Nga Ksenofon M. Dilo
“NJË KOMB DUHET TË JETË I VIRTYTSHËM, NËSE DO QË TË JETË I LIRË” (XH. UASHINGTON)
Njè libèr me njè mijè fjalè tè urta (proverba) ka krijuar mes tè tjerash
gjatë 10 vjetève né mèrgim të detyruar shkrimtari dhe publicisti i njohur Agim Shehu. Edhe né kètè fushë ky shkrimtar bashkë me vlerat e shënuara me krijimet e tij shfaqet herë herë dhe pararojè mendimi i popullit të vet. Duke njohur penën e tij, veprën e re origjinale gjithkush do ta priste me interes të veçantë, po aq dhe për kënaqësi leximi. Kush njeh jetën e tij sa të pasur dhe tronditëse, bindet se aty është përvoja e gjatë tre çerek shekulli tanimë e një figure që i mbetet artit dhe kohës. Unë kam qënë shok i afërt gjimnazi dikur, dhe e njoh vërtetësinë e materies sado pjesërisht të këtyre Fjalurtave, pasi të dyve shteti i kohës na shihte shtrembër si të « kampit tjetër » (Agimi qe i vetmi maturant i shkëlqyer e letrar i njohur i ri, dhe e dërguan në studime për doktor kafshësh). Nisi të fliste me vete e me shokë tepër të ngushtë…pa e ditur se ato mendime po ngjizeshin « Fjalurta » në kujtesën e tij e një ditë, të mbipasuruara nga jeta me dhimbje të reja më tej, gjer te goditja për vdekje që e çoi në mërgim, do shfaqeshin në këtë libër të ri të mrekullueshëm. Humbi jetë të qetë nga vetja dhe pasuroi letërsinë nga një fushë në tjetrën. Ende pa dalë, e lexova me kureshtje diku shpejt e shpejt (që të njohësh verën nuk ka nevojë të pish tërë fuçinë) dhe u binda se ç’vlerë të re do ketë përpara lexuesi shqiptar ! Ai vazhdon traditën e mëparëshme të Frang Bardhit, Mitkos, Spiro Dines e tjerë…Trashëgon mendimin e thellë të popullit në krijimin e proverbave, duke i ngritur e pasuruar në shkallën e krijuesit të talentuar. Këtë e shpreh vetë:
”Fjalurtat janè njè ‘shtrat lumi’ hapur nga mènçuria e njeriut. Cdo brez aty hedh rèkezat e pèrvojès sé vet né shtratin e pèrbashkèt njerèzor”. E tillè èshtè kjo krijimtari e re brillante pèr atdheun dhe njeriun.
Njè shkrimtar i shquar si Agimi me vetèdijè kombëtare dhe artistike shfaqet dhe njè prej penave mè aktivè pasi mbetet i bindur në nevojën që kanë shqiptarët sot në ndriçimin e udhëve drejt bashkimit kombëtar dhe integrimit me dinjitet qytetar në Europë. Ai i paraprin kësaj duke e hapur librin me Fjalurtën e thellë filozofike e kombëtare, tepër kuptimplote për kohën: «Jam krenar nga prejardhja I-M-E « ILIR-MAQEDONI-EPIR ». E më tej : « Atdheun e kemi në zemër nëse shqetsimet ia ngarkojmë në shpinë». E më tej : «Athina dhe Beogradi – A -ja dhe B-ja e tërë fatkeqësive të kombit shqiptar». Ja dhe konkretizimi me humor të hollë shqiptar : « Kishat serbe në Kosovë themelet i kanë latino-ilire, kështuqë për t’i ruajtur ato sot duhen dy roje: një shqiptar t’u ruajë themelet, dhe një serb t’u truajë çatinë ».
Fjalurtat e tij ai i shpreh jo si dëshira subjektive, por si një të drejtë kombëtare e demokratike pranuar nga gjithë Kartat Ndërkombëtare. Për këtë ai i bën të ndërgjegjshëm veçanërisht me rënien e komunizmit kur ndodhi që me zhurmën për « demokraci » po harrohej kombi. Ahere Agimi botoi duke e kthyer dhe Fjalurtë): «Demokracia pa kombin është lule në kostumin e të vdekurit». « Shinat e trenit janë demokracia, kurse treni është kombi ». Është e drejat e gjithkujt ta kërkojë dhe ta mbrojë këtë akt madhor, e autori krijoi më tej pa mëdyshje:
“E drejta nuk ka ‘mbiemèr’. Ajo o èshtè, o s’èshtè ! ” Koha tregoi e trewgon se ai mbeti i vendosur tè dègjojè zèrin e ndèrgjegjes kombètare, i vetèdijshèm t’i shèrbejè me nder kulturès kombètare dhe popullit tè tij me armèn kryesore të krijuesit - fjalèn e shkruar, jo më pak e dobishme se ekonomia. Për këtë qëndrim ai mori plagë që e detyruan të emigrojë me familjen, dhe duke i përballuar dhe në moshë të thyer, krijon fjalurtën për të gjithë: « Trimat i durojnë plagët ; te dhimbja e tyre ata ndjejnë dhimbjen e lindjes së lirisë ». Për ata që e goditën, krijon : « Se sa duhet falur kundërshtari, pyet plagët që të ka krijuar»! Ai mendon për atdheun në gjëndjen e sotme kur gjithandej synohet të prishet në qelizë shqiptari, e krijon aforizmën kuptimplotë: « Diogjeni me qiri në dorë ditën me diell kërkonte njerinë. Shqiptari sot, ditën me diell kërkon me qiri Diogjenin ».
Në tèrè keto proverba tè nxjerra nga bota e jashtme dhe shpirti i brendshëm i tij, ka krijuar njè një botë të re arti e mendimi me përmasa të veçanta pèr t’u admiruar. Një mendim i kthjellët, një gjuhë e pastër dhe e kulluar, një kursim fjalësh që i duan veçanërisht proverbat me filozofi të koncentruar. Shpesh një ironi që pickon të keqen dhe një humor i hollë elegant që të lëmon shpirtin. Sigurisht është çështje kulture e talenti. Jo më kot krijon : « Talenti është lule e egër : çan dhe shkëmbin e mbin dhe në të çarat e tij ».
Këto proverba tregojnë fuqi të madhe shpirti, sidomos kur ke qënë i persekutuar gjatë. Ai e përballoi këtë errësirë jete dhe nga ajo nxorri drita krijimi artistik, sepse i mposhti të gjitha vështirësitë. E thotë vetë: «Nuk mund ta fitosh luftèn me jetèn po nuk fitove sé pari luftèn me veten tènde atje ku ajo ecèn shtrèmbèr ». Dhe më tej po aq bukur e me humor : « Në arritjen e një synimi i pari është Zoti, e para Zotit – i zoti ». Ai nuk e duron dot mburrjen e meskinitetin: «Mèndjelehti tè cilit diku i ecèn fati i ngjan mizès qè ngrè lart era: ajo mburret se lart e ngritèn krahèt e saj». Kujton kolegët e pabesë e intrigantë me fuqi shteti e krijon: «Ai qè s’tè sheh né sy por nga kembèt, aty tè studion se ku e ke “thèmbrèn e akilit”. Më tej shton natyrshëm e bukur: «Shpifja mbi njeriun e ndershèm èshtè si fryma mbi qelqin : e mvesh né fillim por kur e fshin, qelqi shkèlqen mè shumè » . Për këtë i jep zemër karakterit e burrërisë së njeriut për fisnikëri flijimi ndaj atdheut: «Eshtè mè fatkeq ai qè harrohet i gjallè se ai qè kujtohet i vdekur» Ai i kujton njerëzit se «Plaga e mikut tè pabesè èshtè diabetike, mezi mbyllet ». E më tej: «Vesi i rri pranè virtytit si nata te dita; ndahen vetèm te muzgu si kufi i padukshèm mes tyre». Se «Njeriu i lig është si qymyri, po nuk të dogji të nxin. Po u nxive, është ai fajtor. Po u dogje, fajtor je ti ».
Duke ruajtur freskinè e mendimit e të gjuhës, kthehet përsëri nga e mira dhe i miri në peisazh fusharak prej Lasgushi: “Njeriu i mirè as nuk ka as nuk i mbarohen. I ngjan sylynjarit tè krojeve: ujèt ua zgjat bujarisht tè tjerève pèrpara e s’kujtohet t’ua kthejè dhe mureve tè tij pas pèr t’u larè dhe vetè”. Se “Te njeriu i mirè dhe kèrcènimi i tij èshtè i butè, ashtu si te kaprolli brirèt mbrojtès janè mè bukuri stolie”. Sado pak e pjesërisht, në mes vepron dhe fataliteti i kohës për të cilin autori është aq i ndërgjegjshëm e dëshmitar vetë: “Kur ‘tè zezès’ s’i thua dot e bardhè, do pranosh qè e bardha e jetès mund tè tè bèhet e zezè”. E më tej: “Çdo njeri i paguan haraç karakterit tè vet. Edhe pse e di kètè pagesè tè detyrueshme, vèshtirè t’i shmanget pasi nuk e lè karakteri”. Kujton “shokun” i cili e lavdëronte aq shumë, pastaj shkruan Letër-padi lart, se si i kishte sharë rëndë udhëheqjen tek ai. Mori dënimin, dhe jep fjalurtën e hidhur: “Lavderimet qe bèn servili i ngjajnè cicèrimès sè zogut sipèr arkivolit”. E vuajti shumë dënimin, e mbi të gjykon proverbialisht për të gjithë njerëzit: “Karakteri i njeriut shkèlqen mè shumè nè vuajtje ashtu si diamanti nè tè prerat “. Etj.
Siç thamë, persekutimi me 10 vjet punë internimi në Metalurgji, në shpirtin e ndjeshëm të poetit ka zgjuar mendimet më të thella njerëzore e ndjenjat më të holla artistike. Trysnia e kohës ato i ktheu në fjalurta, gjatë meditimeve të tij në vetmi. Mbeturinat e diktaturës edhe në ‘demokraci’ e kërcënuan me vdekje për qëndrimet e guximshme kombëtare në emër të një demokracie të pastër, e për to një ditë m’u përgjegj qetësisht “Të vdekur jemi më të fortë se të gjallë”. Këtë aforizmë të tij e botova të tillë si artikull në “Balli i Kombit”. Autori duke gjykuar botën brënda vetes së tij, shton më tej: “Diktatura sidoqoftë i ngjan djallit: djalli nuk do qe aq i rrezikshëm nëse nuk do ta kishte aq të frikshëm emrin”. Një gjeneral krihinar e i përgjakshëm që e luftoi me çdo mënyrë jetoi gjatë, e autori portretizon: “Rron gjatë e ka aq gjak viktimash, sa shokët nën dhè nuk e qasin, ngaqë dhe nën dhè do t’i vriste me pabesi”.
Nga majat e mendimit kombëtar e demokratik, libri me xhevahire zbret në lëndinat e buta të artit e të erotikës. Është po ai Agim, por me faqe të reja rezatuese, me shpirt të hollë njerëzor prej poeti e mendimtari. I lexon e nuk të harrohen. Të mbeten në mëndje si kokra margaritari. Mendoj se vërtetësinë dhe bukurinë e kanë dhe ngaqë aty shihen rezatime nga vetë jeta e autorit. Citojmë diçka nga “Arti”:”Arti jetën ta shkurton para vdekjes dhe ta zgjat pas vdekjes”. “Në art fjala po s’u nis nga një zemër, nuk ka fuqi të arrijë te zemra tjetër”. “Në një vepër letrare nëse faqja e fundit nuk të shtyn të kthehesh te faqja e parë, atë vepër edhe mund të mos e filloje”. “Kur artisti flet shumë për veten e vet, do të thotë se ajo vetë u flet pak të tjerëve”. “Poetët u ngjajnë zogjve: fluturimin e kanë përpara, këngën e lënë prapa”. “Shumë hymne për diktatorin qenë disi të qëndisura, gjersa dhe të vdekurit i hidhet parfum i mirë”. “Pak ves apo huq i falet çdo talenti të shquar, ashtu si pak kripë i shkon çdo ëmbëlsire”. “Krijues të privilegjuar në diktaturë bënin jetë centauri: gjysma-njeri krijonte, gjysma-kafshë shkelmonte” etj…
E mbyllim me pak citim dhe nga erotika: “Vajzat e reja i rrit syri i nënës dhe i zbukuron syri i djalit”. “Shumë të rinj tëdashurën e duan “Helenë” pa qënë vetë “Parid”. “Femra ka fuqi të të tronditë për aq sa ka fuqi të të tërheqë”. “Mosha e re çel lulet, mosha e mesme lidh kokrat, pleqëria i vjel”. “Kënga për vajzën e dashur është dhe me prush dielli, dhe me kadife hëne. Zjarmia për të është e pandarë nga nderimi për të”. “Disa femra i ngjajnë tokës arabe: aspak tërheqëse sipër, tepër të pasura në thellësi”…e të tjera.
Mendoj, asnjë shkrim nuk e zevëndëson leximin e këtij libri. Ai që do ta ketë në dorë do më japë të drejtë.
. Ksenofon M. Dilo