasi e rrethuan fshatin mirë e
mirë për tërë natën mëritën atje dhe u habitën kur panë forcat
rezerviste, qe bënin shakara me njëri-tjetrin. -Po ku e keni avionin u thanë
dhe të plagosurit? Ç’avion,ishte lojë,na thanë hapni zarfet dhe çfarë është
shkruar atje përcillni poshtë në Vlorë dhe ne zbatuam detyrën.K. Hazbiun unë e
kamë parë fëmijë. Ne festën e Drashovicës tek rrapet shekullorë , një herë ai
në drekë ai ngriti gotën dhe tha:Mos më quani lokalist,por do ta marr me fund
për Labërinë…Kadriu kishte një cilësi të rrallë ai sa merte vesh që një
bashkëfshatar I tij kishte shkuar në botën e epërme ,nxirte bëçën dhe shkonte
menjëherë. Madje xha Samiut I kishte thënë se përse kishte shkuar tek kushuriu
I tij P.V që kishte dalur nga burgu,por Samiu ishte përgjigjur:unë shkojë
ditën,por qysh tua bësh atyre që shkojnë natën…K.Hazbiu rridhte nga një familje
e pasur,duke mos haruar kontributin e tij në luftën e fundit.Kadriu vinte
shpesh në Kotë ku kishte vëllanë, Hasanin që kishte një djalë vërsnik me
ne,Benin,fatin e të cilit ne nuk e morëm vesh kurrë pas pushkatimit të Hazbiut.
Por fshati I tij Mavrova ditën që ai shkoi I hedhur në një gropë me plumbin e
shokëve të tij,fiku dritat për tre net radhazi. Unë kam punuar në Mavrovë këtë
fshatë që ka gjurmë të hershme nga antikitet dhe Olympia është një qendër e
hershme me Amantian,banorët e saj janë miqësor dhe lebër të vërtete,ata
ndryshojnë nga një pjesë e lebrëve që kanë romuze e thumba,janë më të thjeshtë
në këtë pikëpamje dhe në bisedë me ata ndihesh komod.Të lënë të flasësh dhe
vetë flasin. Ke qejf të punosh dhe te jetosh me ta.
Kota është një qytet,dhe një fshatë.Ndodhet
buzë Shushicës dhe ka një vjetërsi moshe prej 50 vjetë. Është krijuar si fillim
fermë blegtorale e Llakatundit aty nga viti ’61.Më vonë ndahet dhe bëhet më
vete fermë bujqësore e blegtorale.Një soj bashkimi ku ata nga fshatrat që
nuk e hanin dot punën atje gjenin marifetin dhe zbritnin ne fermë.Kota ka
qenë një vend i heshtur.Aty nga viti ‘20,kur u bë lufta,u vendos një garnizon
ushtarak dhe është vrarë një gjeneral. Një shqiptar nga Shkoza me emrin Kanan
Mazeja theu nofullat thonë aty pikërisht ku ka qenë porta e fermës gjatë
luftimit me italianët,aq deshën rapsodët që ti bënin rapsodi si :”Kanan Mazeja
nga Shkoza me një nofull copa-copa...,dhe këtë vend që ishte i humbur e
shkretuar i vunë edhe bejte të tilla si :”Obobo se çënka Kota më e mirë
se Europa.... Thoshin këta,pra bejtexhinjtë. Emri i saj ka një legjende
interesante dhe intriguese. Unë këtë e kam lexuar nga një mësues tërbaciot vite
më parë,italianët që kishin ngritur garnizonin e quanin kuotë 860 m ,që ishte
kodra,duke u shqiptarizua ajo erdhi dhe u quajt nga kuotë në Kotë...Kota ka
qenë një qendër e internimit masiv. Peta që ishte një sektor i saj ka pasur
vetëm të persekutuar. Në Kotë u internuan zvkryeministri i diktaturës
Abdyl Këllezi deri ditën që u muar dhe u pushkatua.Një pasdite maji
sollën në këtë qytezë të vogël dy skoda,ngarkuar me rraqe.Në Kotë ,thonë për
vaki dhe rrahje mblidhen të gjithë .Në fakt nuk ishte asgjë nga të dyja .Kishin
sjellë zvkryeministrin,kryetarin e komisionit te planit të shtetit shqiptar që
ishte shpallur armik .Zvkryeministri ishte me bashkëshorten Safeten e
thërrisnim ne një grua fisnike nga Kosova.Dhe tre djemtë,Leonin,Yllin dhe
Maksin.Si dhe nusen e djalit dhe një vajzë të vogël.Njëri nga tre fëmijët e
zvkryeministrit ra në dëshpërim dhe kaloi një depresion gjithë kohën e
internimit .Zvkryeministrin i dhanë një hyrje të zgjeruar dhe pas disa ditësh
ai filloi punë si drejtor i fermës së Kotës.Ndërkaq tre fëmijët e tij dhe nusja
e djalit u sistemuan në punë shtetërore. Këllezi doli ditën e parë për të
shkuar në punë me një kostum të zi .Shkoi në fermë dhe pyeti:”Ku janë
forcat sot në korrje gruri,ku ne Buallar?Mori administratën e hypi në makina
dhe u nis vetë .Të nesërmen përsëriti këtë pyetje:”ku janë forcat sot korrje
gruri në Petë,hypi administratën dhe rinis kështu një punë duke e bërë fermën
të ndriste.Të gjithë këto ndryshime u raportuan lartë.Mirëpo dihet se fati
ishte paracaktuar .Kështu vunë spiunët që në atë fermë nuk mungonin të ishin të
paktë,për tju kundërpërgjigjur;Punon armiku për të fshehur të vërtetën...Një
ditë atij i erdhi gjysma e keqe,urdhri i trishtimit.Hiqej nga drejtor ferme dhe
vendosej shpërndarës karburanti,pra të zihej me zetorsitë e shoferët që ai
regjim i kishte nën hyqmën e tij .Megjithatë ai gojë kyçur çdo ditë shkonte i
përpiktë të hapte rubinetin e naftës dhe një mbrëmje korbi erdhi më i zi se i
pari lajm.E morën. Që nga ajo natë ai nuk u pa më në vajtje ardhjet e tij
në fermë e vogël. Lajmi i pushkatimit të tij u muar vesh në një biçim
salle kulture që kishte ferma.I kishin dërguar edhe familjes lajmë që të
vinte.Erdhi bashkëshortja Safetja dhe djemtë.I deleguari lexoi letrën e KQ të
PPSH ku thuhej se armiku Abdyl Këllezi u dënua me pushkatim dhe u
ekzekutua,sall buçiti ;”Poshtë armiku” dhe i binte këmbëve në çimento,ndërsa
asaj bashkëshortes së tij i ndrisnin pikëzat e lotit.Të nesërmen
bashkëshortja vuri në kokë një shall të bardhë,shenjë zie.Cprej
asaj dite djemtë dhe nusja e djalit ju vunë punës,i mbyllën në shtëpi dhe
fituan një respekt që askush nuk mundi ti haronte,për edukatën,moralin
dhe normat e larta të jetës,sado që i provokonin,i ndiqnin e i torturonin nëpër
punerat më të zeza,ata mbetën deri në fund fisnik të një jete internimi. Në atë
fermë internuan edhe familjen eVasil Katit.madje Pranverën atë që në Tiranë
,një vit ishte shpallur miss Tirana në fshehtësi e takova rreth vitit ’96 në TV
atje ku kishte punuar më njohu kur i thash emrin dhe më tha:”Ç’kemi hequr
atje,brigadieri nuk na linte të iknim duke na thënë nuk do ikni nga puna pa e
hequr edhe atë kuckën atje në qafë të dushkut”. Ndërkaq në këtë fermë u mbyllën
me internim edhe motra e Xhevdet Mustafes ,dhe gjyshërit e Tedi
Papavramit,doktori,plak dhe e shoqja, që vuajtën ikjen e nipit në Francë.
Ferma buzë Shushicës kishte një sektor të sajën që quhej Petë dhe e
kishte vetëm me të internuarit ordiner,siç i quante regjimi qindra familje që
ikën pas viteve ’90 nëpër fshatrat dhe qytetësit e tyre ose mbeten atje mes
baltës në dimër dhe pluhurit të zhegut.Në Kotë ,unë kam një histori.Në
gazetën Zëri i Vlorës nxirosa një reportazh për një nënë me shumë fëmijë. Ajo
kishte 13 fëmijë. Ishte në modën e shtypit të asaj kohe për siglat :”Nënë
heroine” që kishin shumë fëmijë. Pas reportazhit kalova një peripeci të paparë
që do të më shoqëronte edhe në studimet universitare. Një sekretar që nuk
kishte 13 fëmijë ,por 10 fëmijë nga ata që të bënin gjëmën mbledhë organizatën
dhe gjënë një kleçkë që koha i vërviste shume. Ajo rridhte nga fisi i Sadik
Premtes.E bëri zhurmën,zhurmë,hodhi gurin dhe aq duhej që të vihej në
funksionim një makineri e tërë .Më hoqën të drejtën e shkrimit dhe u përfol se
pikërisht këtë shkrim e kishte lexuar te VOA Arshi Pipa ,isha vetëm një
gjimnazist dhe ky faj më shoqëroi gjithë kohën e studimeve universitare. Në
qafë të Dushkut ,një vend që dikur e ka pasur ferma e Kotës ,por që
aktualisht është vetëm një soj toke kullotë,ka dy rrugë. E para
zbret djathtas me një kthesë të fortë për të udhëtuar nëpër luginën e
Shushicës. Rrugëtimi dytë merr tatëpjetën në të majtë me një kthesë të lehtë
nëpër aksin e vjetër Vlorë-Tepelenë Nëpër këtë aks duhet të ecim. Rreth 10 km e
para të udhës u bënë me zift që në fillesën e parë të viteve ’90,më vonë
ngeci.Dhe kjo mund të quhet shakëtari i saj.Brakstisja masive që bënë banorët i
përket kësaj udhe që hante gomat,karburant,që ngrinte pluhurin e të tjera
tersllëqe. Nëse rruga më thonë do të ishte përfunduar asnjë banorë i kësaj zone
nuk do të kishte ikur,e fundit do të kishin ikur ata që su zë b..rehat,mirëpo
shumica do të kishte mbetur aty në fshatrat e tyre.Janë kthyer ca më thonë por
sa vlen,sa për verë sepse ende rruga është e pashtruar me zift a asfalt
betoni për ta bërë udhëtimin më të lehtë ,më të shtruar.Këto janë vende të
korijeve të dushqeve. Por i ka përvëluar në shumë xhixha e shkrepësja e
çobanzinjëve,për të cilët shteti heshtë gjithmonë kur përcëllojnë bimësinë.
Atje më thonë është xhiruar:” Këshilltarët”,duke më treguar buallarin,më tej
hapësirë dhe një rezervuar që quhet Hasamat.Në rrugën e një fshati që ka emër
femër ose më shkoqur quhet Vajzë .Dhe përse nuk quhet djalë,hajde dhe merre
vesh këtë. Këtu flitet se ka lerë Ali Asllani.Një mekam për tre dervishë
qëndron me derë të hapur.Një karburant i braktisur dhe qendra e fshatit për
ibret. rruga pothuajse këtu është e bërë copë. Sikur ta ketë ndukur
qentë,shprehen vendasit .Automobilat edhe ata luksozë e kanë të vështirë.
Ndërsa një udhë betoni nëpër fshatë mbetet komode. Na ftojnë të pimë diçka. Në
këto anë rakia është ajo me të cilin qerasen njerëzia apo mysafirë. Rakia
nxiret nga rrushtë është e fortë e pastër si qelibari dhe të bie në kokë.
Pini,na thotë i zoti i këtij klubi të vogël,është ilaç. Pronari kështu mund ta
quajmë ka mustaqe dhe nga njëra këmbë çalon pak. Përtej është busti i Perlat
Rexhepit.Aty ka qenë dhe do të jetë më shprehen banorët. Po ku ka lindur poeti
lirik,diplomati i shquar dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Ali Asllani.Ja
historia e parë për Ali Asllanin.,siç ma ka rrëfyer Q.Meminaj Mehmet Shehu:Ju
nuk keni arritur ti bëni dot punët siç i bënte Ali Asllani Nga një bisedë me
Piro Rexhepin i biri i R.S,më 30 maj ’98 në fshatin Vajzë,më tha:”Me Ali
Asllanin,nuk kishim lidhje gjaku,por babai im e donte aq shumë,sa që e
konsideronte njësoj si vëlla.Kur u nda nga jeta baba im,xha Aliu,ndenji në
shtëpinë tonë,plot 40 ditë dhe priti ngushëllimet,si vëllai i tij.Por një
ditë,më tha jemi ndodhur shumë ngushtë,sepse na lajmëruan nga lartë,që të dilnim
jashtë nga shtëpia dhe dhoma ku priteshin ngushëllimet,mbasi në familjen
tonë,do të vinte Kryeministri Mehmet Shehu, për të ngushëlluar.Isha N/kryetar i
K.Ekzekutiv të Tiranës. Dolëm të gjithë nga dhoma dhe po bisedonim,se kush
ishte ai burrë që ti thoshte edhe Ali Asllanit,të dilte nga shtëpia.Nga
autoriteti që ai kish,nuk e merrte njeri guximin por më në fund disa miq më
detyruan mua që t’ia thosha.Më vinte shumë rëndë,por s’kisha çfarë të bëja.Ju
afrova dhe i thashë se duhet të dalin të gjithë nga dhoma,mbasi vjen
Kryeministri për ngushëllim,dhe është duke ardhur i thashë.-Po,më tha bëni
ashtu siç ju kanë thënë,biles shpejt dhe pa zhurmë,kurse unë vetëm do të
qëndroj këtu,të pres ngushëllimet,se më ka vdekur vëllai.Asnjë fjalë nuk kisha
mundësi t’i thosha xha Aliut,dola dhe unë jashtë por gjithmonë me merak,sepse
nuk u zbatua,një urdhër i rëndësishëm.Megjithatë kur erdhi Kryeministri,kalo
tek ne që ishin radhitur,na përshëndeti me kokë dhe pa bërë zë,u fut në dhomë
duke i dhënë dorën ftohtë Xha Aliut.Sa ndenji aty Kryeminstri,bisedoi vetëm me
Xha Alinë ,dhe me asnjë nga ne nuk këmbeu fjalë,e me që i pëlqeu biseda ndenji
rreth 1.30.E thash,që kur erdhi i dha dorën ftohtë Xha Aliut,por ama,kur iku,ai
e rroku në qafë dhe e shtrëngoi fortë. Të them të drejtën,më tregonte ai,na
shkriu gjaku,megjithëse dita-ditës prisja të më fliste dhe të më jepte ndonjë
masë të rëndë.Mbas disa ditësh Kryeministri foli në raport,kryetarët e
K.Ekzekutiv,meqë Kryetari i Tiranës,nuk ndodhej aty, në mbledhje shkova unë.
Gjithnjë mëndja më thash,se kur të raportoja do të më thotë diçka për atë
ditë,por ai nuk ma përmendi fare.Mbasi mbaruam të gjithë filloi të na jepte
porosi,se si ne duhet të kontrollojmë dhe të ndjekim zbatimin e
detyrave.”Juve,na tha,nuk kini arritur akoma ti bëni mirë detyrat tuaja ashtu
siç i bënte në atë kohë,Ali Asllani,kur ishte Kryetar i Bashkisë në qytetin e
Vlorës.Kur do të arrini edhe ju që t’i kryeni detyrat ashtu siç i kryente
ai.Vetëm athere më doli frika,dhe kur mbaruam mbledhjen shkova menjëherë në
shtëpi dh iu thashë pjesëtarëve të tjerë të familjes,që të mos kenë merak,sepse
ajo punë u mbyll mbasi Kryeministri e kish vlerësuar,aq shumë ,atë bisedë me
Ali Asllanin,sa që na tha edhe neve të punojmë ashtu si punonte ai”.Pra arti i
të drejtuarit,që kish Ali Asllani,u pëlqente të gjithëve. Pavarësisht se
M.Shehu,kryeministri i asaj kohe,me shokët e tij,e konsideronin Ali Asllanin
intelektual borgjez dhe pa vizion të qartë dhe të mirë,për rendin e ri shoqëror
që ata e donin aq shumë,artin e tij të drejtuarit,e pëlqenin dhe ja
kishin nevojën.
Një poezi e Ali Asllanit për fshatin
Vajze:”Ne krye te fshatit ka një deli krua/uj i tija akull derdhet ne
përrua/dhe ne krahun tjetër varet nga nje mal/një përrua i rreptë me uturim e
valë/Mu ne mes te tyre bregu Allatoj/dhe shtepit e fshatit si fole
fajkoj/fshati babagjyshit fshati më i mirë/nga ata që thuhen Labëri e lirë?Aty
ndën shkallë blegërin shelegu/aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku/rreth e
rrotull lëmit djamtë heqin valle/nën rap,në hije pleqtë qajnë halle/Lahure
qëndisur bedene-bedene/sec i paska hije asaj protoene/asaj protoene me një furk
në sqetullë/që e ther e që e gris me sy e me vetull/andej disa koce shkojnë në
krua/këtej bagëtia varet në përrua/me krabë në dorë një djalosh/përmbi sy
kësulën,vërshëllin përposh.....
Aktualishtë fshatin e sotëm të Vajzës unë
do ta quaj ,qendër të mjerë ,por me shtëpi të ra një pjesë të reja dhe më punë
të mëdha. Nikoqiret kanë zbukuruar oborret kanë fshirë baltërat anës
avllive dhe duket se ndrinë fshati nga një pamje e tillë. Duke lënë pas Vajzën
për të shkuar tek shpella ku Fredi ka bërë një lokal fantastik me një baxho dhe
n në katin e dytë dhe poshtë është shpellë me gurë të kuqe.Një pjesë e
saj është bërë murri dhe oxhaku e bruxi që rri varur. Poeti Ali Asllanin
përshkrimin e tij ndoshta e ka patur fjalën për shpellën e bletës:” Në
katundin Vajzë të Vlorës,më tej bregut Allatoj/kur nise për në Plocë,më të
djathtë,rrëzë përrojt,ka pas qen një shpellë e madhe/dhe mbi sup të saj
Beuni,rreth me pyje plot sorkadhe/shpella quhej shpellë e bletës,me një maj si
thikë e prehur,ledhe- ledhe,hoje-hoje mjalti kish në gjin e saj fshehur.....
Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN