Nga Gëzim Llojdia
Rrëzë Kokojkës
“Duke
hyrë në Frashër nga udhë e Kokojkës, në fund të një luadhi një pirg
gurësh e një tufë drurësh,q ë rrëfejnë gërmadhën e një shtëpie, rrëzuar
20 vjet më parë…………………………………*
Një
shekull më larg nuk shquhej gërmadhë dhe as gurë sigurisht E ribërë
është shtëpia nga themeli. Por këmbë në shekullin e XX, nuk zuri asnjë nga
frashëllinjtë aty.
Portreti i Naimit.
“…Naimi
7-8 vjeç, i hollë, i gjatë,me sytë të zezë,çkëlqyer,i zeshkët gjeç
shkruante mbi kartë cingari,shkrimin e bënte me vrejtje të mëdha dhe të
qaseshin pranë,që këndonte ca vjersha më një gjuhë fare të ndryshme.
Dambara,xhandara,ta
Minrara,lanfurka,da!
Vjeshëronte kur ishte 10 vjeç
Synbyli zade almak
Kështu ka urdhëruar Perëndija,
Kur të jetë njeriu plak,
Urdhër të mos ketë fëmija.
Ky djalë vinte në vjershqarjen e një vëllake,të quajtur Tatë për të
ëmën Raza duke thënë:
Qan Tata,vdiq Raza,ga
Hajfura,rimbada,fa…*
----------------------------
* Dh.Berati.Parathënia e ‘Mësimeve”.Dispatur, 15 tetor 1942.
Gjuhët e Naimit
Naimi
ishte një adhurues gjuhësh.”Gjeografia e gjuhëve ‘që njihte Naimi është
tejmase e gjërë. Lidhet Lindja me Perëndimin nga gjuhët e Naimit. Në
Frashër mësoi-arabisht, turqisht,persisht. Në Janinë mësoi persisht, arabisht, frengjisht, greqisht.
Gjuhët e tjera i ka përvetësuar mjaftë mirë.
Diplomimi
Nga “Zosimea”,formësimi i Naimi doli më këtë shprehje vlersimi
“Fortë mirë”.Kohëzgjatja ,5 vjet.
RRUGËT E NAIMIT
Rrugët e Naimit kanë dy kahje.
Kahu i parë.Rrugëngjitja e frymës poetike,njohu majën e kurbës.
Kahu i dytë.Rrugëzbritja e shëndetit, njohu zbritje të shkallëve.
Kahu i parë
Rrugëngjitja e letrave shqipe
1886-Bagëti e Bujqësi.Bukuresht 1886-E këndimit të çunave. Këndonjëtorja.Copë e parë. Bukuresht.
1886-E këndimit të çunave.Këndonjëtorja.Copë e dytë.Bukuresht.
1886-Istori e përgjithshme për mësonjëtoret të para.Bukuresht.
1886-Vjersha për mësonjëtoret të para.Bukuresht.
1888-Diturit për mësonjtoret të para.Bukuresht1890-Lulet e Verës.Bukuresht.1894-Mësime.Bukuresht.1895 Gjithësia.Bukuresht.1896.Fletore e bektashinjet.Bukuresht.
1896-Iliadhë e Omirit.Kënga e parë Bukuresht.
1898Istori e Skënderbeut.Bukuresht.1898-Qerbelaja.Bukuresht.
1899-Istori e Shqipërisë.Sofje.1902.Shqipëria.Vjershë.
Krijmtaria zgjatet edhe në gjuhet perse,turke dhe greke.
Kahu i dytë
Rrugëzbritjet e shëndetit
Zemra
e Naimit ka pulsuar deri në fund gjakun e pastër.Shpirti i ngujuar në
cektinën e pafundme ka qënë përherë një frymëmarrje e madhe.Por trupi
gdhihej i lodhur,nga mundimet e të ftohtit të ditëve të
këqia.Rrugëzbritjet fillojnë herët dhe kërkojnë ta gjejnë, ta
ndryshojnë rrënjësisht.
8
muaj në Stamboll në 1871.I shfaqet sëmundja.Dobësi në kraharor.Kthehet
në Janinë.Fillon shetitjet fshatrave me sytë e lodhur nga
pagjumësia.1874 në Sarandë,fillojnë ti shfaqen sëmundjet e kraharorit.E
pushton reumatizma.Fillojnë ta zënë dhimbjet e gjunjëve.Reumatizma e
bluante,e kishte marrë gjatë gjuetisë.
Kurohet
në llixha në Vjenë dhe shkonë në banjat e Badenit.1881,i shfaqet
influenca.Zë shtratin për dy muaj.I shfaqet sëmundja e mushkrive,i
pafajshëm për ta ndalur,ajo fillon avancimin.
1885.Sëmundja e grykëve e shtërngon dhe e shtrinë në shtrat rreth 3 muaj.
1900.Shuhet
nga ndezja virale e mushkrive.Frymëmarrjen e fundit e dha në vjeshtën e
vitit 1900 në adresën Kazëll-Toprak,mëhall me Stambollin.Qefinin e
mbuluan me dheun e butë në Medriven Qojt,në kopshtin e teqes
bektashiane në kryeqëndrën e perandorisë,Stamboll.
ADHURIMI PËR NAIMIN
Ditari i gjetur i një katundishtasi nga Përmeti,Zaim Muharrem Brahimi,ka qënë student në Stamboll ka shkruar se :
“ shqiptarët gjëndeshin
në kryeqëndrën e perandorisë shkonin në shtëpinë e Naimit në Kazëll,një
lagje e Stambollit,grupe grupe më e pakta një herë në muaj.Kur i ra
sëmundja fatale e mushkrive, që po e fironte,shkonim dhe e gjenim me buzën në gaz,me fjalën e ëmbël,dhe zërin e ngadalshëm…*
Rezultante.
Kahu i parë.I ndihur nga Perëndija,në rrugëngjitjet e tij.
Kahu i dytë. Djalli, ka lënë gjurmë në rrugë zbritjet e shëndetit.
PËRSHKRIM
Kilometra pambarrim,rrugëve jugore.Qielli qelqor.Ajëri transparent në rrugëtimi përmes grykës së Këlcyrës. Mbritja afër muzgut në Frashër.
Vizioni
i Përmetit.Qytetin,që hëna vizaton mbi lum,një breg i ndanë.Shpejt e ka
ditur qyteti,do të shtrihej deri në breg.Është quajtur Vjosë,kjo
shkapërderdhje ujërash.Me kokën jashtë territoreve,këmbët dhe bishtin
në Shqipëri.Breg më breg,shkulme nxjerr në zëmëratën dimërore.
DANGËLLIA
Një përkufizim gjeografik.Brenda këtij rrethi do të renditja :katunde
të vegjël,të mëdhenjë.Ngrehina ,ose banesa Ngrehina ose streha banimi
malore. Mbyllur kulvit me rraso guri. Tjegulla.Pjekur nga balta e
kuqe.Pjerrgulla me vile rrushi. Rrugë disa soje.
Burime uji natyral.Lumenjë.Përroska,shtratëthara,skërka. Vargmale të thepisur.Gunëveshur pyjet.Rrobazhveshur pllajat. Korije.Pyje gjethembuluar.
Qytete jugore.Qëndra administrative.Shkolla.
Historia ruhet me dëshmi .Rojtar janë dëshmitarët.Ura të hershme me harqe guri.Pasarela të varura mbi ujë.
Kënga:ruhet në brigje shpirti.Kaseta.CD.Klarineta.Vegla me tela.Melodi.Zëra oi,oi, oi, oi,oi, oi,oi, oi,oi, oi,oi,oi, ....
Si poezia.Ëmbëlsi e zërit,pafundësi e tij.Bukuri e bukur.Ëmbëlsisht e ëmbël.
FRASHËRI
Hapësira.Qarthuar
brenda këtij elipsi gjërrash.Horizonti shfaqet në orbit të
vargmalit.Frymëhapësira është gjerrësia e gjërrave.Thellësia e
thellësive.Pafundësi e pafundësive .
Distanca.Burimi
natyror i Langaricës,që derdhet mbi Vjosë. Distanca tokësore 18 km nga
Përmeti.Ngulmimi i hershmërisë ,shekulli XV.
Pakufijshmëria.Në fundvjeshtë këtu fluturimet u fshinë. Nuk ka aeroport.Pista avioni.As terminal pasagjerësh. Këtu ekzistojnë,ose më mirë rrojnë këtu,qyshkur bregore bukuroshe,nga male të Shqipërisë.Një malësi rrethuar nga një shkëmb si me fortesë.
Qytetërimi
në Frashër.Qytetërimi në Frashër ,ka ekzistuar kahershëm.Këtë e pohon
edhe Dh.Berati.60 vjet më parë shprehet ai ishte një qytet zotërinjsh
të pasur.Ata fitonin me harxhe në Greqi dhe Bosnje.U rrënuan kur
financimet e spahinllëkut u ndërprenë.Dhe së fundi,zbritën një nga një
në emigrim.Renta e vogël shkëmbore nuk i ushqu më.Përveç ajërit të
pastër,të kthjellta mbetën qiejt vjeshtor.
Një arsye për të treguar aortën shqiptare të frashëllinjëve
ZBRITJA NË FRASHËR
Baba Alush Frashëri është Frashëlli. D.m.th
ka mbiemrin Frashëri.Në Frashër,ka parë diellin e jetës.Në teqe të
Frashërit ka mpiksur shqiptarizmin.Rrëzoi sytë,nën pikimin e
lotëve.Mbeti në Frashër në tyrben e tij.
Vendvendosja.Ora e vendosjes së Frashëllinjëve në vendbanimin Frashër është e largët.Trandje historike megjithë gjatësinë
e shekujve të tyre kanë datime.Ato zbresin,në fakt varen nga
mjegullinat nëpër kohën tonë,afër tre shekuj më parë zbradhen.Atëherë,
Frashëri, sigurisht që ka ekzistuar.Në suaz të maleve të Dangëllisë kishte ruajtur formën e vet.
Dokumenti i parë që sjell dëshmi për frashëllinjtë
Këtu
në këtë vendbanim Frashëllinjtë janë vendosur aty nga 1710.Dokument ky
i prurë nga koha,rreth viteve1901 nga pinjolli i Frashëllinjëve Mit’hat
Frashëri.
Dokumenti i dytë,që sjell dëshmi
Frashëllinjtë kanë jetuar përpara vendosjes në Frashër, në Tomorricë,të Skraparit.Katundi Grëmshë.Në vitin 1571. Dëshmia është
e shkenctarit Frashëri,Sami Frashëri. Bejlerët e Frashërit e kishin
origjinën nga Tomorrica. Kështu shprehet Samiu shkencëtari
Frashëlli.Dhe kjo është e rëndësishme të dihet,sepse aktualisht
origjinën e tyre po e përziejnë me një grupim tjetër që nuk u përket
këtyre Frashëllinjëve.
Në librin tim “Ardhja e Naimit në teqe”,botuar në vitin 2000,nga hulumutimet,që kërkova kam pasqyruar këto dy dëshmi të mësipërme.
Nga
Sami Frashëri,gjeta duke gërmuar momentin e thelbit.Ka ekzistuar një
Hamza.Kur?Mjegullat nuk na lënë të lexojmë fytyrën e kohërave.Ndërkaq
ky Hamza rebeli,kërkoi të mbronte Tomorricën dhe gjithë
krahinën.Shkruaj.Mirëpo ky Hamza beu u rrethua keqazi,ndoshta në
Berat,bëjnë llaf burimet,që shumë i kanë shfletuar.C’bëri i paudhi?U
vesh si grua dhe tha t’ja mbathte njëherë,mirëpo turqitë,duket e kanë
kuptuar,grua e armatosur,E habitshem,nuk i fshehën dyshimet e zunë dhe
defintivisht,dhe sygjynë.Samiu,duke zbritur ngjarjet historike në
Frashër,përmend një farë Ajaz beu.
E para ishte një fshirje definitive e
rebeluesit,nga defterët e jetës. Ndërkohë familja shtërngohej në
syrgjyn,vende të largëta,përtej tokave ekzistuese.Kur morën faljen
frashëllinjtë morën edhe prona.Kështu Frashëllinjtë,nipër e mbesa të
mbetur pas syrgjinit u rikthyen.Mirëpo ata e kuptuan se
Tomorrica,vendlindja e hershme e tyre, gjithsesi në distanvcë
gjëndej.Nga pronat, që u dha,Frashëri ishte një vendbanim mrekullor,një
sypërqafim i gjallë,vetmitar me vargmalin stoik.
RRËNJA E FRASHËLLINJËVE
Hamza
beu,rrënja frashëriote e Tomorricës.Duke i qëndruar gërmimeve,pema
frashëriote mund të quhet Hamza beu i pari i Tomorricës me kohëngulmimi
hershëmrin e viteve 1570.Atje thellë në malësi shtroi udhëzimet e tij
duke marrë në mbrojtie Skraparin,Opar,Vërcen.Kur në Berat e kurthosën
turqitë,u fsheh veshur si grua,por e kapën.I dërguan në Edërna.Kështu
lloafoset autori Dh.Berati.Ndërkaq syrgjini ,që përmendet është
Stanimakë.Pra edhe kohëzgjatja është pakëz e diskutueshme,sepse ende
mbetet tek një shifër midis 70-80 vjetëve.Mehmet Pashë Qyprilliu thuhej
ishte nga kjo zonë Përmeti, zbatoi faljen.Ai, që përfitoi ishte Ajaz
beu,nipi i Hamza beut.Pronat ju dhanë në 1650 dëshmohen në disa
kaza.Përmeti.pronat në Frashër, Martinja, Topojani. Vlorë,Kudhësi
Armen.Myzeqe disa fshatra si Kallmi,Zvërneci.
NGULMIMI NË FRASHËR
Ajaz
beu mbriti në Frashër në pronat e dhëna. Shtëpit,që i zuri syri ishin
disa. Mbiemrat,që mbanin shtëpit ishin Aliçikasit,Cerasit,Bregasit,Bakasit.
BANORËT E FRASHËRIT FORMUAN FSHATRA
Alicikasit
kur u shtuan,populluanv Orgockën dhe Butkën,.Bregasit formuan
Goroshianin dhe Lushnjën.Bakasit zbritën në Koblarë,thotë Dh.B në
parathënien e “Mesime”të Naimit.
Rëndësia.Rëndësia
e Frashërit zbret me dëshmi në vitin 1650.Vengulmonjësi frashëriot
quhej Ajaz Bej.Në kohë të hershme pra kjo familje qytetare e ardhur nga
Tomorrica,që kishte ruajtur syrgjynin në Edërna.Duhet të ketë qënë
70-80 vjet.Duhej të thyhej syrgjini në Stamitakë,që të mbrinin nipërit
frashëllinj nga rrënja e frashëriotëve.Me Ajaz beun,fillon dega e
frashëriotëve, që të lëshoj gjethe në katundin e ashpër nga moti në
Frashërit.
TEQEJA NË FRASHËR
Vargmali.Vargmale
ka atje,që përsëriten vazhdimisht çuditshëm.Kokojka qëndron përsipër.
Korije, që çdo stinë,ripërtërijnë mbulesën gjelbërore.
Nektar.Erëra jugore,që çdo stine përcjellin nektarin e luleve.Mjegullat e dendura “sinoptika”e motit ,çdo kohë varen përmbi pikëllimin e drurëve.Pamjet mëgjezore,sillen të ëmbla,me mbrëmje të freskëta.
Qelqore.Një
këndëvështrim për Frashërin është si një dritare.Pas qelqeve ndjehet,
aromë lulërie.Malësia e Dangëllisë.Përkëtej Vjosës. Kupa e maleve të
lartësive jugore.Bukuri e paprishur e Perëndisë.
POZICIONI GJEOGRAFIK
Krahëqafosje
vargmalesh.Ngërthen shpatulla malesh krahapur rendin të mos e braktisin
, vargmalin.Argjendi i shndriçëm është veli i vjeshtës së fundit.Eshtë
një lloje habitati me llojshmëri zogjsh.Përmes rrëmujës zogjtë,që s’u
lodhën njëherë.Pupthi,ngrihen,fshihen nëpër pemë.
PËRKUFIZIMI HISTORIK
Kryeqëndra.Flladi kundërmues i Dangëllisë, përcjell emrat e burrave të mençur.
Kryeqëndra e shqiptarizmës në hartën e teqeve shqiptare rajvizohet: Frashëri.
STATUSI RELIGJIONAL
Zëri
i shqiptarizmës.Në hartën bektashiane,teqeja e Frashërit është zëri i
bektashizmës shqiptare.Teqeja bektashiane në Frashër,në tërësi është
një ngrehinë monoliti.Teqeja në Frashër u ngrit nga themeli,për të
patur jetëgjatësi.Guri është por s’është i vetmi element.Arsyeja e
themelive të forta ishte kërkesa e parë:duheshin rrënjë të forta,për të
mos u druar shtrëngatave.Por ato u hapën të thella,të forta,për të
mbajtur një peshë,në çështjen e madhe shqiptare.Kjo teqe do të ishte
plazma e ngjizjes në çështjen,që do të emërtohej rilindje e
shqiptarëve.Personazhi qëndror i saj,quhet Baba Alush Frashëri.