Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML

|
Home Page >
Analizë - Opinion |
Të rijtë dhe skema e vjetër e politikës... |
|
20 March 2010
 |
|
|
|
|
 Tirana - TribunaShqiptare.com |
|
|
|
Autor : |
|
|
|
|
|
Nga ARTUR NURA
Gjithsecili që ka lexuar me vëmendje jetën politike të këtyre viteve të fundit, padyshim që nuk mund të ketë mbetur pa i rënë në sy se shumë nga figurat politike janë të rinj, ose të reja si në PD ashtu edhe PS. Në fakt, në teatrin e fundit të maratonës parlamentare, kjo armatë njerzish jo e vogël në numër e që parimisht duhet të sillnin ide dhe mënyrë të re të të bërit politikë, lexoi në kor dhe me shumë pasion, hartime të porositura nga liderat respektivë! Seanca, për disa syresh ishte e parë në pjesëmarrjen personale në të ashtuquaturin Tempull i Demokracisë! Kjo gjë lexohej qartazi edhe në emocionet që ata nuk kishin mundësi t’i fshihnin! Ky fenomen nuk i bëri aspak të ndryshëm me homologët e tyre të krahut tjetër politik! Kush ka sado pak memorie publike, mund të kujtojë emocionet e tyre në kohën e KOP-it dhe t’i shohë sot se si në kor po ashtu edhe ata, bëjnë hartime të porositura nga vendime politike të marra nga lideri! Njeriu më i thjeshtë që ka ndjekur atë seancë parlamentare maratonë e ka kuptuar mjaft qartë se në lidhje me zgjidhjen ose jo të krizës politike, vendosnin vetëm dy njerez: Sali Berisha dhe Edi Rama, njëri me prezencë aktive tejet të tepruar në sallë dhe tjetri sigurisht nëpërmjet sms-ve që i ka shumë për zemër! Por, një situatë e tillë dramatike nuk shtyu asnjërin prej këtyre djemve dhe vajzave të reja, sot deputetë dhe përfaqësues të vullnetit popullor, të mos lejonin veten të bëheshin thjesht lexues hartimesh politike! Në fakt për një gjë të tillë duhet sa kurajo edhe iniciativë që mesa duket u mungon! Po ashtu, duhet thënë që kushdo që di të lexojë zhvillimet politike dhe njeh mirë historinë politike të Shqipërisë, jeta publike dhe politike e z. Sali Berisha dhe e z. Edi Rama përcjell disa konotacione negative tek shoqëria jonë. Tashmë duket qartë se hyrja në skenën politike Shqiptare e Z. Edi Rama, me moshë të re dhe shpresa të reja për shoqërinë, nuk bëri gjë tjetër veçse forcoi skemën e vjetër të politikës me liderin e gjithëpushtetshëm. Kjo skemë e vjetër, për fat të keq efiçente për vetë liderat e saj, por jo për demokracinë, në seacën e fundit parlamentare u vertetua në mënyrë katërcipërore në funksionimin e saj po të vjetër dhe se si të rinjtë lejuan veten të ishin pjesë garniture e saj…!
Artur Nura, http://www.radioradicale.it/rubrica/97 http://www.gazetavogel.al http://www.arturnura.com/blog http://poetrypoem.com/arturnura http://albanianews.it/arturnura/ http://www.fainotizia.it/user/nura-artur
 K O M E N T E :
Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN |
|
Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...
|
|
|
|
|
|
|