WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

FATMIRËSISHT KEMI EDHE SHEMBËLLTIRËN E MJEKUT NERITAN

13 March 2010
Jakup Gjoça
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Jakup Gjoça

Gjendja shëndetësore e babait mund të përballohej vetëm në spital, ndaj nxitimthi u nisëm drejt spitalit të Sarandës. Rrugës, babai më thotë.

-Fillimisht , duhet të shkojmë të takojmë mjekun e fshatit.

-Përse? Po sot është e diel dhe ai nuk vjen në fshat për vizitë?- iu përgjigja babait i habitur.

- Po nuk na dha rekomandim  mjeku i fshatit për vizitë  në spitalin e qytetetit, askush mjek i spitalit qoftë në Delvinë, qoftë në Sarandë  nuk na pranon të na vizitojë ne nga fshati- më sqaroi babai.

-Po ku do ta takojmë këtë mengjez të dielë mjekun e fshatit?- pyeta babanë.

Emigrimi na ka bërë të huaj nga hallet e vendlindjes.

-         Do ti vemi në shtëpi.- më thotë babai.

-         Në shtëpi? Do të pranojë të na presë e të na japë rekomandim?

-         Po, po. Edhe herë të tjera , në shtëpi na ka pritë e na ka dhënë rekomandim mjeku i fshatit tonë.

U kthyem për në Delvinë, të takonim mjekun  në shtëpinë e tij. Edhe pse përpiqesha me vetveten që të bindesha për këtë kotësi ligjore .Po tja sqaroje ndonjë të huaji këtë ligjësi mjekësore shqiptare, që i sëmuri fshatar, sado i rëndë të jetë shëndeti i tij, patjetër duhet që paradhënie të marrë një rekumandim nga mjeku i fshatit që të mundet ta vizitojnë në spitalin e qytetit.

Dhe imagjino? Mjeku- si në rastin e babait tim- mund të jetojë larg fshatit, dhe mund të qëllojë natë, ditë e dielë, dhe i sëmuari mund të mos ketë asnjë mjet-nuk mund të kërkojë kush ndihmën e ambulancës në fshat edhe pse në spitalin e Sarandës numërova pesë makina të ndihmës të shpejtë – dhe i sëmuri duhet të  gjejë,  të takojë, të lutë mjekun e fshatit  që ti japë leje që ta vizitojnë – URGJENT- mjekët e spitalit të qytetit.....

Nejse këto hamendje...

Ishte ende herët, akoma nuk kishte vajtë ora 8 e mëngjezit kur u ndodhëm te pragu i shtëpisë të mjekut të fshatit tonë , në  lagjen Papuçi  në Delvinë.

Babai zbriti nga makina, dhe unë e ndoqa me vëmendje .

Mendoja, a do ta priste kaq herët mjeku babanë? A do të pranonte mjeku i fshatit, që në këtë herët mengjez të së dielës të vizitonte neë shtëpinë e tij një banor të fshatit ku ai shkonte 2 herë në javë ( mjeku 2 herë në javë  vjen në fshat për vizitë ) ?

Te porta e oborrit babain e priti një bashkëmoshatar ti tij. Mbase është babai i mjekut.

Bashkëbiseduan pak dhe pashë që tjetri i hapi portën dhe bashkarisht u ngjitën në shkallët e oborrit që të çonin në shtëpi.

Babai u kthye pas 15 minutash. U fut në makinë, e megjithatë unë nuk u mundova që të iknim.Prisja përgjigje nga babai.

-Ikim, mbarova punë.- më tha babai.

- Të priti doktori?

- Shumë mirë. Më pyetën a doja kafe, më vizitoi dhe më dha edhe rekomandimin që të shkoj te doktori i mushkrive në Sarandë.

-Sa lekë i dhe?- pyeta fare kot babanë. Më tepër të dija se me sa lekë i bën këto ndihmesa jashtë orarit të punës mjeku i fshatit.

-Asnjë lekë nuk më mori.- foli me një ton të prerë babai.

-Si? Vërtet asnjë lekë nuk të mori mjeku , edhe pse të vizitoi këtë mëngjez të diele në shtëpinë e tij?

-Asnjë lekë.Është njeri i mrekullueshëm.

-Çudi e rrallë.- munda të pranoja një realitet që preka.

- Për këtë mjek duhet të shkruani. Na ndihmon , na viziton në çdo kohë që kemi nevojë edhe në shtëpinë e tij , pa na marrë asnjë lekë.- më thotë babai me atë tonin e tij të prerë.

-Si quhet mjeku?-pyeta babanë.

-Neritan Balla.Me të gjithë fshatarët sillet kështu. I njerëzishëm, i sjellshëm, dhe nuk i rëndohet që ti shkojmë në shtëpinë e tij në çdo kohë që jemi të sëmurë.Edhe pse në fshat paguhet për 2 herë në javë.

Shembulli i mjekut të fshatit Bajkaj në Delvinë Neritan Balla më dukej një përjashtim .

Veçse për banorët e fshatit tim është  një e përditshme e nevojës të tyre për tu ndihmuar në shëndetin e tyre

Shembëlltira e mjekut Neritan Balla është vaksina më e efekshme e shëndetit të banorëve të Bajkaj .

 

JAKUP.B. GJOÇA

 

jakupgjoca@hotmail.com

 

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Dhurate gjinise se bukur me rastin e 8 Marsit! 08.03.10 - Dhurate gjinise se bukur me rastin e 8 Marsit!

Poeme nga Llemadeo, me rastin e 8 marsit

08.03.10 - Akademi Përkujtimore për Atdhetarin Haxhi Dobraj

Mërgata shqiptare perkujtuan me dijnitet Atdhetarin Haxhi Dobrën, nga Neki Lulaj

GRUAJA SHQIPTARE  SI VLERË  E PAMOHUESHME NË SHOQËRI 07.03.10 - GRUAJA SHQIPTARE SI VLERË E PAMOHUESHME NË SHOQËRI

Në kuadrin e 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas, nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

Giacinto Papadopoli 07.03.10 - Giacinto Papadopoli

Floktari dhe berberi arbëresh legjendar në Ville-Emard

RREFIMI I NJE NENE 07.03.10 - RREFIMI I NJE NENE

Me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, skicë nga Janaq Pani

In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin 07.03.10 - In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin

Në ditën e mësuesit, nga Këze (Kozeta) Zylo


Mar 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
OPTIMIZMI PËR KOHË MË TË MIRA OPTIMIZMI PËR KOHË MË...

Kritikë letrare rreth librit të shkrimtares Sadete Presheva “Kërkoj kohë të qetë” Sh.B. “Vatra”, Prishtinë 2009, faqe...

PALIKARËT DEPUTETË (  GREKË) PALIKARËT DEPUTETË ( ...

Opinion nga JAKUP. B. GJOÇA

 
Nënë, thotë gjuha... Nënë, thotë gjuha...

Përsiatje për Ditën e Grave, nga¨Përparim Hysi

TE VARRI I NËNËS TE VARRI I NËNËS

Poezi nga Nehat Jahiu

Vëllazëria me Turqinë Vëllazëria me Turqinë

Opinion nga Naser Aliu

Matricat e qytetërimeve dhe qytetërimi modern shqiptar Matricat e qytetërimeve...

Analizë nga Dorian Koçi

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com