Përsëri sllavët e Ballkanit.
Të pagdhendur e të paemancipuar deri në tepri, kjo specie e ardhur nga uralet, së bashku me dyndjet barbare në këtë gadishull tepër të lashtë, e të ngjizur me histori të pashoqe qëndrese e qytetërimi, rreth 5-6 shekuj pas Jezuit, " çudisin " ende botën me sajesa fantazëm, " enciklopedi ", në dëm e fyerje masive të kombeve të tjerë autoktonë. Duket se u ka ngelur ora në vend. Të pandreqshëm deri në gen, kërkojnë që të ndryshojnë dhe ta retushojnë historinë. Por ajo nuk mund që të ç'bêhet. Dhe aq më tepër të shkruhet sipas oreksit të këtyre shovinistëve të paskrupullt e të një epoke moderne. Kjo është më tepër se sa njê çmenduri kolektive, që e ka dalldisur në përgjithësi kombin sllav, në këtë pjesë të gadishullit ballkanik.
Dhe kjo ndodh, sa herë kjo popullsi ndodhet në udhëkryqe; që do të thotë se, sa herë kombet e tjerë i zbulojne paksa petët e lakrorit të historisë së tyre, pra, nxjerrin e deklamojnë një të vërtetë të pakontenstueshme, qoftë edhe ajo e emrit, Maqedoni , siç po ndodh tashmë në konfliktin me Greqinë, ata rreken që të "hedhin drite" duke kërkuar që t'u mbushen mëndjen të tjerëve, botës së qytetëruar , se na qenkan "autoktonë", dhe se, të tjerët paskan zbritur nga malet. Kuptohet, që sllavët e një shteti që ende nuk ka një emër, janë mbarsur konfliktualisht me greqinë dhe kërkojnë që të "pjellin " tek shqiptarët. Por me sa duket, dobiçi enciklopedi nuk mund që ti shpëtoj , dhe nuk është aspak varka që do ti nxjerrë nga deti. Ajo mund e do të mund të mbytet shumë shpejt, ashtu siç "Ilinden " pak ditë më parë në liqen. Por këtë herë nuk do të jenë më turistët bullgarë viktima por vetë klasa politike e inteligjencia e saj. Siç duket, këta fqinjët tanë ende, nuk kanë njê kapiten të mirë e të zot, që të mund ti nxjerr në breg. Ti shpëtoj, në rradhe të parë nga ideologjizma nacional-shoviniste, t'i zgjoj nga ëndëra që noton në moçalishte të qelbura, të cilat kundërmojne, për ti futur pastaj në një realitet, që Ballkani kërkon të gjejë, atë të familjes së madhe europiane.
Kështu bëjnë edhe sivllezërit e tyre serbe, sa herë u duhet të kërkojnë territore të munguara, në Kosovë, Bosnjë, e Vojvodinën. Ekstremizmi dhe shovinizmi sllav edhe pse bën shumë zhurmë me intrigat e tij të pashembullta e të padenja për një komb që inspiron civilizim, nuk mund aspak, që të ndryshojê kufij e mentalitete historike. Aktualisht Maqedonia ështê në një udhëkryq. Madje në një zgrip total këto kohët e fundit. Kjo për shkak të një shovinizmi të sëmurë nê vetë kupolên e saj. Një klasë politike intelektualësh të këtij vendi fqinj me ne, qê me sa duket, ka uzurpuar gjithçka në drejtimin ekonomik e politik, dhe që e tund vazhdimisht përpara Europës kartën e demokratizimit, të paqes, partneritetit e të qetësisë në Ballkan. Në një farê mënyre, i a kanë arritur që të dalin. ndonëse i pengon tashmë emri për të vërshuar në rrjedhat ushtarake atlantike. Me komunitetin europian i kanë pjekur pipzat. Siguruan menjëherë vizat e shëngenit, të qarkullimit të lirë dhe vendin e kandidatit për BE. Për të mos u "dorêzuar " përpara grekëve që kanë vënë si kusht emrin, kanë rritur në një shkallë superiore shovinizmin, këtë atavizëm te planeve te mesjetes se hershme. Ne kete kuader eshte edhe " eciklopedia".
Por kjo ndodh , ashtu siç thamë edhe më sipêr, sepse vetë kjo popullsi momentalisht është pêrpara njê momenti historik për të, të braktisjes se mentaliteteve e formave mesjetare. U kërkohet kjo gjë, madje me stoicizëm nga komuniteti botëror. Nuk duhet të harojmë, se pikërisht në kohën që lindi konflikti me shqiptarët në fillim të viteve 2000, ishte vetë kjo akademi që hodhi në tavoline çështje e dhënies e të marrjes së teritoreve. Këta çubriloviqë modern e mjerane sllave, edhe pse mbajnë nê xhepa tituj akademikësh, duken jo vetëm anakronik, por edhe që u ka rënë boja faqe të tjereve. Janë si të thuash, tipik kllounë cirku që nuk të bejnë dot për të qeshur, askënd. Kësisoj këto fare studimesh akademike, me sa duket shërbejnë vetëm për një gjë; tê kënaqin egon, e kokat boshe të tyre, te semura...ti bëjnë qejfin vetes...Të paktën, ngushllohet kjo ardhacake as e re por as edhe e vjetër në këto troje.
Po pse ndodh kjo, pikërisht në Maqedoninë e sotme? Arsyeja është një dhe e vetme, shqiptarët që përfaqsohen aty me disa parti, ende sot e kësaj dite, nuk kanë ende nje program identiteti të caktuar kombëtar, madje tê detajuar e shkencor. Partitë shikojnë më shumë që të bëhen palë me pushtetin sllav, për të perfituar të mira materiale, se sa të rrisin e të kujdesen për mirqënien e komunitetit të tyre. Në fakt, është një linjë e vetme në politkën serbe maqedonase, dekonstruksioni i popullatës që ka gjetur në këto troje. Ndërsa në Kosovë serbosllavët investojnë e derdhin para për të trazuar e ndezur konflikte të pa shoqe në politikën shqiptare, si e vetmja mënyrë duke qenë me larg, për shkak të rrethanave të fundit me komunitetin ndërkombëtar, në maqedoni është pak sa më ndryshe, më komodë për sllavet e këtij vendi. Në plan tê pare jane joshjet, dhelet, e pastaj nxitje midis tyre. Nuk ka se si të spjegohet ndryshe fakti qe, pikërisht aty nuk respektohen e zbatohen vendimet e Ohrit, tê cilat me sa duket kanë qenë veçse një hi për komunitetin botëror, duke bërë kinse, edhe pse marëveshje, është dhe mbetet i vetmi dekument rregullator midis dy etnive. Por as edhe klasa politike shqiptare, madje edhe ata që e bënë luftën në këto troje për liri, drejtësi dhe hapsira më të mëdha për komunitetin shqiptar në këtë, shtet nuk është ngritur dot mbi nivelin e tyre. Këta nuk bëjnë gjë tjetër veçse, babzitje për të përfituar e për të mbushur xhepat, sa herë që u jepet mundësia që të bëhen palë me qeveritë shoviniste maqedonase, kur vijnë në pushtet. Harrohet gjithçka, harohen interesat e shqiptarëve.
Pra, sherre boshe e të pafundme ...
Natyrisht, gjithë bota bën opozitën, sepse ajo shihet si një levë që realizon zhvillimin, e i çon popujt e qytetëruar përpara. Por tek ne ndodh ndryshe. Shqiptarët vdesin për tu ngrenë kokat njëri tjetrit. Dhe këtë e bëjnë me një kënaqsi të pashoqe, pasion paranojaku, deri në babzi, pa asnjë kompromis. Madje nuk ngopen.
Po ç'duhet të bëjnë shqiptarët e maqedonisë përballe një ekstremizmi të çmendur sllav?
Të kenë më shumë respekt për veten e tyre në rradhë të parë. Të ulen, e me laps në dorë, të rrishikojnë mes vedit gjithçkah, nga sa është vendosur e premtuar në Ohër disa vite më parë. Të ndërkombtarizojnë të drejtat e tyre të grabitura e të mohuara, deri në shkallën e ndërhyrjes së këtyre të fundit, ndaj politikave diskreminuese e qeveritarëve që bëjnë garipin ballkanik, e kokëfortin. Madje me statusin e tyre të munguar, të ndalin edhe rrugën e këtij shteti shovinist në rrjedhat europiane. Të rrishikojnë mardheniet e grupeve partiake mbrenda komunitetit të tyre, e rëndësishmeështë që të gjejnë gjuhën, e pastaj të hartojnë një strategji të re të të bërit politike, duke mos qenë asnjëherë pjesë e planeve e operacioneve shovene, që hartojnë jo vetëm "çubriloviqët" mitomanë akademikë, por edhe mentalitetit të qeverive maqedonase, që nuk ndryshojnë aspak nga njëra tjetra
Të mos ndryshojnë asgjë në mardhënie me poppullin e thjesht maqedonas, i cili nuk ka pse mbetet peng i një politike të mbrapshtë kalorsiake të shovinistëve të rrinj qeverisës sllav...të cilët mbjellin urejtje dhe racizëm të pashoq në rajon me popujt e tjerë. Tashmë historia i ka vënë bashkë këto kombe
Nje shprehje e urtë e jona, thotë; Po nuk qau fëmija, nuk i jep sisë as nëna që solli në jetë. Kjo edhe në raport për komunitetin ndërkombëtar. Por jo, deri në një servilizëm të pashembullt e ulje kokë kolektive, në emër të stabilitetit ballkanik, për të cilen kemi qejf , madje perkedhelemi kur na etiketojne keshtu, sa qe harrojme edhe vetveten.
Se ka ndodhur, dhe vazhdon që të ndodhë, vërtetë me ne shqiptarët ky fenomen, duke i bërë të tjerët pastaj, për hir të rrespektit e të fqinjësisë që kemi ne për ta, që të na hypin e të na lëshojnë glasën në zverk.
.Mbase ky është edhe "çelësi i humbur" i egzistencës sonë
Le të mos jetë një çështje personaliteti...
Në Ballkan fryjnë erëra shovinizmi...Europa nuk duhet që të mbaj vetëm shënim