|
23 September 2009
 |
|
|
|
|
 Selim Hasanaj |
|
|
|
Autor : |
|
|
|
|
|
Nga Selim Hasanaj
Para pak qastesh sot me 23.09.2009 në televizionin KTV ishte nji
program në të cilin ishte musafire zonja Vjollca Krasniqi sociologe ku
debatohej per të drejten e trashegimisë së femnes te neve shqiptaret si
komb , por me theks të veqantë në Kosovë. Kishte
mundësi edhe per kyqje të publikut me telefonata dhe mue pikrisht
opinioni i disa telefonuesve më nxiti të bajë këtë shkrim në lidhje me
temen. Thanë të drejten unë nuk percjella programin nga fillimi i ti ,
por per aq sa ndegjova po e thamë këtu opinionin tim. Më banë
pershtypje dy telefonata, nji e nji shqipfolsi islamist nga Jashanica e
Klinës dhe nji e nji zonje nga Prishtina. Po e komentojë pak at nga
Jashanica. Ky njeri që u paraqit me emen e mbiemen, me nji vrull dhe
mllef fillojë të komentojë sa as nderhymjet e moderatores së programit
nuk i ndegjonte, nga e para ai fillojë ti jap vrejtje parafolsit
telefonues, moderatores per temen e zgjedhun dhe thoshte se duhet dit
se Kosova ka nji mentalitet, cfar mentaliteti ka dhe pa hezitim ai
fillojë të predikojë nasihat po sikur hoxhallaret nga Kurani. Ai me
disa nderhymje të moderatores në fund tha se sipas kuranit dy motra
marrin hise sa nji vëlla, apo dy vajza sa nji djalë. U thirr efendia në
Kuranin , por me ato pak fjalë e deshmojë se ai kurr nuk i ka lexue ato
ligje të së drejtes trashegimore në Kuran. Na predikojë rrenat që ai i
ka ndegjue dhe që perditë i ndegjon nga trushperlamsit e shumt islamist
që sot janë gjithandej neper Dardani dhe trojet tjera ethnike shqiptare. Telefonuesja
nga Prishtina ishte nji zonjë që dukej të ishte diku e moshes afer
pleqnisë, së paku kështu mund të gjykohej nga komenti që ajo e bani.
Kjo per shkakun se asht vet femen, nuk ja bante zemra të thotë si ai
parafolsi nga Jashanica se femna nuk ka hise trashegimie dhe per ta
zbut ate ma vonë në dy me nji në favor të mashkullit trashegimtar, por
kjo me nji ngatrrim fjalesh thoshte se femna duhet të ketë të drejtë
trashigimie, por jo sa mashkulli, me perqindje disi sipas marrveshjes
dhe i ngatrronte punët. Por e permirsojë kur në fund tha se duhet kjo
të rregullohet me ligje të shtetit. Dy telefonatat e fundit ishin
nji burr nga Prizreni dhe nji grue nga Mitrovica. Prizrenasi tha se ka
dy banesa dhe dy dyqane. Ka dy fëmi, djalë dhe vajzë dhe qysh tash sado
që ata janë të mitun, ai u ka nda barabart secilit nda nji banesë dhe
nji dyqan. Zonja nga Mitrovica tregojë rastin e saj personal dhe tha se
ka trashegue nga prindet 39 hektar tokë, janë 10 fëmijë dhe ajo e ka
marr hisen e vet të trashegimisë. Zonja ishte e drejtë, konkrete dhe
kishte mendim pozitiv per të drejten e femnes, por megjithate në
diskutimin e saj vërehej doza e frigës se ajo në nji mënyrë ose tjeter
padyshim do jet e perbuzun apo si thotë populli e bame me gisht, në mos
nga vëllaznit me siguri nga rrethi. Kësaj ajo i frigohej dhe këtë e
shprehte kur thoshte se ajo edhepse e ka marr hisen e vetë ajo i don
ata vëllaznit e saj. Edhe unë si kjo mitrovicasja po i tregojë disa
shembuj në farefisin tim ku tema e trashegimisë asht ba shkak per
thashë e thana dhe edhe ngatrresa dhe nji rast edhe vrasje e dyfisht
bile dhe ate në mënyren misterioze, dhjet vite e ma teper nuk dihet as
vrasësi as ku janë kufomat. Do e sqarojë këtë pastaj, por të shkojë me
radhë. Axha i nanës time nga Prekalla e Istogut kurr nuk i fali Zoti
fëmi. Ai në pleqni adaptojë nji djalë të braktisun dhe sod ai djalë
asht rrit, asht shkollue dhe ka krijue familje dhe kujdeset per baben e
vetë( jo biologjik) shumë ma mirë se sa kujdeset vëllau im Ibrahimi në
Ludwigshafen të Gjermanisë per nanen tonë Zyhran dhe per të u kujdes
per te ai dhe bashkshortja e ti marrin nga disa qindra euro në muaj nga
shteti gjerman. Ndersa jetimin e adoptuem te axha Ahmet nuk e paguen
askush per kujdesin që i banë ati. Nji dajë i babës tim i martuem
i cili jetojë së bashku me gruen e vetë mbi 40 vite në Gjermani, aty u
pensionuen dhe me parat e kursyeme në mergim si pensionist këthehet në
Pejë ku blen nji shtepi , e renovon dhe rregullon ate per qef dhe
vendos ta perfundojë jeten aty si pensionist së bashku me gruen e vetë,
por vendos edhe ta adaptojë nji fëmijë. Bahet kijameti. I gjuhen në
shpinë motrat. Nuk ke nevojë me adaptue ti fëmijë e ai pastaj me e
hanger pasuninë tande, atë pasuni ti duhet me jua lanë trashegim
motrave dhe fëmijve tanë i thonë ato. Rast tjeter kamë rastin e
axhes së babës tim bacit Fetë. Ky kishte vetem nji fëmi vajzë. Ajo e
martueme në nji lagje të fshatit tonë dhe fëmiun e parë të saj
Hazirin baci Fetë e merr dhe e adapton bilogikisht por jo edhe me
dokumente e formalitete tjera. Neve gjithmonë i kemi thanë Haziri i
Fetës. Ai sod jeton si trashegimtar i prones së gjyshit të vetë dhe ka
krijue familje dhe per neve dajat e ti kjo asht normale dhe asnjiherë
askush nuk ka folë asnji fjalë. Rasti i katert asht rasti i dajes
tim Elez Kuklecit nga Prekalla. Ky njeri i pafatë martohet per të dyten
herë në pleqni të vetë me nji grue ma të re se ai dhe ju lindin dy
vajza. Nga martesa e parë nuk kishte trashegimtar.Ishte kjo në fillim
të viteve 90 të shek. të kaluem. Kishte banesë në Prishtinë në
Lakrishte dhe punonte si shef i sherbimeve galvanizuese në Fabriken e
Amortizatorve. Në fshat kishte pasuni trasheguese nga baba por edhe
vetë kishte ble mbi nji hektar tokë nga nji serb i cili shperngulet per
Serbi. Kusherinjet e ti të afert cmenden nga inati kur ky martohet, por
disi qetsohen kur Elezit nuk i falë Zoti djalë. Na met toka e këti qeni
neve thoshin ata, vajzat e thejnë qafen e martohen dhe toka na jet
neve. Ku guxon dhandrri me ardhë në token e vëllaut tonë , me na
shkerdhye binë dhe me na marr token?! Këso llafesh ndegjoheshin në atë
koder të mallkueme të lagjes së Bajram Hasanve( familje Kukleci e
Isniqit) në Prekallë. Dhe këto kerrcnime u banë realitet. Me 13 korrik
1999 posa vjen nga Prishtina, (pasi ishte këthye nga Stankovci ) dhe
shkon per të pa a i ka shpetue shtepia nga lufta në fshat, Elez Mushak
Kukleci së bashku me bashkshorten Raze Kukleci zhduket pa shenjë dhe
sot e asaj dite nuk dihet per fatin e tyne. Dy vajzat jetime të moshes
13 dhe 9 vjeq u rriten të vetmueme në Prishtinë. Qellimisht ceka
rastet e naltpermenduna per ta elaborue pak me at mundësinë time temen
shumë të qellueme të TV KOHA sot në mengjes. Asht per të ardh keq
kur njeriu ndegjon se si flitet tek populli ynë per tema shumë delikate
dhe të ndishme. Flasin njerzit dhe arsytohen gjithmon me ligjet
kuranore, të sheiratit, të tradites apo të Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Fatkeqësia asht se ata që flasin kurr nuk i kanë lexue as Kuranin as
Kanunin. Ata flasin thanë trup, PALLAVRA. Por me pallavrat e tyne ata
shekuj me radhë kanë diskriminue njerz dhe janë ba shkatarë të qindra e
mijra vrasjeve, ngatrresave dhe tragjedive familjare. Unë nuk po due të
futem tash në elaborimet e asaj se cka thonë Kurani apo Kanuni në
lidhje me temen sepse nuk jamë njohes i saj as kompetent per të folë,
unë desha ta thamë mendimin tim që asht i lidhun me temen dhe i cili më
shqetson mue qe sa kohë tani. Se femna nuk ka drejtë në hise
trasheguese në pasunin e prindve shifet qart se popullit tonë shqiptarë
ju ngulit nga ligjet e Sheiratit dhe Kuranit. Unë mendojë se edhe
Kanuni në mos në qastet kur asht shkrue dhe perpilue së paku ma vonë
asht ndikue me të madhe nga Kurani per temen në fjalë. Dhe as kjo nuk
asht qellimi i këti shkrimi që po bajë. Diskutimi i efendiut nga
Jashanica sot permes telefonit, mue më trishtojë sepse më bindi se
tendencat per trushperlamje të popullates shqiptare dhe investimet per
ta ba shqiptarin, MUSLIMAN - ISLAMIST po korrin suksese. Si ky efendi
jashanicas neper Dardani dhe gjithandej trojeve tona ke me mija. Unë
frigohem se po vazhdojë kështu nuk do vonojë dhe do kemi tema në TV-të
tona edhe per ate se a asht normal me u martue me kusherinat si: vajzen
e axhes, të dajes, tezes, halles etj. etj. Dhe dita kur ato tema do
diskutohen nuk asht shumë larg, dhe kur ajo të vi padyshim do dalin
lugeten si ky Jashanicasi dhe do i arsyetojnë martesat e tilla
incestuoze me ligjet e Kuranit të cilin ata që po flasin kurr nuk e
kanë lexue as nuk e lexojnë. Ata vetem janë autoparlant të misionarve
antishqiptarë që paguhen nga Serbia dhe shtetet tjera sllave. Dhe tash
bajë pyetjen, a nuk asht ora pesë në dymbdhjet që institucionet tona
shtetnore të reagojnë ashper dhe ti sqarojnë gjanat?! A nuk asht koha
që institucionet e shtetit të Dardanisë tu thonë STOP pisllaqeve të
tilla diskriminuese, antinjerzore dhe antihumane me të cilat neve
diskriminojmë dhe me të cilat bahemi vandal të pamëshirshem kunder
nanave tona, kunder motrave tona, kunder vajzave tona dhe kunder grave
tona. Dardania ka ligje, ato ligje duhet të futen në veprim dhe
Dardania duhet ta bajë sa ma shpejt edhe nji ligj. Ta bajë ligjin që
parashef denime drakonike per të gjithë ata që mbrenda teritorit të
Dardanisë dhe kunder qytetarit të Dardanisë perdorin ligjet tjera
cfardo qofshin ato, fetare apo tradicionale e kanunore. Kur thash
fetare mendojë në të gjitha fetë dhe sektet e tyne. Jetojë në
Norvegji, por asnji ligj kishtar këtu nuk asht në fuqi, asnji ligj
arkaik nga koha e vikingve apo e ODINIT këtu nuk asht në fuqi, këtu
janë ligjet e shtetit të cilat ligje kanë bazë KUSHTETUTEN E SHTETIT
dhe me ato ligje funksionon jeta dhe perditshmenia e lumtun per cka
edhe Norvegjia asht shteti ma i sigurt per të jetue në botë. Po të
kishim pas këtu ligje kishtare apo zakonore padyshim se neve
minoritetet nga mbarë bota këtu do e kishim pas jeten të pamundun. Andaj
mendojë se shteti SEKULAR APO LAIK i Dardanisë duhet ti fut në jetë sa
ma parë ligjet e veta kushtetuese dhe me ato ligje tia perkujtojë Naim
Ternaves se në shkollat e Dardanisë nuk mund të ketë landë fetare: Nuk
mund të ketë landë fetare sepse në radhë të parë këte e ndalonë
Kushtetuta e Dardanisë, por në radhë të dytë nuk mund të ketë landë
shkollore fetare sepse Dardania asht shtet i krijuem me ecje shkallë
shkallë dhe nen diktatin e organizmave nderkombëtarë pa ndihmen e të
cilve kurr nuk do bahej shtet. Ata kanë vendos që Dardania ( per mue
padrejtsishtë, por... )të jetë shtet multietnik, dhe nese futet landa
fetare në programet shkollore atëherë duhet të futet kjo edhe per
serbet dhe minoritetet tjera. A nuk asht pikrishtë kjo ajo që Serbia po
perdorë si kartë të fundit në lojë per ta pengue rritjen dhe zhvillimin
e Dardanisë? Po pa dyshim se po. Serbia don ta paraqes popullin e
Dardanisë si popull musliman dhe don ta mbush Dardaninë me xhamija e
kisha serbe dhe kështu do e zhduk kombin shqiptarë. Dhe per fund ti
këthehem temes . Unë mendojë se femna ka hise në trashegiminë barabart
me mashkullin pa marr parasysh rethanat. Trashegimia asht trashegimi
dhe ate njeriu e krijon si të mirë jetese per veti dhe per pasardhësit
e vetë dhe pasardhes të njeriut janë femijet e ti pa dallim gjinie.
Këtu nuk ka ligje as fetare as kanunore që kanë të drejtë. Këtu duhet
të perdoret logjika e drejtësisë dhe ligjet shtetnore moderne e jo ato
të para 1000 apo 2000 viteve. Selim Hasanaj Sarpsborg Norvegji 23.09.2009
 K O M E N T E :
Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN |
|
Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
[...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...
|
|
|