WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

MËRGIMTARËT SHQIPTARË NUK JANË LOPARË E TORROKPGJINJË

18 September 2009
Xhevat Rexhaj
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Xhevat Rexhaj

 

Ka shumë vite që në faqetë e internetit, kuptohet faqe shqiptare të administruara nga shqiptarë të dijshëm dhe të vyeshëm që na e bënë të mundshme edhe ne që shkruajmë dhe edhe atyre që komentojnë e debatojnë rreth shkrimeve, të vëhet re një marrëzi çnjerëzore ndaj mërgimtarëve në përgjithësi.`

Duket çartë se disa të sakatuar nga mendja kur kritikojnë ndonjë shkrim apo ndonjë analizë nga mërgimtarët,rreth realitetit në Kosovë apo në trojet shqiptare, menjëhere a kanë mendjen në njerëz të torrokopit e të sharrëz, harrojnë të mjeret se shqiptari në mërgim ka zhvilluar vetvehten dhe familjen, ka krijuar dije dhe ka akumuluar pasuri rreth asaj që quhet demokraci, jo vetëm si fjalë e thjeshtë por konkret si vetëdije e rdhur nga përditshmëria e tij.

 

Mërgimtarët.

 

Një herë e mirë duhet të kuptohet nga bashkëvendasit tanë se mërgimtarë nuk është më fjala- njerëz të pa referenca, punëtor krahu, fuqi fizike, mendje shkurtër dhe çka jo tjetër, jo mërgimtari shqiptarë, mbi 90% është një qytetare luajal i shtetit ku jeton dhe gjithashtu i shtetit nga vjenë. Mërgimtari shqiptarë ishte me dekada përkrahës, dhanës, falës, insitucionalistë i përkryer ndaj Republikës së Kosovës që ishte shpallur me 2 Korrik dhe ishte finalizuar me 7 Shtator me Kushtetutë. Mërgimtari shqiptarë edhe athere mbante familjen në atdhe, ndihmonte të varfërit, dhe kryente obligimet shtetërore. Mërgimtari shqiptarë nuk vidhte( ka pasur dhe ka ende të tillë, disa i keni sot në pushtet në Kosovë), nuk korruptohej dhe nuk jepej por ishte fanatik i Republikës së Kosovës. Mërgimtari shqiptarë dergoi përmes institucioneve të athershme me miliarda valuat vetëm që shqiptari në atdhe mos të përulej para shkaut, mërgimtari mbante gjallë shkollën shqipe, nga e cila dolën të gjithë intelektualët e gjeneratave të sotme që janë në shtet dhe pushtet, të cilët u shkolluan me djersen e mërgimtarit dhe strukturave shtetërore që i kishte formësuar Presidenti i Madh i Republikës , Dr. Ibrahim Rugova, e të cilin mu këta intelektual të sotëm që u shkolluan nga djersa mërgimtare dhe vizioni i Rugovës e shanin dhe e shajnë ende Rugovën, kuptohet me këtë shajnë dhe përqmojnë mërgimtarët në përgjithësi. Ishin pra mërgimtarët apo thënë shkurt e shqip hambari i valuatve që mbajti gjallë Kosovën me dekada e sidomos edhe pas luftes ku u derdhen miliarda valuta në rindertimin e Kosovës, kush nuk i pranon këto, Zoti e vraftë për së kthjellti siç thotë populli.

 

Po tani ku janë mërgimtarët, janë më të fortë dhe më të dashur për atdheun se shumë rezidentë që mendojnë keq për mërgimtarët. Mërgimtarët që erdhën vitet e 90 ta e ndërruan konceptin dhe strukturën e të qenit mërgimtarë, shumë intelektual të natyrave të ndryshme u bënë shembull për familjet mërgimtare se si duhet të mbijetohet dhe të integrohet në një shoqëri demokratike ku mundësit janë të jashtëzakonshme për fëmijën dhe familjen në përgjithësi. Mërgimtarët filluan të kujdesen për veten e vetë dhe më shumë për fëmijën e tyre, shkollimi, studimi dhe punësimi, jo më me torrokop por me laps siq thotë populli, sot me mijra shqiptarë punojnë në Institucione të ndryshme shtetërore anë e këndë Europës e Amerikës, me mijra të reja e të rinjë janë në studime, dalin kuadra të kërkuara dhe janë pjesë përberëse e shoqërive demokratike shtetërore nepër shtetet ku jetojnë. Mërgimtarët janë biznismern të mëdhenjë, me angazhim dije e me punë, jo me hajni, jo me malverëzime jo me korrupcion, sikur te ne në Kosovë që pa asnjë temel u lindën profiterë të ndryshëm që sot kontrollojnë tregun shqiptarë me alleshverishe.

Nga gjitha këto del në pah se mërgimtari shqiptarë së pari po e realizon të jetuarit mirë në vendin ku qëndron dhe së dyti po investon edhe në atdhe që atje kur të shkoi për pushime të jetoi mirë si i ka hije një të vyeri që punon 11 muaj për tu kënaqur me familje një muaj në atdhe.

Nga këtu rrjedh edhe pyetja ku po merret ajo e drejtë që në shumë debate dhe komente thuhet” çka po doni me na mësu ju të gurbetit kur shumica rrini tanë ditë dhe fitoni duke vjedhur e...”. Ky mentalitet që duket se është edhe nga xhelozia e natyrave të ndryshme të bënë të mendoshë se ku po jetojnë disa të tillë, në Evropë a në Afrikë, kur dihet se thuaj çdo kosovar ka dikend në botën e jashtme dhe e dinë përafërsishtë se në perëndim tani më ka shumë me mijra intelektual të ndryshëm të lamive të ndryshme, njerëz që janë në rrjedha me kohën dhe me realitetin e sotëm, andaj edhe kritikojnë shpesh institucionet dhe dukurit negative që po shtohen dita ditës në shtetin tonë. Ka gjasa që mërgimtarët më shumë preokupohen me përditshmërin në Kosovë se sa ata që jetojnë aty, kjo nga arsyeja se mërgimtari shumë mirë e dinë çka do të thotë demokraci dhe liri e të shprehurit, pra në demokraci të vërtet dukuritë shemtuese dhe degraduese kritikohen dhe ipene edhe sygjerime se si të tejkalohen ato, pra mërgimtari ka përvoi ka dije dhe ka vullnet ta shoh atdheun e tij më mirë se si është tani.

Rezidentët kosovar nuk duhet të frikohen nga mërgimtarët sepse ashtu e kështu i ka përjashtuar shteti dhe pushteti nga përditshmëria dhe nga angazhimi për të qenë pjesë përberëse e ecjesë përpara, mundësit e biznesit, mundësit e njerëzve profesionistë të lamive të ndryshme dhe mundësit e të qenit pjesë e përbashkët në projekte të ndryshme janë të pamundura për mërgimtarët ngase pushteti frikohet nga konkurenca e shëndoshë dhe e pa shantazhuar që do ishte e mirëseardhur për të ardhmën.

Prandaj komentuesit dhe debatuesit e ndryshëm ndaj shkrimeve, analizave, reportazheve të ndryshme e të tjera duhet të kthjellohen dhe të mendojnë pak më esull , se mërgimtari shqiptarë është sot një pasuri kombëtare me të gjitha referencat e ndryshme në lëmi të ndryshme, dhe thjeshtë kanë një kapacitet dhe një profesionalitet të arritur në shtete dhe shoqërit më të përparuar të botës, izraelitet do i kishin lakmi dhe do i ofronin si kontribues dhe bashkëudhëzues për ecje përpara.

Mërgimtarët nuk janë kacijash dhe loparë, edhe kur ishin disa ishin të ndershëm, e shumë në Kosovë kanë jetuar si parazitë dhe  kanë ngrenë bukë mirë,dhe kanë jetuar në kurrizin e tyre e sot fatkeqësishtë edhe më i afërmi po ia harron ndërtimin e shtëpisë dhe blerjen e mercedesit të afërmit, vëllaut, motrës e më tutje.

Fundi jemi shqiptarë të gjithë dhe dashtë zoti dhe mendja e njeriut shqiptarë që të doj shtetin dhe ta mendoi Evropën dhe Euroamerikanizmin me punë dhe angazhim e jo me llafe e fraza të kota, në perëndim punohet shumë e mbetet pak, por jetohet nga djersa dhe mundi e në Kosovë ende pik dardha nënë moll, deri kur...

 

Xhevat Rexhaj

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Reportazh

Shqipëria

Reportazh

Shqipëria



Hallemadhja Shqipëri: Gjakmarrja, Kanuni dhe Opinione 14.09.09 - Hallemadhja Shqipëri: Gjakmarrja, Kanuni dhe Opinione

Në vazhdim të Javës kundër gjakmarrjes, organizuar nga Tribuna Shqiptare

LONDRA DHE SHQIPTARËT 14.09.09 - LONDRA DHE SHQIPTARËT

Reportazh nga Londra, Sami Islami

JA CILA ËSHTË PARTIA BUDALLAQE E  ....  SOCIALISTËVE EDVINIANË 14.09.09 - JA CILA ËSHTË PARTIA BUDALLAQE E .... SOCIALISTËVE EDVINIANË

Opinion nga JAKUP.B. GJOÇA

Union Europjan - Ku eshte Uniteti? 13.09.09 - Union Europjan - Ku eshte Uniteti?

Opinion nga Avni Dervishi, botuar në shtypin suedez

KRIJIMTARIA   ËSHTË   PËRJETËSI 13.09.09 - KRIJIMTARIA ËSHTË PËRJETËSI

intervistë me publicisten dhe poeten ARJANA LOÇE, nga Arsim Halili

Homo - Sapiensi dhe Homoseksualizmi 13.09.09 - Homo - Sapiensi dhe Homoseksualizmi

Opinion nga Naser Aliu


Sep 2009
SunMonTueWedThuFriSat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
AZEM HAJDARI, Hero i...

Portret i Heroit të demokracisë, Azem Hajdari, nga Ramiz Lushaj

TURIZMI SHQIPTAR, NJE ILUZION TEJMASE I USHQYER TURIZMI SHQIPTAR, NJE...

Opinion nga Adri Nurellari

 
Dëshmi të ferrit komunist Dëshmi të ferrit...

Rreth figurës së intelektualit shkodran prog. Guljelme Deda...

MË MIRË ME VDEKË KETU SE TE KTHEHEM NGA KAM ARDHUR MË MIRË ME VDEKË KETU...

Kronik nga Suedia, nga Sokol Demaku

AMERIKËN NUK DO TA MBANTE TOKA PO TË MOS PËRGJIGJEJ DENJËSISHT KUR U SULMUAN QIEJT  E SAJ AMERIKËN NUK DO TA...

Opinion nga Ramiz Lushaj, me rastin e 8-vjetorit të sulmeve...

A duhet t’ia shesim shpirtin Evropës? A duhet t’ia shesim...

Reagim ndaj shkrimit “Europa si shpirt dhe rragatjet tona” ...

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com