WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

QEVERIA E KARAMANLIS- NJOLLA E ZEZË E POLITIKËS TË EMIGRACIONIT

09 September 2009
Jakup Gjoça
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Jakup Gjoça

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, më 4 tetot 2009 , ngjallin edhe një interesim të jashtëzakonshëm edhe për emigrantët e ligjshëm e të paligjshëm në Greqi. Dhe emigrantët në Greqi janë të interesuar drejtpërdrejtë për fatin e ardhshëm politik në Greqi, pasi cila qeveri të të dalë nga këto zgjedhje të parakohshmë, do të përcaktojë edhe të ardhmen e emigrantëve në Greqi. Qeveria e parë e Karamanlis, mori shumë zotime politike dhe premtoi që do të përcaktonte një politikë të re të Emigracionit në Greqi. Karamanlis ia besoi politikën e Emigracionit Prokopis Pavlopullos dhe hapi i parë ishte votimi i ligjit të emigracionit  në 2004. Mirëpo, qysh në fillim u kristalizuan tendencat politike të qeverisë të Karamanlsi për politikën e Emigracionit. Qeveria greke shpërfilli tërësisht debatin dhe bashkëpunimin e të të gjithë palëve të interesuara për Emigracionin , gjatë diskutimit të projektligjit të ri të Emigracionit. Edhe votimi i atij ligji të Emigracionit të qeverisë të Karamanlis, në seancat verore të punimeve të parlamentit grek ( ligji u miratua në gusht të 2004-s kur, të gjithë deputetët ishin në plazh) nga shumëkush juristë u cilësua si antikushtetues. Kushtet e rrepta të pranimit të ligjësimit , më 2004, bënë që shumë emigrantë që ishin të pranishëm në Greqi e që punonin , të mos kishin mundësi të ligjësoheshin dhe vazhduan të jetojnë të paligjshëm, e të punojnë në tregun e zi të punës. Pikërisht, edhe për gjithë ata emigrantë që ishin të ligjshëm që nga viti 1998 si edhe për ata emigrantë që iu dha mundësia të ligjësoheshin për herë të parë në vitin 2004, filloi peripecia e pafundshme , e lodhshme dhe tejet e vështirë e ri-ri-ri-riligjësimit të përvitshëm. Sot, në 2009, pas pesë vjetëve të qeverisjes të Karamanlis, emigrantët janë më të pasigurtë se kurrë ndonjëherë.

Politika e Emigracionit e Karamanlis  është tërësisht një politikë e përjashtimit të emigrantëve nga integrimi i tyre në shoqërinë greke. Emigrantëve të ligjshëm, edhe pse u jepen të drejta shoqërore, të drejta pune dhe të drejta ekonomike nga ligjet greke, qeveria greke me anënn e disa urdhëresave qeveritare të përjavshme , me gjithfarë arësyesh të palogjikshme e të jashtëligjshme, u mohon emigrantëve të përfitojnë të drejtat shoqërore, të drejtat e punës, dhe të drejtat ekonomike . Së pari, sipas ligjit grek të Emigracionit të vitit 2004 emigrantët që plotësojnë 10 vjet qëndrimi dhe pune të vazhdueshme në Greqi, kanë të drejtë që të përfitojnë shtetësinë greke.Kjo edhe në kuadrin e të drejtës të fitimit të qytetarit të BE. Mirëpo, askush nga emigrantët e ligjshëm në Greqi, nuk mund ta përfitojë këtë të drejtë kushtetuese greke. Qeveria greke, duke shkelur të gjitha ligjet kushtetuese greke dhe të drejtat ndërkombëtare , u mohon me verbësi të drejtën e emigrantëve që jetojnë e punojnë të ligjshëm në Greqi për më shumë se 10 vjet , që të përfitojnë shtetësinë greke. Doni një shembull? Emigrantët që plotësojnë 10 vjet pune e qëndrimi të rregullt në Greqi, me anën e urdhëresave qeveritare u jepet leja e qëndrimit afatgjatë ddhe jo shtetësia. Fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi, që kanë mbushur edhe 18 vjeç, përsëri u mohohet dhënia e shtetësisë greke. Familjet e emigrantëve, edhe pse janë të ligjshëm , u kushtëzohet rinovimi i leje qëndrimit vjetor  nga të ardhurat vjetore, që herë pas herë , edhe këto kushtëzime ndryshojnë nga java në javë me urdhëresa qeveritare. Aktualisht, mijëra anëtarë të familjeve të emigrantëve –sipas urdhëresave javore qeveritare- çligjësohen, pasi në vitin paraardhës familja nuk kishte shumën e të ardhurave vjetore. Dhe qëllimisht qeveria greke përcakton një shumë të të ardhurave vjetore për emigrantët që është mbi mundësitë dhe mbi të ardhurat mesatare .Kështu, që një familje emigrantësh të rinovojë lejen e qëndrimit vjetor duhet të ketë të ardhura vjetore mbi 11.500 evro.Kur, ndërkohë rroga mesatare e ligjshme në Greqi është deri në 800 evro mujore. Emigrantëve në Greqi u mohohet ligjërisht iniciativa në tregun e lirë, pasi u kushtëzohet veprimtaria ekonomike me shuma të mëdha garancie bankare që i kalojnë të 60.000 evro. Emigrantët e diplomuar në universitetet greke- edhe pse kanë lindë në Greqi, dhe janë arësimuar në të gjitha hallkat e arësimimit grek- u mohohet ligjërisht që të punësohen në administratën greke, pasi nuk janë...shtetas grekë. Emigrantëve të ligjshëm , u ndalohet me ligj lëvizja e lirë e punës. Formalizmi i politikës të Emigracionit grek duket ashiqare edhe te një fakt tjetër domethënës. Qeveria greke ka krijuar një IMEPO, institutin e studimeve të politikës të Emigracionit në Greqi, dhe puna e deritanishme është që të puurpunojë vetëm shifra, e asgjë më shumë. Ky institut IMEPO, është shtojcë organike e ministrisë të brendshme greke, nuk është institut i pavarur, dhe kurrsesi nuk mund të afrojë politikë të Emigracionit që është jashtë politikave partiake qeveritare.Madje, ky institut financohet nga shuma e 150 evrove që paguan sejcili emigrant për rinovimin e përvitshëm të leje qëndrimit. Kështu, që shuma që paguajnë emigrantët për çdo vit për rinovimin e leje qëndrimit të tyre, nuk kontribon në integrimin e tyre në shoqërinë greke, por, përkundrazi, financohen shtojcat organike të ministrisë të brendshme greke. PASOK-u, partia e deritanishme opozitare, ka parashtruar një politikë kryekëput të kundërt me politikën e deritanishme të Emigracionit që ndoqi qeveria e Karamanlis në këto 5 vjetët e qeverisjes. Jorgos Papandreus, si kryetari i PASOK-ut, qysh në vitin 2004, në riorganizimin e PASOK-ut i pranoi emigrantët në Greqi anëtarë të barabartë në PASOK. PASOK-u në programin e politikës të Emigracionit –deri tani- ka dhënien e shtetësisë greke për fëmijët e lindur në Greqi, dhënien e shtetësisë greke për emigrantët që plotësojnë 10 vjet qëndrimi dhe pune të ligjshme në Greqi, si edhe shumë premtime të tjera. Të gjitha sontazhet politike dëshmojnë që PASOK-u ka një preferencë të madhe të zgjedhësve grekë.Mirëpo, me treguesit e deritanishëm, prapëseprapë, PASOK-u nuk mund të ketë shumicën e deputetëve që të krijojë një qeveri monopartiake. Një gjë është e sigurtë.Që çfarëdo qeveri që do të zgjidhet pas 4 tetorit 2009, nuk do të jetë qeveria e Karamanlis. Çfarëdo qeveri tjetër, qoftë njëpolitike e PASOK-ut, qoftë edhe e aleatuar me SIRIZA, politika e Emigracionit do të ndryshojë dhe do të përmirësohet. Shkalla e përmirësimit është ajo që kërkohet, që shpresohet nga qindmijëra emigrantë në Greqi.

Nuk kërkohet një politikë e Emigracionit që do të përmirësojë thjesht një lehtësim burokratik në proçedurën e dorëzimit të dokumentacionit.Këtë lehtësim proçedure qeveria e Karamanlis e paraqiti, e propogandoi si politikë të re. Emigracioni mbi 20 vjeçar në Greqi ka të domosdoshme integrimin e plotë të emigrantëve në shoqërinë greke. Kjo domosdoshmëri është  jetike edhe për vetë shoqërinë greke.Nuk mund të ketë emacipim shoqëror, me diskriminim shoqëror të emigrantëve. Siqo të që jetë, praktika e deritanishme politike në Greqi ka dëshmuar që partitë politike zotohen, premtojnë shumë për një politikë të Emigracionit , dhe sa marrin pushtetin, premtimet mbeten në letër. Edhe me programet politike të PASOK-ut për Emigracionit, duhet të presim se sa mundet PASOK-u si qeveri e ardhshme do të realizojë çfarë u ka premtuar deri tani emigrantëve, që i ka edhe anëtarë të partisë. Interesat e ngushta politike, të fitimit qoftë edhe të një vote, mosguximi i trembja e kostos politike e ka detyruar edhe PASOK-un në qeverisjen e saj të para 2004-s ( qeveritë e K.Simitis) të braktisin zotimet e premtimet për integrimin e plotë të emigrantëve në shoqërinë greke.

 

JAKUP.B. GJOÇA

 

jakupgjoca@hotmail.com


 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



PARRULLA:”VDEKJE FASHISTËVE..." 14.02.10 - PARRULLA:”VDEKJE FASHISTËVE..."

Fakte dhe dokumente nga persekucioni,fushat e përqendrimit dhe burgjet shqiptare ne vitet ‘50, nga Gëzim Llojdia

ÇFAR USHQIMI SHPIRTËROR MARRIM? 14.02.10 - ÇFAR USHQIMI SHPIRTËROR MARRIM?

Opinion nga Danel Cana

PORTET    POETIK 14.02.10 - PORTET POETIK

Cikël poetik nga Pilo Zyba

Forumi Pan-Shqiptar i nevojshëm për shpejtimin e  Integrimit dhe Çështjen shqiptare 14.02.10 - Forumi Pan-Shqiptar i nevojshëm për shpejtimin e Integrimit dhe Çështjen shqiptare

Analizë nga Pirro Prifti

Dashuria shqiptare e Gerd Mylerit 14.02.10 - Dashuria shqiptare e Gerd Mylerit

Me rastin e ditës së të dashuruarve, nga Aleko Likaj

PËRSE  TË  NDODHTE  KËSHTU? 14.02.10 - PËRSE TË NDODHTE KËSHTU?

Skicë nga Reshat Kripa


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
DASHURIA DASHURIA

Poezi nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

NDERGJEGJEJA KOMBETARE NE GJUM NDERGJEGJEJA KOMBETARE...

Opinion nga Frank Shkreli

 
O KANADA, TE PERSHENDES ! O KANADA, TE PERSHENDES...

Poezi kushtuar Kanadasë, vendit që u ka hapur derën mijëra...

DUA....... DUA.......

Poezi nga Jakup Gjoça

“GURI ME QIELL” “GURI ME QIELL”

Përshkrim i një guri interesant, nga Gëzim Llojdia

Perceptimet poetike të Ali Podrimjes Perceptimet poetike të...

Përkitazi me librin me poezi, Pikë e zezë në blu, Onufri,...

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com