WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Portret

Përshëndetje Imzot Fan S. Noli !

13 March 2010
Kastriot Frashëri
Autor :
Kastriot Frashëri

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

In Memorian, me rastin e 45 vjetorit të vdekjes


Nga Kastriot FRASHËRI *


Përshëndetje Imzot! Pothuajse u bënë dy dekada Hirësia Juaj, që fati më ndihmoi t’u njihja në rrugën time të saponisur të dijes. Është vepra Juaj e ndritur që na krijon dhe do të na krijojë gjithmonë mundësinë të takohemi bashkë. Nuk të kemi harruar Imzot, sepse gjithmonë do të gjenden njerëz në këtë vend që do të përulen me respekt përpara veprës suaj brilante. Në fakt do të dëshiroja Imzot, që në këtë takim jubile, për shkak të mungesës Tuaj fizike, të binin kambanat e kujtimit dhe mirënjohjes kombëtare prej Ministrisë së Kulturës, qeverisë dhe presidentit të Shqipërisë, por për çudi Imzot asnjë përshpërimë. Si kështu?! Çfarë ka ndodhur në këtë republikën tonë? Pse heshtin Këmbanat...?!


Fan S. Noli - Ikona e Kombit

45 vjet më parë, më 13 mars 1965, në Florida, USA, mbyli sytë përgjithmonë, njeriu i madh i kombit imzot Fan S. Noli.


Librin e tij, për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, Fan S.Noli e fillon me këto fjalë: “Çdo hero në histori kalon në tre etapa, atë të lavdisë, të rënimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë që në fillim ai ngrihet në qiell nga admiruesit e tij, pastaj rrënohet nga kritikët, dhe më së fundi… me durim, me mundim dhe me keqardhje rivlerësohet, përsëri nga historianë që janë esëll dhe jo të verbuar nga fanatizmi i admiruesve të heroit dhe as nga tërbimi i kritikëve të tij”.


Dhe, për ironi, edhe Theofan Stilian Noli, si të gjithë njerëzit e mëdhenj, do të ketë kaluar gjithashtu nëpër këto tri etapa shqyrtimi.


Meqënëse shqiptarët kudo në botë po përgatiten të përkujtojnë 45-të vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, lutjeve për kujtimin e tij, le t’u bashkohen edhe aktivitetet e shoqatave dhe rretheve patriotike e shkencore, ashtu siç e meriton jeta e vepra e tij brilante.


I lindur më 6 janar 1882, në Ibrik Tepe, një vendbanim shqiptar në Thrakën lindore të Turqisë Europiane, arsimuar në gjimnazin e Andrinopojës, themelues i Shoqatës Besa-Besë në Boston, drejtues i meshës së parë në gjuhën shqipe më 22 mars 1908 në Boston dhe themeluesi i autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare (Për këtë Faik Konitza do të shkruante: “Dita që ai dha meshën e parë shqip është një pikë kthese në historinë e Rilindjes shqiptare. Ne nuk mund ta harojmë këtë dhe nuk mund t’i lemë të tjerët ta harrojnë…”), kryeredaktor i gazetës më të vjetër shqipe “Dielli” në Amerikë, themelues dhe President nderi gjatë gjithë jetës së tij i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, diplomuar në Universitetin e Hawardit, botues i “The Adriatik Rewiev” dhe “Republika”, përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, anëtar i Parlamentit Shqiptar, ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër i Shqipërisë, i diplomuar Doktor i Filozofisë nga Universiteti i Bostonit, për disertacionin mbi heroin kombëtar Gj. K. Skenderbeu, autor i veprës “Bethoveni dhe revolucioni Francez”, si dhe “Historia e Skënderbeut”, botues i shumë veprave shqip mbi liturgjitë fetare, i nderuar nga Presidenti amerikan Lindon B. Xhonson, si dhe nga kompania e Radiodifuzionit Britanik në Londër(BBC) etj, etj.


Adhuruar nga pasuesit dhe respektuar nga shokët, për gjithë këto vlera dhe merita të pa diskutueshme, Fan Noli është parë si një personalitet i shquar që ndihmoi të restaurohej identiteti kombëtar i shqiptarëve, i cili ishte shtypur nën thundrën e pushtimeve osmane për rreth 5 shekuj. Si kishtar, burrë shteti dhe studiues, Noli u shqua në shumë fusha dhe bëri që atdheu i tij të njihet në spektrin ndërkombëtar, i dha dinjitet atij dhe e pasuroi gjuhën e popullit të vet. Me pak fjalë ai ishte instrumenti për të siguruar qëndrueshmëri dhe besim për lëvizjen shqiptare në rritje, shekullin që lamë pas. Ndonëse të tjerë shqiptarë të mëdhenj e paraprinë atë në zgjimin kombëtar, ai e pa atë të marrë formë dhe emri i tij u bë një pikë bashkimi, kryesisht më tepër se kudo në Amerikë, ku komuniteti i shqiptarëve ishte në gjendje të zhvillohej lirisht.


Ashtu si Tomas Jeffersoni, ai mbeti një humanist i shquar dhe një reformator energjik, i llogjikshëm, i përpiktë dhe plot ankth për të ruajtur atë që besonte të ishte e drejta e patjetërsueshme e popullit të tij. Ai me modesti ka pohuar se: “Arritja ime më e madhe politike ishte pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve…”. Sepse ky akt themeltar vendosi një herë e përgjithmonë, kufijtë e Shqipërisë dhe i dha asaj njohjen nga e gjithë bota.


Ndonëse Shqipëria e kishte shpallur pavarësinë e vet qysh më 1912, është i njohur fakti që pa përpjekjen kolosale të tij në Gjenevë më 1920, kombi shqiptar zor se do të kishte mundur të ekzistonte si një etnitet koheziv në atë vit ogurzi për të gjithë shqiptarët. Për këtë gazeta e mirënjohur angleze “The Manchester Guardian” e atij viti shkruante: “Fan Noli është një një njeri që do të ishte i shquar në çdo shtet. Një diplomat i përsosur, një ekspert në politikën ndërkombëtare, një debatues i talentuar, qysh prej fillimit bëri një përshtypje të thellë në Gjenevë. Ai i hodhi poshtë kundërshtarët e tij ballkanikë në një mënyrë mjeshtërore, por gjithmonë me një buzëqeshje. Ai është një njeri me kulturë të gjerë që ka lexuar çdo gjë të vlefshme që duhet lexuar në anglisht dhe fërngjisht”. Lordi anglez Cecill i shkroi atij: “Si përfaqësuesi kryesor i mbrojtjes së vendit tuaj, është e mjaftueshme të thoni vetëm se jeni shqiptar...”.


Enciklopedia e Madhe Greke, V. XVII, fq. 818-820, Athinë 1933, shkruan ndër të tjera për të se: “Fan Noli është një nga shqiptarët më të shquar në fushën e letrave…dhe një nga personalitetet më të fuqishme politike të Shqipërisë… Aneksimi i Epirit të Veriut nga Shqipëria ishte rezultat i politikës së mençur të tij. Në saj të kulturës së tij, njohjes së shumë gjuhëve dhe aftësive të tij gazetareske ai është bërë udhëheqësi dhe mendja frymëzuese e Rilindjes Shqiptare dhe kampioni kryesor i saj nëpër botë”. Ky përkufizim i shkruar në një vend, që e shikonte atë, si një nga kundërshtarët më të mëdhenj, është një vlerësim i madh për të besuar, në gjenialitetin e një njeriu të jashtzakonshëm.


Jeta dhe vepra e tij, dëshmojnë dukshëm, se është një enciklopedi brilante, dhe në një artikull përkujtimor, është e pamundur të evidentosh ngjarje dhe vepra të tëra, sepse do të duhen vëllime pa fund për të përshkruar jetën e këtij titani të Rilindjes Kombëtare. Vepra e tij në çdo lëmë, si në atë patriotike e fetare ashtu edhe në atë politike e letrare është një monument i pavdekshëm. Fan S. Noli është apostulli i Shqipërisë, ai vetoi në qiellin tonë si meteori shkreptues.


Dhe për ta mbyllur mund të themi se: Tërë jetën me Moisiun në gojë, Fan Noli e ka përfunduar jetën si Moisiu. Tokën e dashur së cilës ia ka falur tërë rininë, tërë fuqinë dhe tërë zjarrin krijues, ai ka mundur ta shikojë vetëm prej mërgimit.

* Zv. Kryetar i Shoqatës Kombëtare Atdhetare Kulturore “Fan S. Noli”,

  Drejtor i Përgjithshëm, Instituti i Çështjeve Kombëtare


 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe homosekualizmi apo homoseksualiteti 21.09.09 - Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe homosekualizmi apo homoseksualiteti

Si interpretohet burrëria e tepruar e mashkullit sipas kanunit? Çfarë interpretimi mund të ketë shprehja mizogjine...

Diabeti apo sëmundja e shqerit (Pjesa e dytë) 20.09.09 - Diabeti apo sëmundja e shqerit (Pjesa e dytë)

Dr Prevea Nikola iu përgjigj me dëshirë kërkesës sonë për të na shkruar diçka rreth diabetit që po bëhet një sëmundje...

KUR MËSOHEJ FSHEHURAZI GJUHA E HUAJ… 20.09.09 - KUR MËSOHEJ FSHEHURAZI GJUHA E HUAJ…

Opinion nga Gjon NEÇAJ

KUR TË GJITHË GËNJEJNË, ÇDO GJË ËSHTË E VËRTETË! 20.09.09 - KUR TË GJITHË GËNJEJNË, ÇDO GJË ËSHTË E VËRTETË!

Opinion nga Adnan Abrashi

E djathta votën PS-së, pastaj kundra saj 20.09.09 - E djathta votën PS-së, pastaj kundra saj

Opinion i shprehur nga z. Bashkim Kopliku para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009

"Enigmë kthimi" dhe "Shtegtim pulbardhe" 20.09.09 - "Enigmë kthimi" dhe "Shtegtim pulbardhe"

Dy poezi nga poetja Alma Papamihali


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
Letër Burrave (2) Letër Burrave (2)

Ese nga Naser Aliu, botuar në Shekulli

Objektivat e Mijëvjeçarit për Zhvillim – utopi dhe propagandë pa shije Objektivat e...

Opinion nga Burbuqe Thaçi

 
Seminar për ambientin në Suedi Seminar për ambientin...

Një seminar për ambientin me përfaqësues të Europës...

Intervistë me zvendësministrin e Transporteve dhe Telekomunikacionit të Kosovësa zotin Adem Grabovci Intervistë me...

Intervistoi Asllan Dibrani

QEVERI ME MUSKUJ QEVERI ME MUSKUJ

Opinion nga Ramiz Lushaj

Filozofia politike dhe nacionale e  Ibrahim Rugovës Filozofia politike dhe...

Frangmente nga libri me të njëjtin titull të Enver Bytyçit

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com