WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Portret

Një mësuese, që dhe muzgun e mbushte me buzëqeshje…

25 August 2009
5 / 5 (1 Votes)
Liljana me bashkeshortin Daut Hame
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Botuar në gazetën “ Illyria ”

            Familja Hame, Sule dhe gjithë komuniteti shqiptar në Staten Island, New York, i dhanë lamtumirën e fundit nënës, bashkëshortes, motrës, bijës dhe mësueses të sa e sa brezave, zonjës së nderuar, të ndjerës Liljana Prifti Hame.

Zonja Lijana Prifti Hame u nda nga jeta në moshën 53 vjecare, në datën 10 Gusht, 2009, në spitalin Saint Vincent në Staten Island, New York.

Pas një semundje të rëndë dhe të pashërueshme, sëmundje e shekullit, ajo ndërroi jetë dhe tashmë është e cliruar nga dhembjet torturuese të sëmundjes.

Zonja Liljana Hame ishte një grua gjeneroze, me kulturë, plot vitalitet, ajo kurrë nuk u mposht përballë sëmundjes, por me kurajo i jepte force vehtes dhe familjes së saj të nderuar që i ndenjën pranë gjer në momentet e fundit.

Mësuese Liljana Hame ka mbaruar Universitetin e gjuhëve të huaja për anglisht në Tiranë. 

Pasi mbaroi studimet e larta ajo punoi për 18 vjet si mësuese në disa shkolla tetëvjecare dhe të mesme të Tiranës, ku gëzoi respektin dhe adimirimin e gjithë nxënësve dhe shoqërisë që e rrethonte.

Puna e saj e palodhur, me një përkushtim të veçantë kishte bërë që të nxirrte nga duartë e saj shumë e shumë nxënës, ku sot ata janë intelektualë, punëtorë, njerëz të denjë që i shërbejnë shoqërisë dhe Atdheut mëmë.

Shume prej tyre kane shprehur ngushellimet dhe dhimbjen e madhe që i ka pushtuar në këto momente për mësuesen e tyre të paharruar.

            Mësuese Liljana Hame u largua nga Mëmëdheu më 1997, në vitin e mbrapshtë, vit që e përfshiu Shqipërinë në luftë civile.

Ajo detyrohet të largohet nga Atdheu dhe përfundimisht vendoset në Staten Island , New York së bashku me fëmijët e saj të mrekullueshëm, Oltën dhe djalin e saj Elisin.

Aftësia e saj dhe edukimi i lartë që kishte marrë në Universitetin e Tiranës, bëri që të punonte përsëri si mësuese në “Petrides school” në Staten Island .

Ajo u pranua nga Bordi i Edukimit të New Yorkut dhe punoi me ndershmërinë dhe dashurinë e madhe me fëmijët në Special Education.

            Përkushtimi dhe devotshmëria e saj bënë që të vlerësohet në Nëntor të vitit 2003, nga Bordi i Edukimit dhe Unioni Federal i gjithë mësuesve me çertifikatën e Mirënjohjes, si një mësuese e palodhur, edukatore shembullore dhe e papërtuar kurrë në punë.

Ajo la gjurmë të thella tek të gjitha kolegët e saj amerikanë dhe shqiptarë.

            Zonja Liljana Hame ishte dhe një aktiviste e mirënjohur në komunitetin shqiptaro-amerikan. 

Organizata e gruas “Zeri Ynë” me presidente znj.Leonora Abdullai kishte kohë që e kishte zgjedhur në kryesinë e saj. 

Ajo do t’i mungojë gjatë organizatës së gruas, do t’i mungojnë idetë e saj aq të vyera si dhe përkushtimi për ta çuar organizatën dhe më përpara.

Për punën dhe idetë e saj, organizata e gruas “Zëri Ynë” e çmoi vjet me çertifikatën e “Mirënjohjes për kontributin e saj si mësuese e palodhur”.

Kurse Shkolla Shqipe e Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” këtu në Staten Island i dha çertifkatën, si një mësuese veterane e palodhur, si në Mëmëdhe ashtu dhe në Diasporë. 

            Bashkëshorti zemërmirë me orgjinë nga Dibra e Madhe, z. Daut Hame kishte një respekt dhe dashuri të veçantë për Lilianën, ishte nje dashuri reciproke, që fisnikëronte zemrat e fëmijëve dhe të të afërmëve të tyre.

Vajza e saj Olta Minenna, një violiniste e talentuar, mësuese në shkollë të mesme në New York , debutuese në disa koncerte muzikore, është rritur me dashurinë dhe përkujdesjen e madhe të Liljanës, kujdes që e bija e tyre jua shpërbleu me çmimin e madh të mirësisë dhe të edukimit maksimal.

Djali i saj i urtë Elisi i është mirënjohës për jetë, për punën edukative që ka bërë me fëmijët dhe për sigurimin e të ardhmes që ajo ju dha femijeve të saj duke i sjellë në tokën e premtuar këtu në Amerikë.

            Ajo të mahniste me forcën e llogjikës, qetësinë, shpirtin e madh dhe njëkohësisht dashurinë e pakufishme që kishte për njerëzit e saj dhe veçanërisht për bashkëshortin dhe familjen e tij të nderuar dibrane.

Unë personalisht kur shkova bashkë me bashkëshortin tim në emër të Shkolles Shqipe, për t’i çuar dhuratën nga nxënësit dhe mësuesit në ditën e 7 Marsit sivjet, u magjepsa nga fjalet e saj aq delikate dhe të buta, nga kurajoja e saj duke na dhuruar vetëm buzëqeshje.

E ndjera Liliana me respekt dhe kulturë kishte bërë për vete gjithë nipërit e mbesat e burrit, të cilët flisnin me dashuri dhe lot në sy për humbjen e saj.

Motrat e bashkëshortit të saj e quanin një motër të vërtetë, një motër që do të mungoje gjatë në fisin e tyre.

Ato tregonin se çdo mbrëmje që vinin për vizitë, ajo ju dhuronte vetëm buzëqeshje të ngrohta, buzëqeshje që mbushnin muzgun e trishtueshëm nga dhimjbet kërcënuese të sëmundjes së pashërueshme.

Pikat  e lotit tëtyre për sëmundjen e Liljanës më duket sikur nuk janë tharë akoma…dhe ndoshta do të qendrojnë gjatë edhe pse ajo e bënte muzgun të qeshte…

            Ajo iku duke lënë në pikëllim babain e saj të nderuar z.Rakip, fëmijët, vëllezërit Grisha dhe Beni, motrën e vetme Majlinda, kunetërit e saj fisnikë z.Qenam, Jetonin, Dilen, Fatmirën, Farien dhe gjithë fisin Hame.  Edhe dajua i burrit të saj, në Dibër z.Tofik Mullarexha është në pikëllim të thellë për nusen e nipit që iku kaq shpejt.

Të gjithë mjekët e spitalit Sant Vincent i shërbyen me përkushtimin më të madh, por e kishin të pamundur kurimin e kësaj sëmundjeje përbindëshe.

Ata morën pjesë në këtë ceremoni mortore, të gjithë si personel mjekësor duke folur me lot në sy, për kulturrën dhe komunikimin e saj, aq të ngrohtë me ta.

Zonja Liliana Prifti Hame u përcoll me nderime dhe respekt nga gjithë pjesëmarrësit dhe të dashurit e zemrës së saj,  për në vorrezat “Moravian” Staten Island New York .  Portreti i Liljanës dhe ceremonia mortore u pasqyrua në gazetën amerikane “Staten Island Advance” dhe në TV Alba-Life.

Ajo la në pikëllim të gjithë miqësine dhe shoqërinë.

Liljanën do ta kujtojmë përherë në zemrat tona edhe me këtë poezi, që iu kushtua portretit të saj si një mësuese e denjë dhe një nënë shembullore.

 

Ike larg, larg na le,

Dhe shpirtin tënd, afër do ndjejmë,

Se kur të kemi mall për ty,

Në hartime nxënësish, do të gjejmë!

 

Ju ike njerëzve më të shtrenjtë,

Dhe tokës tënde i re në gjunjë,

Sa herë me ne, ti fole thellë,

Në netët e dhimbshme, në netë pa gjumë…

 

E deshi Zoti që ti të ikje,

Udhëtimin e jetës sa pak ta zgjati,

Në se lotët na mbytën sonte,

S’do doje nesër, kurre të qanim.

 

Ti je e lirë, e lirë tani,

Si fllad mëngjesi na ledhaton,

Një tufë manushaqe çdo 7 Mars,

Të ëmblave mësuese do jua dhurosh…

 

Ike me ëndrra në kaltërsi,

Në botën e madhe pambarim,

Me vete more çuçurimën e zogjve,

ABC-n që kënduam, na e le kujtim.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi i saj!

 

Nga fjala e mbajtur ne ceremonine e percjelljes te se ndjeres Liljana

 

Staten Island, NY,  Gusht 2009




                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Nënë, thotë gjuha... 07.03.10 - Nënë, thotë gjuha...

Përsiatje për Ditën e Grave, nga¨Përparim Hysi

TE VARRI I NËNËS 07.03.10 - TE VARRI I NËNËS

Poezi nga Nehat Jahiu

Vëllazëria me Turqinë 07.03.10 - Vëllazëria me Turqinë

Opinion nga Naser Aliu

Matricat e qytetërimeve dhe qytetërimi modern shqiptar 07.03.10 - Matricat e qytetërimeve dhe qytetërimi modern shqiptar

Analizë nga Dorian Koçi

AFIRMIMI I VLERAVE SHQIPE NË DIASPORË 07.03.10 - AFIRMIMI I VLERAVE SHQIPE NË DIASPORË

Porttret i publicistit Baki Ymeri, nga Remzi Limani

07.03.10 - Dita e mësuesit gjatë historisë

Poezi kushtuar 7 marsit nga Neki Lulaj


Mar 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
Drejtësia gjermane heq të gjitha dyshimet mbi kompaninë Ecolog Drejtësia gjermane heq...

Rreth çështjes së kompanisë ECOLOG, nga Emin Azemi

Ademit  dhe Shaban Jasharit Ademit dhe Shaban...

Poezi nga Neki Lulaj

 
PLAKU QË NA E SHPËTOI  JETËN PLAKU QË NA E SHPËTOI ...

Tregim nga Sami Islami

MIDIS DASHURISH MIDIS DASHURISH

Poezi nga Luan Çipi

AKUARELE AKUARELE

Poezi nga opoeti grek Janis Ricos, përkthyer nga Pilo Zyba

Poezi dritës sime në maternitet Poezi dritës sime në...

Poezi kushtuar fëmijës, nga Albianë (Lulaj) Berisha

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com