WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

NEVE, EMIGRANTËVE, NUK NA LLOGARITIN SI NJERËZ...

21 March 2010
Jakup Gjoça
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Jakup Gjoça

-         Në vend të një interviste-

Euforia ka pushtuar thuajse të gjithë emigrantët me projektligjin e Emigracionit që së shpejti do të diskutohet në parlamentin grek.Shumëkush nga emigrantët , edhe pse pak dinë për hollësitë, kujtojnë se  ky projektligj i Emigracionit i qeverisë greke  (   i katërti  në këto 14 vjetët e fundit) do të përmbushë të gjitha shpresat, nevojat e domosdoshmëritë, hallet e dertet e emigrantëve ekonomikë në Greqi.

E keqja më e madhe , dhe kjo është gracka më e rrezikshme për të ardhmen e vetë emigrantëve është ai optimizmi i boshët që ushqen shpresën e thuajse të shumicës të vetë emigrantëve që qeveria greke do të konkretizojë të gjitha kërkesat që kërkojnë këtu e 20 vjet emigrantët.

Gracka më e madhe është edhe revashinzmi i Antonis Samaras , i cili po kultivon te opinioni grek si edhe te vetë emigrantët atë idenë ( boshe) që projetligji i Emigracionit i qeverisë të Papandreut i hap portat e shpresës     të ligjësimit pa kritere, pa kushte, të gjithë atyre që duan të vijnë si emigrantë në Greqi.

Bujar Xhafa është 50 vjeç. K a ardhë në Greqi si emigrant që në vitin 1993 e ka punuar në Kretë. Sot në Greqi punon e jeton së bashku me 3 fëmijët e tij, ndërsa fëmija i katërt jeton  në Shqipëri. Në vitin 1998 i bëri edhe ai ( si gjithë emigrantët) dokumentat e ligjësimit të Kartës Jeshile. Dhe-çuditërisht- sot në vitin 2010 është i padokumentë.

Ose më saktë. Emigrant i vitit 1993 në Greqi dhe ende emigrant me dokumenta të parinovuara të ligjësimit.

Bujar Xhafa është metamorfoza e Politikës të Emigracionit në Greqi e tre ligjeve të Emigracionit të qeverive greke të viteve 1998-2010!!!

Greqia është vendi i vetëm në botë e cila PRODHON    shumë ligje në vit, dhe njëkohësisht i vetmi vend në botë ku ligjet nuk respektohen nga askush!!!

-Djali i madh është 23 vjeç- na dëfton Bujari. E kapi policia greke më 24 korrik të 2009-s dhe e mbajti në burg 2 muaj, si emigrant i padokumentë. Vumë një avukat dhe ai ( dhe jo ligji grek)e nxorri nga burgu. Paguam avukatin 600 evro ( dhe avukati nga këto 600 evro asnjë nuk ka deklaruar si të ardhura vjetore, edhe pse ka vulosur në dokumente shtetërore që është avukati i të arrestuarit).Djali doli.Pa gjyq fare, policia greke i vuri gjob 3.000 evro e gjashtë muaj burg. Nga 6 muaj burg djali bëri 2 muaj dhe ne paguam avukatin me 600 evro.

Morëm dokumenta nga policia greke.Që të mbarojë 6 muaj qëndrimi këtu në Greqi, e paskëtaj të paraqitet prapë në polici e do të marrë prapë 6 muaj të tjerë shtyrje afati. Djali me këto kartëra është i “ ligjshëm” me policinë greke....

E shikoni? Kështu trajtohen emigrantët në Greqi.Trajtohen në Greqi me “ligjet “ e brendshme të policisë greke. E cila, dmth, policia greke as që do tja dijë aspak për ligjet e shtetit grek të Emigracionit.

Avukatët grekë, këta po.

Janë mbi ligjet e shtetit dhe gjithnjë në hujdi, në marrëveshje me “ligjet” e policisë....Në Greqi emigrantin nuk e trajton aspak ligji i shtetit, por  e mbron “ merita” dhe “aftësia” profesionale e avukatit.

Të cilët, dmth, avukatët grekë, deklarojnë, paskëtaj si të ardhura vjetore vetëm....nga 400 evro deri shumë-shumë 3.000 evro në vit......Kur vetëm një emigranti i marin tarifë e pakta 800 evro.

Dhe shteti grek është kaq i ...paaftë, kaq i pamundur..., kaq budalla, sa nuk mund të verifikojë dot emrin e avukatit me firmën e tij në dosjet e emigrantëve në çështjet gjyqësore e  policore që tu llogaritë të ardhurat vjetore e tu vjelë taksë.

Ose  ndodh  tjetra. Shteti grek është kaq matuf, sa nuk di të bëjë as mbledhje ( nuk them shumëzim, se kjo do shumë tru) të shumës të emigrantëve që “ mbron” avukati me tarifën e evrove...

Bujar Xhafa na shpjegohet si është ende emigrat i padokumentë që nga viti 1993.

-Më 1998 i bëra dokumentet. Paskëtaj më ra një e keqe familjare. Nuk munda ti rinovoja dot më dokumentat. Sepse në 2002-in në shkurt, ra autobuzi në urën e Jalakmona ku u vranë 2 fëmijët e motrës time, si edhe u plagos motra, Afërdita Senja.Ajo ishte nisur të vinte te unë në Athinë.U hidhëruam, dhe kush e kishte më mendjen te rinovimi i dokumentave.Ika në Shqipëri. Erdha sërish pas tre vjetëve.Nuk munda ti rinovoja dot më.

Kjo ishte Politika e Emigracionit të qeverive greke ndër vite. Më shumë pengonte dhe vështirësonte rinovimin e dokumentacionit të emigrantëve, se sa u krijonte mundësinë e integrimit të tyre në shoqërinë greke.

Ligjet e Emigracionit janë shndërruar thjesht në industrinë e mashtrimit dhe të përveçimeve ligjore nga avukatët grekë, të cilët si korba u vjelin edhe evrotë e fundit të emigrantëve duke tregëtuar shpresën dhe domosdoshmërinë e tyre për të mbijetuar në Greqi.

-         Edhe projektligji i ri i qeverisë greke nuk më ndihmon dot më. Sërish do të endem emigrant i padokumentë.- thotë i pashpresë Bujari.

-         Nuk e kam menduar kurrë që të rikthehem në Atdhe e të punoj atje.Kam edhe 2 fëmijët e tjerë këtu në gjimnazin e Athinës.Do të endem të punoj në tregun e zi të punës si deri tani.

 

Bujari e shikon ndryshe nga shumica e emigrantëve projektligjin e ri të Emigracionit të qeverisë greke. As që ka ndonjë shpresë.

-Ligji i Emigracionit duhet të na bëjë që të ndihemi të lirë ne emigrantë.Të jetojmë pa ankthin e policisë.Të jetë i pakushtëzuar me enzima.Kur dihet që në tregun e punës askush më nuk të jep asnjë ensimë.Dhe ligji i emigracionit duhet të na bashkojë me familjen , e jo të kushtëzojë ekzistencën e familjes me shumën e ensimave.

Kaq qenë edhe në Itali emigrant për 3 vjet.Ku ka ligj të Emigracionit që të të kushtëzojë ajrin që thith si emigrant me ensima, që të të kushtëzojë që të jetosh bashkarisht me familjen duhet të kesh 200  ensima në vit-siç na kërkojnë në Greqi- ndryshe siktirisu i vetëm e larg familjes, larg fëmijëve.

Kush është ai grek           që të ketë 200 ensima në vit, si na kërkon neve emigrantëve qeveria greke? Neve, emigrantëve qeveria greke nuk na llogarit fare si njerëz.

Kjo është Greqia. Kaq i pamundur është shteti grek, i cili pranon që mospagimi i taksës në Greqi është mbi 12 miliardë evro.Dhe shteti grek është kaq matuf, kaq budalla sa pranon për të ardhura vjetore të avukatëve  grekë vetëm 400-3.000 evro në vit, kur ndërkohë, është kaq i rreptë ligjërisht dhe i padrejtë kur kushtëzon dokumentacionin e ligjësimit të emigrantëve në Greqi me 200 ensima vjetore dhe bashkëjetesën e emigrantëve me fëmijët dhe gruan e tij me shumën e të ardhurave vjetore mbi 12.000 evro në vit!!!

Dhe projektligji i Emigracionit i qeverisë të Papandreut asgjë nuk do të ndryshojë nga këto atavizma dallimi, veçimi shoqëror të ligjeve të mëparshme të Politikës të Emigracionit.

-Dhënia e kufizuar e shtetësisë disa mijërave emigrantë a do të jetë ballanca e integrimit shoqëror të emigrantëve në shoqërinë greke?

Përgjigja e pashpresë e emigrantit shqiptar  të viteve 1993 Bujar Xhafa,  “...ne emigrantëve qeveria greke nuk na llogarit fare si njerëz...”ndoshta nuk të jetë një realitet i afërt që do të na prekë, do të jetë ndoshta kriza më e thellë shoqërore e shpresave të emigrantëve.

Dhe ankthi i të gjithë neve emigrantëve është një, i përbashkët.

-         Do të ndihemi  ndonjëherë  njerëz  të lirë të shoqërisë greke, apo do të jemi përherë të damkosur si ...emigrantë të përjetshëm.

 

JAKUP.B. GJOÇA

 

jakupgjoca@hotmail.com



 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



MEDITIM  PER  PENSIONISTIN 26.08.09 - MEDITIM PER PENSIONISTIN

Ese nga Ksenofon Dilo

Intervistë e shkrimtares Këze (Kozeta) Zylo dhënë revistës “Perspektiva” 26.08.09 - Intervistë e shkrimtares Këze (Kozeta) Zylo dhënë revistës “Perspektiva”

Bisedoi për revistën “Perspektiva” gazetari Arsim Halili

MENDIME ME TINGELLIM  AKTUAL TE  L U M O   S K E N D O-s 26.08.09 - MENDIME ME TINGELLIM AKTUAL TE L U M O S K E N D O-s

Pergatiti Ksenofon Dilo

Çka  i bën  trima Prekazasit 26.08.09 - Çka i bën trima Prekazasit

Bisedë me veprimtarin nga Prekazi i Drenicës, zotin Fazli Bajram Lutfiu dhënë gazetarit Cenë Pushkolli

Sa për dijeni 26.08.09 - Sa për dijeni

Poezi nga Naser Aliu

Katerqindvjetori i TELESKOPIT te Galileut 26.08.09 - Katerqindvjetori i TELESKOPIT te Galileut

Në 400 vjetorin e teleskopit të Galileo Galileit, nga Paul Tedeschini


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
E ARDHMJA E SHQIPTARËVE “ UNIONI TURKO-ARAB” ?! E ARDHMJA E SHQIPTARËVE...

Opinion nga Xhevat Rexhaj

Papunësia është breng...

Anketë me qytetarë nga gazetarja e re Arbnora Tahiri

 
Një mësuese, që dhe muzgun e mbushte me buzëqeshje… Një mësuese, që dhe...

In memoriam, zonjës Lijana Prifti Hame, nga Këze(Kozeta)...

DY  LULËKUQE  MBI  DY  VARRE… DY LULËKUQE MBI DY ...

Skicë nga Nehat Jahiu

CËSHTJE TË BRENDSHME ...

Opinion nga Ramiz Lushaj

NEPER LUGINE, KU DIELLI LIND, NUK PERËNDON DIELLI I POETIT NEPER LUGINE, KU DIELLI...

Reportazh nga Gëzim Llojdia

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com